GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vendimi i GJK për Ballukun, Tabaku: Drejtësia foli, tani nuk ka asnjë justifikim për të mos i hequr mandatin!

09:31 - 07/02/26
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Këlliçi: Skandali Balluku-Rama shënon fundin e kësaj qeverie
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja demokrate Jorida Tabaku, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila për shkak të mungesës së kuorumit la në fuqi vendimin e GJKKO për pezullimin nga detyra të numrit dy të qeverisë, Belinda Balluku.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Tabaku shkruan se pavarësisht vendimit të GJKKO, dhënë 8 javë më parë, mazhoranca refuzoi ta zbatonte duke u kthyer në mburojë politike për Ballukun.

‘Për 8 javë me radhë, Shqipëria ka pasur një zv/kryeministre në kundërshtim me ligjin. Për 8 javë, një zyrtare e pezulluar ka pasur mundësi të ndikojë prova, të intimidojë dëshmitarë dhe të ushtrojë funksione që ligji ia ndalon’, shkruan Tabaku.

Ajo shton, se pas presioneve, sulmeve dhe intimidimeve, qeveria nuk ka më asnjë justifikim, sikurse edhe Parlamenti për të mos hequr imunitetin e Ballukut, siç e kërkon SPAK.

‘Ndoshta është shumë vonë. Ndoshta disa prova janë dëmtuar. Por sot drejtësia foli dhe kushdo e sulmoi duhet të heshtë’, thekson ndër të tjera Tabaku.

Reagimi

Prej 8 javësh, me kërkesë të SPAK, GJKKO vendosi pezullimin nga detyra të zv/kryeministres dhe ministres Balluku. Prej 8 javësh, qeveria refuzoi ta zbatojë këtë vendim.

Për 8 javë me radhë, Shqipëria ka pasur një zv/kryeministre në kundërshtim me ligjin.

Për 8 javë, një zyrtare e pezulluar ka pasur mundësi të ndikojë prova, të intimidojë dëshmitarë dhe të ushtrojë funksione që ligji ia ndalon.

Për 8 javë, një ministre e akuzuar për korrupsion ka menaxhuar gjysmën e buxhetit të shtetit, ndërkohë që drejtësia kishte vendosur ndryshe.

Mazhoranca u kthye në mburojë politike, duke refuzuar të zbatojë një vendim të një gjykate kundër korrupsionit.

Sot, pas (mos)vendimit të Gjykatës Kushtetuese, nuk ka më asnjë justifikim.

(Mos)Vendimi mund të jetë procedural, por detyrimi për ta zbatuar ligjin është politik dhe moral.

Gjykata Kushtetuese mund të kishte folur më qartë dhe më fort. Por edhe kështu, një gjë mbetet e padiskutueshme: për 8 javë me radhë, ligji është shkelur me vetëdije nga qeveria.

Pas presioneve, sulmeve dhe intimidimeve, qeveria nuk ka më asnjë justifikim. Parlamenti nuk ka më asnjë justifikim për të mos hequr imunitetin siç e kërkon SPAK.

Ndoshta është shumë vonë. Ndoshta disa prova janë dëmtuar. Por sot drejtësia foli dhe kushdo e sulmoi duhet të heshtë.

Respekt për 4 gjyqtarët kurajozë që nuk u tërhoqën nga e drejta.

Kjo qeveri sot nuk ka më legjitimitet moral.

As në sjellje.

As në standarde.

As në moral.

Etiketa: BallukuimunitetKryesore1Tabaku

Lajme të lidhura

Ç’po ndodh në godinat e drejtësisë, SPAK lidhet me tunel me GJKKO-në
Aktualitet

Ç’po ndodh në godinat e drejtësisë, SPAK lidhet me tunel me GJKKO-në

14:44 - 13/04/26
Rrëmbyen një 32-vjeçar dhe më pas e dhunuan, arrestohen dy persona, një në kërkim (Emrat)
Aktualitet

Rrëmbyen një 32-vjeçar dhe më pas e dhunuan, arrestohen dy persona, një në kërkim (Emrat)

14:25 - 13/04/26
Vjedhje e hapur me fondet publike, pas një viti shembet rruga në Shkozë
Aktualitet

Vjedhje e hapur me fondet publike, pas një viti shembet rruga në Shkozë

14:11 - 13/04/26
Para
Tentoi të grabiste Postën dhe marketin, ‘skifteri’ shkodran kapet i fshehur në tavanin e shtëpisë (Emri)

Tentoi të grabiste Postën dhe marketin, 'skifteri' shkodran kapet i fshehur në tavanin e shtëpisë (Emri)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Starmer në Tiranë, qeveria britanike: Priten masa të reja kundër emigracionit të paligjshëm
Botë

Britania kundër bllokadës amerikane të porteve iraniane: Ngushtica të jetë plotësisht funksionale

15:33 - 13/04/26

Kryeministri britanik, Keir Starmer, tha se Mbretëria e Bashkuar nuk do ta mbështesë bllokadën e porteve iraniane nga Shtetet e...

Lexo më shumë
Gjermania njofton ulje të taksës së karburantit: Do të përmirësojë situatën për shoferët dhe bizneset

Gjermania njofton ulje të taksës së karburantit: Do të përmirësojë situatën për shoferët dhe bizneset

15:20 - 13/04/26
Mbappe qetëson stafin dhe tifozët e Realit, rikthehet në stërvitje për sfidën me Bayern

Mbappe qetëson stafin dhe tifozët e Realit, rikthehet në stërvitje për sfidën me Bayern

15:01 - 13/04/26
Ç’po ndodh në godinat e drejtësisë, SPAK lidhet me tunel me GJKKO-në

Ç’po ndodh në godinat e drejtësisë, SPAK lidhet me tunel me GJKKO-në

14:44 - 13/04/26
Rrëmbyen një 32-vjeçar dhe më pas e dhunuan, arrestohen dy persona, një në kërkim (Emrat)

Rrëmbyen një 32-vjeçar dhe më pas e dhunuan, arrestohen dy persona, një në kërkim (Emrat)

14:25 - 13/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com