GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Vendim i papritur i portierit polak, tërhiqet përfundimisht nga futbolli

15:24 - 27/08/24
në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Vendim i papritur i portierit polak, tërhiqet përfundimisht nga futbolli
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Portieri polak, Wojciech Szczesny ka vendosur t’i jap fund karrierës së tij si futbollist profesionist dhe vendimin e tij e ka bërë publik sot me anë të një letre shumë emocionuese.

Szczesny kishte ndërprerë kontratën e tij me Juventusin në fund të sezonit të kaluar dhe tani ka njoftuar tërheqjen e tij nga sporti më i bukur në botë.

Ai kaloi tetë vjet te Arsenali, duke përfshirë huazimet me Brentford dhe Romën, përpara se të shkonte te Juve më 2017.

Ai kaloi shtatë vjet në Itali, bëri 84 paraqitje ndërkombëtare me Poloninë dhe tani ka vendosur t’i ‘varë dorëzat’ duke u pensionuar në moshën 34-vjeçare.

“U largova nga Varshava, vendlindja ime në qershor të vitit 2006 për t’iu bashkuar Arsenalit me një ëndërr – për të siguruar jetesën nga futbolli”, nis letrën Szczesny.

“Nuk e dija se do të ishte një fillim i një udhëtimi jetësor. Nuk e dija se do të luaja për klubet më të mëdha në botë dhe do ta përfaqësoja vendin tim 84 herë. Nuk e dija që jo vetëm do të fitoja jetesën nga loja, por loja do të bëhej e gjithë jeta ime”.

“Unë nuk i realizova vetëm ëndrrat e mia, kam ardhur atje ku imagjinata ime nuk do të guxonte të më çonte. Kam luajtur ndeshje në nivelin më të lartë me lojtarët më të mirë në histori pa u ndjerë ndonjëherë inferior”.

“Kam bërë miq për jetën, kam krijuar kujtime të paharrueshme dhe kam takuar njerëz që kanë pasur një ndikim të jashtëzakonshëm në jetën time. Gjithçka që kam dhe gjithçka që jam, ia detyroj lojës së bukur të futbollit…”.

“Por, gjithashtu i dhashë lojës gjithçka që kisha. I dhashë lojës 18 vjet të jetës sime, çdo ditë, pa justifikime. Sot, trupi im i ndihet ende gati për sfida, por zemra ime nuk është më aty. Ndjej se tani është koha t’i kushtoj gjithë vëmendjen familjes sime – gruas sime të mrekullueshme Marina dhe dy fëmijëve tanë të bukur Liam dhe Noelia”.

“Prandaj kam vendosur të tërhiqem nga futbolli profesionist”.

“Fundi i një udhëtimi është një kohë për reflektim dhe mirënjohje. Ka shumë njerëz që do të më duhej t’i falënderoja në këtë vend, por do të përpiqem ta bëj këtë personalisht me secilin prej tyre. Por ju – fansave ju detyrohem një falënderim të veçantë që ishit në këtë udhëtim me mua. Për mbështetjen dhe kritikat, për dashurinë dhe urrejtjen, për të qenë pjesa më e bukur dhe më romantike e futbollit. Pa ju, kjo nuk do të kishte kuptim! faleminderit!”.

“Tani, çdo histori ka një fund, por në jetë çdo fund është një fillim i ri. Se çfarë do të më sjellë kjo rrugë e re vetëm koha do ta tregojë. Por, nëse 18 vitet e fundit më kanë mësuar diçka, është se asgjë nuk është e pamundur dhe më besoni, unë do të shkoj për ëndrra të mëdha”, mbyll letrën portieri polak.
Etiketa: Futbollpolakportie

Lajme të lidhura

Kapiteni Berat Gjimshiti dëmtohet tek Atalanta dhe përfundon në spital…
Breaking Views

Kapiteni Berat Gjimshiti dëmtohet tek Atalanta dhe përfundon në spital…

09:01 - 11/01/26
Vëllai i Rooney-t me një ekip të kategorisë së gjashtë, eliminon fituesit e FA Kupës së Anglisë
Breaking Views

Vëllai i Rooney-t me një ekip të kategorisë së gjashtë, eliminon fituesit e FA Kupës së Anglisë

08:44 - 11/01/26
Kupa e Afrikës/ Egjipti eliminon Bregun e Fildishtë, Salah më i miri për ‘Faraonët’
Sport

Kupa e Afrikës/ Egjipti eliminon Bregun e Fildishtë, Salah më i miri për ‘Faraonët’

22:31 - 10/01/26
Para
Ç’është aplikimi online? Rikthehen “vizat”, rregullat e reja të hyrjes në zonën Shengen

Ç'është aplikimi online? Rikthehen "vizat", rregullat e reja të hyrjes në zonën Shengen

Discussion about this post

TË FUNDIT

Skandali, Qeveria i dha 10.5 milionë euro izraelitit Yefetti dhe Ardi Veliut nga Buxheti i Shtetit
Breaking Views

Skandali, Qeveria i dha 10.5 milionë euro izraelitit Yefetti dhe Ardi Veliut nga Buxheti i Shtetit

15:30 - 11/01/26

Një histori që nis me qindarka dhe mbyllet me MILIONA € euro ngre pikëpyetje serioze për mënyrën si po derdhen...

Lexo më shumë
Kush oligark shqiptar fshihet realisht pas koncesionit të “Lidl” në portin e Durrësit?

Kush oligark shqiptar fshihet realisht pas koncesionit të “Lidl” në portin e Durrësit?

15:21 - 11/01/26
I beri kompliment të motrës në rrjete sociale, polici i bën për spital babë e bir

I beri kompliment të motrës në rrjete sociale, polici i bën për spital babë e bir

14:35 - 11/01/26
Dita e gjashtë e përmbytjeve në Durrës, situatë e vështirë për banorët edhe pas ndërprerjes së reshjeve

Dita e gjashtë e përmbytjeve në Durrës, situatë e vështirë për banorët edhe pas ndërprerjes së reshjeve

14:22 - 11/01/26
Shtëpi, toka dhe rrugë nën ujë/ Mbrojtja Civile: Situatë e rënduar nga Shkodra tek Durrësi, Berati dhe Gjirokastra

Shtëpi, toka dhe rrugë nën ujë/ Mbrojtja Civile: Situatë e rënduar nga Shkodra tek Durrësi, Berati dhe Gjirokastra

14:15 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com