GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vendi nën pushtetin e flakëve/ Ministria e Mbrojtjes: Rreziku vazhdon të jetë i lartë në disa zona

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Flakët “pushtojnë” Shqipërinë, ministria e Mbrojtjes njofton për 22 vatra zjarri në 24 orët e fundit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministria e Mbrojtjes ka raportuar gjendjen e zjarreve në vend për 24 orët e fundit. Përmes një deklarate për mediat ministria shprehte se situata më problematikë janë në Shkodër, Durrës, Krujë. Ndërsa zjarri në Elbasan është shuar tërësisht edhe pse ka shkaktuar dëme të mëdha në kodrën e ullishtave.  Konkretisht, vetëm gjatë 24 orëve të fundit, në vend janë regjistruar 26 vatra zjarri.

Sipas të  dhënave të ministrisë,  aktualisht janë aktive vatrat në:

  1. Në fshatin Gjysulkanë, bashkia Tiranë, ka rënë një zjarr masiv në zonën pyjore të këtij fshati i cili rrezikoi edhe banesat. Janë angazhuar në shuarjen e vatrave forcat e Bashkisë Tiranë të mbështetura nga Forcat e Armatosura dhe banorë të zonës.
  2. Vazhdon të jetë aktiv zjarri në vendin e quajtur “Bjeshka e Bregut”, fshati Ura e Shtrenjtë dhe fshati Vilëz, njësia administrative Postribë, bashkia Shkodër, janë angazhuar për shuarjen e kësaj forcat zjarrfikëse, 60 efektive te Forcat e Armatosura dhe banorë të zonës.
  3. Në vendin e quajtur Mali i Tolës në fshatin Lam i Madh, bashkia Mat, vijon puna për izolimin dhe shuarjen e zjarrit. Janë angazhuar forcat në nivel vendor, punonjës të shërbimit pyjor 30 efektive nga FA
  4. Bashkia Durrës, në fshatin Shetaj, ka vazhduar puna në terren për izolimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit. Operacioni vijon
  5. Në fshatin Zezë, bashkia Krujë, është punuar për izolimin dhe shuarjen e zjarrit të rënë mbrëmjen e djeshme në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra ku janë rrezikuar dhe banesa. Janë aktivizuar forcat zjarrfikëse të bashkisë Krujë, Kamëz, Tiranë dhe Vorë të mbështetur me 2 zjarrfikëse të FA. Operacioni vijon
  6. Në fshatin Mal Bardhë, bashkia Kurbin, për vënien nën kontroll dhe shuarjen e zjarri janë aktivizuar forcat zjarrfikëse, forca nga pushteti vendor, 50 efektivë të FA të mbështetura dhe nga helikopteri i FA. Operacioni ka filluar në orët e para të mëngjesit.
  7. Në fshatin Shpërdhezë, bashkia Mirditë, në harkun kohor prej një ore janë aktivizuar mbi 10 vatra zjarri duke filluar nga fshati Shpërdhezë dhe në drejtim të fshatit Bukmirë. Zjarri ka përfshirë sipërfaqe me vreshta dhe pyll lisi. Janë aktivizuar forcat zjarrfikëse të bashkisë Mirditë, bashkia Lezhë dhe 4 zjarrfikëse të FA, forcat të pushtetit vendor të mbështetur nga ajri me helikopterin e FA. U arrit të mbrohet fshati Shpërrdhezë. Zjarri konsiderohet i qëllimshëm, banorët kanë bërë denoncim pranë Komisariatit të Policisë të bashkisë Mirditë. Operacioni vijon
  8. Në fshatin Kusarth, bashkia Elbasan, ka rënë zjarr në një sipërfaqe kodre me ullishte. Janë aktivizuar për vënien nën kontroll të zjarrit forcat zjarrfikëse të bashkisë Elbasan, Peqin, Cërrik, Belsh, forca nga pushteti vendor dhe vullnetarë. Operacioni vijon me mbështetjen e 30 efektiveve të FA për shuarjen përfundimtare.

 

 

 

 

Etiketa: DurrësKrujeKryesore1ministria e mbrotjesrrrezikShkodërzjarret

Lajme të lidhura

Lëvizte me pushkë dhe 140 fishekë pa leje, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë
Aktualitet

Lëvizte me pushkë dhe 140 fishekë pa leje, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë

10:42 - 15/11/26
Dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale, Policia gjen në Kurbin dhe Krujë 3 automjete të vjedhura
Aktualitet

Dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale, Policia gjen në Kurbin dhe Krujë 3 automjete të vjedhura

09:59 - 15/11/26
Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin
Aktualitet

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

09:38 - 15/11/26
Para
Tentuan të kalonin kufirin me 15 mijë euro të padeklaruara, arrestohen dy të rinjtë në Muriqan

Tentuan të kalonin kufirin me 15 mijë euro të padeklaruara, arrestohen dy të rinjtë në Muriqan

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lëvizte me pushkë dhe 140 fishekë pa leje, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë
Aktualitet

Lëvizte me pushkë dhe 140 fishekë pa leje, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë

10:42 - 15/11/26

Një 17-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi u kap duke lëvizur i armatosur në rrugën e fshatit Allgjatë....

Lexo më shumë
Sot sfida me Bjellorusinë në Budapest, kuqezinjtë luajnë për dy rezultate

Sot sfida me Bjellorusinë në Budapest, kuqezinjtë luajnë për dy rezultate

10:17 - 15/11/26
Dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale, Policia gjen në Kurbin dhe Krujë 3 automjete të vjedhura

Dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale, Policia gjen në Kurbin dhe Krujë 3 automjete të vjedhura

09:59 - 15/11/26
Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

09:38 - 15/11/26
Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministria greke nuk ia pranon

Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministria greke nuk ia pranon

09:20 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com