GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Vendim i papritur, Eden Hazard vendos të varë këpucët në gozhdë

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Vendim i papritur, Eden Hazard vendos të varë këpucët në gozhdë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Eden Hazard ka njoftuar se i ka dhënë fund karrierës së tij si futbollist, duke konfirmuar ‘pensionimin’ në një moshë relativisht të re.

Lojtari i përfaqësueses belge ra dakord të ndërpresë kontratën e tij me Real Madridin gjatë verës pas transferimit të tij tek Chelsea.

Ai dështoi në Spanjë,  pas një seri lëndimesh.

Hazard u përfol për një rikthim në Premier League, me Crystal Palace.

Por, ai ka vendosur të largohet nga sporti pasi u shfaq në profilin e tij privat në Instagram për të njoftuar pensionimin e tij, në moshën 32-vjeçare.

“Duhet të dëgjoni veten dhe të thoni ndaloni në kohën e duhur”, ka shkruar fillimisht Hazard në Instagram.

“Pas 16 vitesh dhe më shumë se 700 ndeshjeve të luajtura, kam vendosur t’i jap fund karrierës si futbollist profesionist.

Kam arritur të realizoj ëndrrën time, kam luajtur dhe jam argëtuar në shumë fusha në mbarë botën”.

Gjatë karrierës sime kam qenë me fat që kam takuar menaxherë, trajnerë dhe shokë të mirë të skuadrës – faleminderit të gjithëve për këto kohë të mrekullueshme, do të më mungoni të gjithë.

Unë gjithashtu dua të falënderoj klubet për të cilat kam luajtur: LOSC, Chelsea dhe Real Madrid; dhe falënderoj RBFA për përzgjedhjen time në Kombëtaren Belge.

Një falënderim i veçantë për familjen time, miqtë e mi, këshilltarët e mi dhe njerëzit që më kanë qenë pranë në kohë të mira dhe të këqija”.

Më në fund, një falënderim i madh për ju, fansat e mi, që më keni ndjekur për gjithë këto vite dhe për inkurajimin tuaj kudo ku kam luajtur.

Tani është koha për të shijuar të dashurit e mi dhe për të pasur përvoja të reja. Shihemi së shpejti jashtë fushës miqtë e mi”, mbyll shkrimin e tij ylli belg.

Magjiku belg gjatë karrierës së tij zhvilloi 749 ndeshje, duke shënuar 200 gola, 193 asistime dhe fitoi 15 trofe.

Hazard shkëlqeu gjatë periudhës së tij në Stamford Bridge, duke fituar dy tituj të  Premier League, ndërsa fitoi edhe dy Liga të Evropës, Kupën FA dhe Kupën e Ligës.

Belgu fitoi dy tituj të La Ligës, Kupën e Mbretit dhe Ligën e Kampionëve gjatë qëndrimit të tij në Real Madrid.

 

 

Etiketa: hazardkepuce

Lajme të lidhura

FIFA nis hetimin për pankartën politike të Argjentinës pas ndeshjes me Anglinë
Sport

FIFA nis hetimin për pankartën politike të Argjentinës pas ndeshjes me Anglinë

14:49 - 17/07/26
Guardiola zbulon sekretin e Spanjës për të mundur Argjentinën
Sport

Guardiola zbulon sekretin e Spanjës për të mundur Argjentinën

13:50 - 17/07/26
FIFA cakton “gjeneralin” slloven për finalen, kush është arbitri që do të vërë drejtësi në Spanjë-Argjentinë
Sport

FIFA cakton “gjeneralin” slloven për finalen, kush është arbitri që do të vërë drejtësi në Spanjë-Argjentinë

10:00 - 17/07/26
Para
GJKKO rrëzon ankimimin e Lefter Allës, dosja kalon për gjykim

GJKKO rrëzon ankimimin e Lefter Allës, dosja kalon për gjykim

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pakistani rishqyrton rolin e ndërmjetësit ndërsa konflikti SHBA-Iran zgjerohet
Botë

Pakistani rishqyrton rolin e ndërmjetësit ndërsa konflikti SHBA-Iran zgjerohet

15:07 - 17/07/26

Pakistani po e rivlerëson në mënyrë aktive rolin e tij si ndërmjetës midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, pasi konflikti...

Lexo më shumë
FIFA nis hetimin për pankartën politike të Argjentinës pas ndeshjes me Anglinë

FIFA nis hetimin për pankartën politike të Argjentinës pas ndeshjes me Anglinë

14:49 - 17/07/26
Karkalecat “pushtojnë” fushat e Kolonjës, fermerët ankohen për dëme të konsiderueshme në bujqësi

Karkalecat “pushtojnë” fushat e Kolonjës, fermerët ankohen për dëme të konsiderueshme në bujqësi

14:26 - 17/07/26
Banda shqiptare fitoi mbi 7 mln euro me plantacione droge, Prokuroria belge: Të konfiskohet shuma

Banda shqiptare fitoi mbi 7 mln euro me plantacione droge, Prokuroria belge: Të konfiskohet shuma

14:06 - 17/07/26
Guardiola zbulon sekretin e Spanjës për të mundur Argjentinën

Guardiola zbulon sekretin e Spanjës për të mundur Argjentinën

13:50 - 17/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com