GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Vendimi i GJK për Teatrin Kombëtar, PD kërkon arrestimin e Veliajt: SPAK të bëjë detyrën duke bërë drejtësi për Teatrin

09:43 - 04/07/21
në Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Vendimi i GJK për Teatrin Kombëtar, PD kërkon arrestimin e Veliajt: SPAK të bëjë detyrën duke bërë drejtësi për Teatrin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Demokratike kërkon arrestimin e kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që pezulloi ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtarë.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Çlirim Gjata tha se Gjykata Kushtetuese provoi se shteti është i kapur nga korrupsioni dhe se shembja e Teatrit ishte e paligjshme. “Shfuqizimi i ligjit special dhe VKM-së që i kalon pronësinë Bashkisë Tiranë, bën nul dhe antikushtetues çdo veprim të kryer nga Bashkia e Tiranës dhe institucionet e tjera të përfshira, që duke përfituar nga mungesa e Gjykatës Kushtetuese, shembën barbarisht Teatrin Kombëtar”,-tha Gjata që kërkoi edhe arrestimin e Veliajt dhe e quajti hetimin e çështjes së Teatrit si provën e ‘zjarrit’ për SPAK.

Të premten, Gjykata Kushtetuese pezulloi ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar duke rrëzuar kështu ligjin special dhe kalimin e Teatrit në pronësi të Bashkisë Tiranë.

Deklarata e PD:

Dy ditë më parë me vendimin e saj për Teatrin Kombëtar, Gjykata Kushtetuese provoi edhe njëherë se Shqipëria ka një shtet të kapur nga korrupsioni, ku ligjet bëhen dhe shkelen për t’u shërbyer interesave të një pakice, në dëm të shumicës së qytetarëve. Vendimi dëshmoi se Edi Rama dhe Erjon Veliaj, shkelën Kushtetutën, dhunuan artistët, aktivistët dhe qytetarët, shembën dhunshëm Teatrin Kombëtarë, madje duke përodrur edhe forcat RENEA-n e armatosur deri në dhembë, vetëm për të çuar deri në fund grabitjen e tokës publike, për t’i liruar vendin kullave me të cilat do të pastroheshin paratë e pista të drogës dhe korrupsionit.

Për tre vite me rradhë Partia Demokratike qëndroi në mbrojte të tashëgimisë kulututore, në mbrojtje të artistëve, në mbrojtje të interesit publik, kundër një regjimi që u soll dhe sillet si një bandë plaçkitësish, që ka gjunjëzuar kryeqytetin duke e kthyer në lavatriçe të parave të pista të krimit dhe korrupsionit. Koha na dha të drejtë, ndaj detyra jonë është të luftojmë edhe më forë kundër padrejtësisë. Shfuqizimi i ligjit special dhe VKM-së që i kalon pronësinë Bashkisë Tiranë, bën nul dhe antikushtetues çdo veprim të kryer nga Bashkia e Tiranës dhe institucionet e tjera të përfshira, që duke përfituar nga mungesa e Gjykatës Kushtetuese, shembën barbarisht Teatrin Kombëtar. Këto veprime ANTIKUSHTETUESE, që nuk u ndalën përpara kërkesave të artistëve dhe qytetarëve, madje as përballë autoriteteve ndërkombëtare në fushën e trashëgimisë kulturore, si Europa Nostra, që e renditën Teatrin si objektin më të rrezikuar në Europë, përbëjnë provën më flagrante për abuzimin me pushtetin nga Edi Rama dhe Erjon Veliaj.

Autorët e këtij krimi të rëndë kushtetutes dhe ligjor, me pasoja të rënda për interesin publik duhet të mbajnë përgjegjësi të plotë. Ndaj sot Partia Demokratike i bën përsëri thirrje SPAK të arrestojë sa më parë Erion Veliajn si autorin dhe përgjegjësin direkt për shkatërrimin e një pasurie kombëtare, në kundërshtim me Kushtetuën dhe ligjet e vendit. SPAK duhet të marrë gjthashtu nën përgjegjësi penale edhe çdo zyrtar publik të përfshirë në këtë paligjshmëri, duke filluar nga Edi Rama e deri tek çdo punonjës policie që u përfshi në aktin e dhunës për shembjen kriminale dhe antikombëtare të Teatrit.

13 muaj më parë Partia Demokratike ka depozituar një kallëzim penal në SPAK për 22 zyrtarë mes të cilëve janë Edi Rama dhe Erjon Veliaj. Sot nuk ka asnjë përgjegjës përpara drejtësisë, as për dhunën e ushtruar, as për aktin e paligjshëm të shembjes së Teatrit. Kjo vonesë ngarkon me përgjegjësi SPAK-un para shqiptarëve, sepse vendosja e drejtësisë për Teatrin është një provë e rëndësishme për funksionimin e pavarur të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion.

Artistët e bënë detyrën e tyre në mbrojtje të Teatrit dhe trashëgimisë, qytetarët e bënë detyrën e tyre në mbrojte të pronës publike dhe të Kushtetutës, Partia Demokratike e bëri dhe do ta bëjë detyrën e saj kundër regjimit dhe në mbrojtje të interesit publik. Tani është koha që SPAK të bëjë detyrën duke bërë drejtësi për Teatrin. Dhe nga hiri i këtij tempulli të shembur padrejtëisht, bashkë me godinën historike, aty siç ishte dhe aty ku ishte, të mund të rindërtojmë të gjithë bashkë edhe demokracinë e goditur pabesisht nga masakra zgjedhore e 25 prillit.

Etiketa: Erion VeliajPDSpakTeatri Kombetar

Lajme të lidhura

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97
Breaking Views

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97

11:33 - 01/02/26
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

23:16 - 31/01/26
“Shqipëria Bëhet” e Lapajt proteston para Kryeministrisë, i bashkohet edhe deputeti demokrat
Aktualitet

Iu bashkua protestës së Lapajt, reagon deputeti demokrat: Do jem në çdo protestë kundër Ramës dhe çetës së tij të hajdutëve

20:58 - 31/01/26
Para
“SHPIRTI”/ Zbardhen përgjimet e të penduarve: Prokurori Maksim Sota ishte shok me kreun e bandës, e dinte për trafikun

"SHPIRTI"/ Zbardhen përgjimet e të penduarve: Prokurori Maksim Sota ishte shok me kreun e bandës, e dinte për trafikun

TË FUNDIT

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji
Breaking Views

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji

13:31 - 01/02/26

Prej më shumë se një muaji, banorët e lagjeve Cfakë, Manalat i Parë dhe Manalat i Dytë në Gjirokastër jetojnë...

Lexo më shumë
Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

12:43 - 01/02/26
(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

12:36 - 01/02/26
Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

12:18 - 01/02/26
Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

11:59 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com