GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për mandatin e Xhaçkës ‘në rreth vicioz’

21:12 - 30/05/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për mandatin e Xhaçkës ‘në rreth vicioz’
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas ndërprerjes për shkak të zgjedhjeve, Këshilli i Legjislacionit do të mblidhet të premten për të nisur procedurën e zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për mandatin e deputetes Olta Xhaçka, por opozita thotë se procedurat po zvarriten qëllimisht.

Këshilli i Legjislacionit do të mblidhet të premten për të nisur procedurën e zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për papajtueshmërinë e mandatit të deputetit për ministren e Jashtme, Olta Xhaçka, pasi bashkëshorti i saj u shpall investitor strategjik nga qeveria.

Mbledhja u konfirmua nga nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj, pas një ndërprerje procedure që në fillim të prillit, kur Këshilli vendosi me votën e socialistëve që të kërkojë ekspertizë të jashtme për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, pasi kjo gjykatë shfuqizoi si antikushtetuese dy vendime të Kuvendit për të bllokuar dërgimin në këtë gjykatë të mocionit për papajtueshmëri të mandatit.

“Njoftimet janë bërë rregullisht por për shkak të fushatës dhe meqë anëtarët e këshillit nuk kanë qenë prezent ka qenë e pamundur të zhvillohej mbledhja më parë,”tha Felaj, ndërsa shtoi se “nga e premtja do të procedojmë normalisht”.

Eksperti i zgjedhur për të analizuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese do të jetë juristi Krenar Loloçi.

Megjithatë, opozita e konsideron procedurën në të cilën Këshilli i Legjislacionit e ka futur vendimin e gjykatës një rreth vicioz të qëllimshëm, për të mos marrë një vendim konkret që t’i jepte mundësi Gjykatës Kushtetuese që të shqyrtonte papajtueshmërinë e mandatit të Xhaçkës.

Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi i tha BIRN se “rruga që ka zgjedhur mazhoranca për ta trajtuar vendimin e gjykatës do ta fusë në rreth vicioz çështjen për të shkuar përsëri në një mosvendim ose në një vendim refuzues të Kuvendit”.

Të ndarë në dy grupime, deputetët e opozitës bënë dy kërkesa të ndryshme për heqjen e mandatit të Xhaçkës, pasi bashkëshorti i saj, ish-deputeti socialist Artan Gaçi, u shpall investitor strategjik dhe me vendim qeverie iu dha e drejta e përdorimit të brigjeve në Dhërmi.

Pasi mazhoranca votoi kundër në Kuvend për ta dërguar papajtueshmërinë e mandatit në Kushtetuese, të dyja grupimet iu drejtuan me kërkesa të veçanta gjykatës.

Gjykata vendosi të pranojë kërkesën e 1/10 së deputetëve dhe riktheu çështjen në Kuvend, ndërsa pushoi kërkesën e 1/5 së deputetëve që kërkonin trajtimin në themel të çështjes dhe marrjen e një vendimi për papajtueshmërinë e mandatit.

Bylykbashi, mbështetës i kërkesës së 1/5-ës së deputetëve, i tha BIRN se rikthimi në Kuvend i çështjes është një “ping-pong” mes gjykatës dhe Kuvendit për të zvarritur pa një vendim konkret këtë çështje.

“Ajo që ne paralajmëruam që do të ndodhte, po ndodh,” tha ai, duke ngritur pikëpyetje edhe mbi vendimin e Gjykatës Kushtetuese për t’i ndarë kërkesat me procedurë. Bylykbashi pranon se opozita nuk ka ndonjë mekanizëm për ta shpejtuar një vendimmarrje të Kuvendit dhe se Këshilli i Legjislacionit do të vijojë, sipas tij, zvarritjen me dëgjesa me ekspertë pa shkuar në një vendimmarrje shpejtë për të zbatuar vendimin e gjykatës që kërkon dërgimin e mocionit për shqyrtim tek ajo.

Anëtarët socialistë në Këshillin e Legjislacionit kërkuan ndihmën e ekspertëve për “pikëpyetjet” që ata kishin për rrugën se si do zbatohej vendimi për Xhaçkën. Këshilli vendosi që të thërrasë ekspertë të jashtëm, pavarësisht kundërshtimit të opozitës, e cila këmbënguli se vendimet e Kushtetueses nuk kishin nevojë për analizim.

Shqyrtimi në Kuvend për mandatin e Xhaçkës nisi që në qeshor të vitit të shkuar kur opozita, ndërmjet 1/10 së deputetëve, ndërmori një mocion për papajtueshmërinë e mandatit të saj.

Mocioni mbeti peng i zvarritjes me procedura për disa muaj në Këshillin e Mandateve deri në nëntor, kur Kuvendi me votat e PS-së rrëzoi raportin e pakicës dhe detyroi atë që t’i drejtohej Gjykatës Kushtetuese për zgjidhje të kompetencave mes Kuvendit dhe të drejtës së 1/10 së deputetëve.

Kushtetuesja i dha të drejtë opozitës duke u shprehur se “Kuvendi duhet të kishte pranuar mocionin e kërkuesit dhe të dërgonte çështjen për shqyrtim në këtë Gjykatë, në mënyrë që aspektet e pretenduara si papajtueshmëri të mandatit të deputetes Olta Xhaçka t’i nënshtroheshin vlerësimit kushtetues, pasi gjatë gjykimit kushtetues nuk u verifikua ndonjë pengesë juridiko-formale që mocioni të pengohej nga Kuvendi”.

Por, kjo gjykatë rrëzoi një tjetër kërkesë të 1/5 së deputetëve të opozitës për shqyrtim në themel të çështjes, duke ia atribuar të drejtën për ta bërë këtë kërkesë vetëm Kuvendit. /BIRN/

Etiketa: Kryesore1kushtetuesemandatxhacka

Lajme të lidhura

Operacioni me 12 të arrestuar në Itali e Shqipëri, Antimafia: Tre celula me në krye shqiptarë
Aktualitet

Hyri ilegalisht në Itali pasi e dëbuan, arrestohet sërish 42-vjeçari shqiptar

23:00 - 17/01/26
Makina del nga rruga në Sarandë, plagosen dy të rinjtë (Emrat)
Aktualitet

Makina del nga rruga në Sarandë, plagosen dy të rinjtë (Emrat)

22:24 - 17/01/26
Rama i ekzaltuar nga ftesa e Trump, PD: Letra i është dërguar liderëve të 100 vendeve të botës
Aktualitet

Rama i ekzaltuar nga ftesa e Trump, PD: Letra i është dërguar liderëve të 100 vendeve të botës

21:31 - 17/01/26
Para
Sulmet me dron, Rusia lëshon urdhër arreste për dy komandantët ukrainas

Sulmet me dron, Rusia lëshon urdhër arreste për dy komandantët ukrainas

Discussion about this post

TË FUNDIT

Operacioni me 12 të arrestuar në Itali e Shqipëri, Antimafia: Tre celula me në krye shqiptarë
Aktualitet

Hyri ilegalisht në Itali pasi e dëbuan, arrestohet sërish 42-vjeçari shqiptar

23:00 - 17/01/26

Një 42-vjeçar është riarrestuar nga karabinierët italianë, pasi kishte hyrë në vend ilegalisht, duke thyer urdhrin e gjykatës për dëbim...

Lexo më shumë
SHBA kërcënoi BE me tarifa të reja, reagojnë liderët evropianë: Evropa do të përgjigjet e bashkuar

SHBA kërcënoi BE me tarifa të reja, reagojnë liderët evropianë: Evropa do të përgjigjet e bashkuar

22:25 - 17/01/26
Makina del nga rruga në Sarandë, plagosen dy të rinjtë (Emrat)

Makina del nga rruga në Sarandë, plagosen dy të rinjtë (Emrat)

22:24 - 17/01/26
Rama i ekzaltuar nga ftesa e Trump, PD: Letra i është dërguar liderëve të 100 vendeve të botës

Rama i ekzaltuar nga ftesa e Trump, PD: Letra i është dërguar liderëve të 100 vendeve të botës

21:31 - 17/01/26
Përmbysje e çmendur! Bayern shpartallon me 5 gola Leipzig dhe ecën i qetë drejt titullit kampion

Përmbysje e çmendur! Bayern shpartallon me 5 gola Leipzig dhe ecën i qetë drejt titullit kampion

21:06 - 17/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com