Gjykata Kushtetuese nuk ka pranuar të shprehet për mënyrën se si u arrestua kreu i PL-së, Ilir Meta, duke qenë se SPAK e ka ende në hetim rastin nuk e kanë marrë parasysh.
Gjykata Kushtetuese me shumicë votash vendosi se: Duket nga një vëzhgues i jashtëm se Meta ka kryer veprat penale për të cilat akuzohet dhe se masat ndaj tij janë proporcionale dhe janë te ligjshme e Kushtetuese. Kushtetuesja e la në burg.
Ilir Meta ndodhet i izoluar që prej tetorit të vitit 2024, pas akuzave për korrupsion, shpërdorim detyre dhe fshehje pasurie të ngritura ndaj tij nga SPAK.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese
Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë (Gjykata) në datën 08.04.2026 mori në shqyrtim në seancë plenare mbi bazë të dokumenteve çështjen me kërkues Ilir Metaj, me objekt: Shfuqizimi i vendimeve nr. 125, date 20.10.2024 dne mr. 130 datë 23.10.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkalles së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, nr. 59 (87-2024-333), date 19 11.2024 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe nr. 00-2025-364 (57) date 27.02. 2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë si te papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.”.
Gjykata pasi mori në shqyrtim pretendimet dhe prapësimet e palëve, në mënyrë të përmbledhur, vëren për sa vijon:
Së pari, kërkuesi legjitimohet ratione personae dhe ratione temporis për vënien në lëvizje të kontrollit kushtetues për vendimet gjyqësore që kanë disponsar ndaj tij masën e sigurimit personal “Arrest në burg”.
Së dyti, sa i takon kriterit për shterimin e mjeteve juridike, kërkuesi ka pretenduar cenimin e së drejtës për të mos iu nënshtruar tortureë, dënint apo trajtimit mizor, çnjerëzor ose poshtërues, të garantuar nga neni 25 i Kushteturnés de neni 3 i KEDNJ-së, lidhur me ngjarjen e datës 21.10.2024 për mënyrën e ekzekutimit nga Policia e Shtetit të masës së sigurimit “Arrest në burg”, në zbatim të vendimit nr. 125, datë 20.10.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Gjykata konstatoi, nga njëra anë, se kërkuesi e ka parashtruar këtë pretendim në gjykatat e juridiksionit të zakonshëm në procesin gjyqësor për verifikimin e kushteve dhe kritereve të caktimit të masës së sigurimit personal dhe nevojave të sigurimit, ankimin dhe rekursin e tij dhe, nga ana tjetër, se autoritetet shtetërore kompetente nuk kanë vepruar në atë kohë me nismën e tyre për të adresuar pretendimet e kërkuesit. Megjithatë, sipas informacionit të përcjellë nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë kërkuesi ka paraqitur kallëzim lidhur me ngjarjen dhe pranë asaj prokurorie në vitin 2025, duke u regjistruar procedimi penal për veprën penale “Kryerja e veprimeve arbitrare”, të parashikuar nga neni 250 i Kodit Penal, për të cilin hetimet janë në vijim. Në kushtet kur nuk ka ende një vendim përfundimtar nga gjykatat e zakonshme mbi këtë çështje, Gjykata, me shumicë votash, vlerësoi se nuk mund ta marrë në shqyrtim duke qenë se kontrolli i saj ka natyrë subsidiare, në kuptim të nenit 131. shkronja “f”, të Kushtetutës.
Së treti, në aspektin e kriterit ratione materiae, Gjykata u ndal në vlerësimin e argumenteve të kërkuesit në drejtim të cenimit të lirisë personale në aspektin substancial të lidhur me (1) standardin e dyshimit të arsyeshëm të bazuar në prova dhe (ii) parimit të proporcionalitetit, të garantuara nga nenet 17. 27 dhe 28 të Kushtetutës. Gjykata, me shumicë votash, vlerësoi se: në çështjen penale ndaj kërkuesit duket se ka fakte dhe informacione që arrijnë të bindnin një vëzhgues të jashtëm se kërkuesi mund të ketë kryer veprat penale për të cilat dyshohet, ndaj nuk mund të arrihet në përfundimin se kufizimi i lirisë së tij është kryer në mungesë të dyshimit të arsyeshëm, në kuptim të nenit 27, paragrafi 2, shkronja “c”, të Kushtetutës dhe nenit 5, pika 1, shkronja “e”, të KEDNJ-së, masa e sigurimit personal ndaj kërkuesit është e vendosur për një qëllim të ligjshëm, garantimin e mbarëvajtjes së procesit penal në ngarkim të tij, ajo nuk është joproporcionale në kontekstin e rrethanave të çështjes dhe nevojave të sigurimit, si dhe është në përputhje me rregullat procedurale të KPP-së për caktimin e saj.
Në përfundim të shqyrtimit të kësaj çështjeje, Gjykata vendosi, me shumicë votash: Rrëzimin e kërkesës.
Ndërkohë më datë 27 prill në orën 11:00 do të mbahet seanca e parë në themel në GJKKO për Metën dhe 4 të pandehurit e tjerë.
Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë kërkuar gjykim të zakonshëm, ndërsa Fatime Kryemadhi, Pirro Xhixho dhe Ema Çoku formën e procedurës së shkurtuar. Mbi këtë kërkesë do të shprehet trupa gjykuese në themel, në rast se do pranohet ndarja e Kryemadhit dhe e Metës nga tre të pandehurit e tjerë, apo nëse ata do të gjykohen si grup.
gijotina.com/










Discussion about this post