Gjykata e Posaçme ka liruar nga burgu shtetasin Ilia Ndoka, kushëririn e ish-deputetit të Partisë Socialiste Arben Ndoka, i cili rezulton i ndaluar për pastrim parash në kuadër të operacionit “Revanshi”.
Gjykata vendosi detyrim paraqitje për Ndokën të premten e parë dhe të tretë të çdo muaji.
Sipas SPAK-ut, dyshohet se Ilia Ndoka ka ndihmuar me para dhe informacion kushëririn e tij, Arben Ndoka, në përpjekjet për të identifikuar dhe ndëshkuar autorët e vrasjes së vëllait të këtij të fundit, Aleksandër Ndoka.
Fillimisht, ai u ndalua në Itali dhe më pas u ekstradua në vendin tonë, ku ndaj tij rëndojnë akuzat e pastrimit të parave, pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe kryerja e krimeve në kuadër të këtij grupi.
gijotina.com/










Discussion about this post