Gjykata e Posaçme ka dënuar me 11 vite burg biznesmenin Rezart Taçi, i cili u shpall fajtor për veprën penale të pastrimit të parave. Taçi akuzohet se do të pastronte në vendin tonë 18.3 mln euro të mafias italiane Cosa Nostra.
Përveç dënimit me burg, GJKKO ka vendosur edhe konfiskimin e 18.3 milionë eurove të depozituara në bankat shqiptare nga shtetas italianë të dyshuar të lidhur me Cosa Nostrën.
Biznesmeni është gjykuar në mungesë për “pastrim parash” dhe “grup të strukturuar kriminal” pasi është në arrati prej vitit 2021. Ndërsa për katër shtetasit italian, Frencesco Zummo, Ignazio Zumo, Fabio Petruzzella dhe Daniele Cestagalli, SPAK e ka veçuar çështjen dhe po e vijojnë procesin në Itali.
Taçi në bashkëpunim me katër shtetas italianë, Artur Ballën dhe Bledar Lilon akuzohen për pastrim parash dhe grup të strukturuar kriminal. Sipas dosjes hetimore Lilo dhe Balla ishin dy nga personat më të besuar të Taçit, të cilët transferuan rreth 18 milionë euro në një bankë të nivelit të dytë, para që dyshohet se i përkisnin organizatës Cosa Nostra.
Më 25 prill 2023, Gjykata e Posaçme deklaroi fajtorë dhe dënoi dy të besuarit e Rezart Taçit në këtë veprimtari kriminale, Artur Ballën dhe Bledar Lilon, përkatësisht me 6 vjet e 8 muaj dhe 7 vjet e 4 muaj burgim. Sipas hetimit të zhvilluar nga drejtoria Antimafia në Prokurorinë e Palermos dhe nga SPAK, operacioni financiar për pastrimin e parave është shtrirë në Itali, Zvicër dhe Tiranë.
gijotina.com/










Discussion about this post