GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Vendi digjet, Veliaj krihet/ Kryebashkiaku blen 20 mln lekë suvenire për zyrën e tij në kohë krize

në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 3 min
A A
Vendi digjet, Veliaj krihet/ Kryebashkiaku blen 20 mln lekë suvenire për zyrën e tij në kohë krize
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ndërkohë që vendi po zhytet çdo ditë e më shumë në krizë, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj  shpenzoi miliona lekë për të zbukuruar zyrën e tij. Pak ditë më parë EUROSTAT tregoi se si  Shqipëria renditet në vendet e fundit në Europë për të ardhurat për frymë. Fill pas saj, INSTAT publikoi një raport ku tregohej se 52% e shqiptarëve marrin rrogë sa paga minimale dhe një përqindje e lartë regjistrohej në kryeqytet. Por, kjo nuk ka ndonjë rëndësi për bashkinë më të madhe në vend, pasi të ardhurat për qytetarët e kryeqytetit nuk janë shqetësim për kryebashkiaktët. Veliaj, në vend që të merret me këtë situatë, të zbusë sadopak varfërinë e qytetarëve në kohë krizë, ose edhe të kursejë, vazhdon të bëjë shpenzime pa kriter për shërbime dhe mallra të panevojshme. Këtë herë kryebashkiaku që ka thyer rekord për numrin e tenderëve me shkelje, ka hapur një tender me objekt “Blerje Suvenire”, i shpallur me 22 qershor dhe ka lanë afat për oferta deri në 7 korrik.

Të dhënat e tenderit tregojnë se fondi limit i lënë në dispozicion për këtë tender është 2,082,400.00 lekë të reja, ose 20 milionë lekë të vjetra. Vetëm shpallja e këtij tenderi në kushtet që ndodhet ekonomia shqiptare duhej të ishte marrë nën hetim, ose minimalja Agjencia e Prokurimeve Publike duhej të kërkonte pezullimin e tij. Por, asnjë masë nuk është marrë  deri më tani dhe shumë shpejt 20 milionë lekë do të përfundojnë në xhepat e një nga oligarkëve të tenderëve. Sakaq, kujtojmë se një javë më parë kryeministri Edi Rama iu tërhoqi vëmendje kryebashkiakëve që të kenë kujdes me menaxhimin e fondeve dhe të mos i shpenzojnë ato pa kriter, por të investojnë në zëra që sjellin më shumë të ardhura. Por, Veliaj duket se i del nga fjalë edhe vetë shefit kur vjen fjala për të arreduar zyrën e tij.

Çdo vit ndërrohen suveniret

Nga dokumentet e publikuara në Agjencinë e Prokurimeve Publike evidentohet se blerjen e suvenireve të vjetra Veliaj e paska zakon të përvitshëm dhe në çdo rast shpenzon miliona lekë për to. Vitin që shkoi ai ka mbyllur një tender me vlerë 10 milionë lekë për blerje suveniresh për zyrën e tij dhe ai tender është zhvilluar në shkelje të ligjit. Open Data e ka renditur atë si tender me flamur të kuq, pasi në garë ka marrë pjesë vetëm një kompani; “P I R R O” Sh.p.k . Kjo kompani ka fituar tenderin për blerje suveniresh te Bashkia Tiranë që nga viti 2013 dhe në të shumtën e rasteve pa garë, çka do të  thotë se ky projekt i është lënë tashmë plotësisht në duar asaj.

Në çdo vit “P I R R O” Sh.p.k zhvat miliona lekë nga taksapaguesit shqiptar për t’i shitur suvenire, ndërsa në asnjë moment nuk janë marrë masa  për rregullat që janë shkelur me këto tendera. Kështu Veliaj dhe kompania “P I R R O” Sh.p.k e kanë pasur rrugën e lirë që të vazhdojnë këtë aferë korruptive, duke e bërë tashmë rutinë të çdo viti. Të gjithë këto të dhëna të lënë që të kuptohet se edhe tenderi i fundit që është akoma në proces në fund do t’i jepet kompanisë “P I R R O” Sh.p.k. Kështu zyra e “Lali Erit” zbukurohet, “P I R R O” Sh.p.k pasurohet dhe qytetarët varfërohen.

 

Etiketa: Erion Veliajkryesore2suveniretender

Lajme të lidhura

Vëllai i ish-deputetit merr 196 MLN për “Hotelin” e policëve, të pastrehët i fusin në kontenierë
Breaking Views

Vëllai i ish-deputetit merr 196 MLN për “Hotelin” e policëve, të pastrehët i fusin në kontenierë

20:36 - 11/11/26
Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel
Breaking Views

Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

21:40 - 10/11/26
Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?
Aktualitet

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?

16:30 - 09/11/26
Para
Kërcënuan vlonjaten në rrjetet sociale, çifti përfundon në polici

Kërcënuan vlonjaten në rrjetet sociale, çifti përfundon në polici

Discussion about this post

TË FUNDIT

Qëlloi me armë dy persona në Londër, 15 vite burg për shqiptarin /EMRI
Aktualitet

Qëlloi me armë dy persona në Londër, 15 vite burg për shqiptarin /EMRI

15:51 - 13/11/26

Shqiptari Mateos Jubani është dënuar me 15 vite burg në Britani, pasi u shpall fajtor për përfshirjen në dy sulme...

Lexo më shumë
Vendimtare për kreun e grupit, Bjellorusi-Shqipëri gjykohet nga kroati Igor Pajac

Vendimtare për kreun e grupit, Bjellorusi-Shqipëri gjykohet nga kroati Igor Pajac

15:27 - 13/11/26
Nations League/ Kombëtarja rikthehet në stërvitje, nis përgatitjet për sfidën e fundit ndaj Bjellorusisë

Nations League/ Kombëtarja rikthehet në stërvitje, nis përgatitjet për sfidën e fundit ndaj Bjellorusisë

15:06 - 13/11/26
Skandali miliardësh i Nvidia-s, çfarë po ndodh me gjigantin e AI dhe a preket Shqipëria?

Skandali miliardësh i Nvidia-s, çfarë po ndodh me gjigantin e AI dhe a preket Shqipëria?

14:52 - 13/11/26
Reforma Zgjedhore, Berisha: Gjiknuri si gangster kërkon të krijojë skenarin e ‘Territoriales’, tenton të diktojë axhendën në mënyrë të njëanshme

Reforma Zgjedhore, Berisha: Gjiknuri si gangster kërkon të krijojë skenarin e ‘Territoriales’, tenton të diktojë axhendën në mënyrë të njëanshme

14:37 - 13/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com