GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vendimi i Gjykatës së Lartë për vulën e PD, ja pse gëzojnë të gjitha palët

19:39 - 27/12/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Vendimi i Gjykatës së Lartë për vulën e PD, ja pse gëzojnë të gjitha palët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Lartë mori sot një vendim lidhur me vulën dhe logon e Partisë Demokratike, që duket se ka kënaqur të gjitha palët.

Ndoshta në prag të festave të fundvitit, vendimi i marrë nga Gjykata e Lartë, është një e “mesme e artë” ose një “dhuratë” që trupa gjykuese i bëri të gjitha palëve, ku dikush u kënaq më shumë dhe dikush më pak.

Në fakt vendimi, me aq sa është bërë i njohur përmes një njoftimi për mediat, rrëzoi Apelin që rikthente në shkallën e Parë çështjen se kujt i përket vula dhe logo e PD-së, por ka lënë në fuqi, atë të gjyqtarit Agron Zhukri, i cili njeh grupimin e Rithemelimit dhe çdo dokument tjetër të depozituar në Gjykatë, lidhur me Kuvendin e 11 dhjetorit 2021, ku kryetar u zgjodh Sali Berisha. Ky vendim i Zhukrit mbetet në fuqi deri sa Gjykata e Apelit të rigjykojë çështjen, bazuar në vendimin e Gjykatës së Lartë.

Ajo që u vu re pas shpalljes së vendimit ishte se të gjitha palët, pra si ata që mbështesin Lulzim Bashën, ashtu edhe PD e drejtuar nga Sali Berisha, ishin të kënaqur.

Basha nxitoi të vlerësonte vendimin si një hap pozitiv në zgjidhjen e çështjes së PD-së, edhe pse vendimi i marrë nga Apeli, që u rrëzua nga Gjykata e Lartë, e favorizonte dukshëm atë. Dhe po kështu çdo mbështetës i Bashës luajti me tezën se Gjykata e Lartë duke rikthyer çështjen për rigjykim në Apel, ka njohur si palë atë që njihet si PD zyrtare, që dikur drejtohej nga i komanduari Enkelejd Alibeaj, dhe sot nga Lulzim Basha.

Avokati Besart Logu, i pozicionuar në krah të Lulzim Bashës, duke i qëndruar linjës së “fitores” me vendimin e Gjykatës së Lartë, u shpreh në një studio televizive se “vendimi i Gjykatës së Lartë nuk është se e cënon legjitimitetin e PD-së dhe gjithçka që ka të bëjë me identitetin e asaj partie. Është çështje propagandistike. Sot PD u legjitimua si e tillë sepse së pari vendimi i Zhukrit nuk është i ekzekutueshëm. Vendimi i Gjykatës së Lartë sot u bë vendimi i dytë i rradhës i një gjykate që legjitimon PD-në si palë e këtij procesi gjyqësor. Nëse iu kujtohet debati që ngrinte Rithemelimi se PD nuk legjitimohet të ngrejë ankim, ndërkohë ky ankim u pranua nga gjykata e Apelit dhe së fundmi nga gjykata e Lartë”, tha Logu.

Në anën tjetër, PD e drejtuar nga Sali Berisha, e konsideron vendimin e Gjykatës së Lartë si një legjitimim të vendimmarrjes së Kuvendit kombëtar në 11 dhjetor 2021.

Ivi Kaso, një prej ekspertëve ligjorë të rreshtuar në krah të Berishës, tha se vendimi i sotëm i Gjykatës së Lartë nuk është më i miri i mundshëm për Rithemelimin, duke shtuar se duhej t’i ishte dhënë fund zvarritjes së procesit për vulën e PD-së.

“Me vendimin e sotëm, praktikisht gjykata e Lartë legjitimon ose rikthen në fuqi vendimin e shkallës së parë të 25 marsit të vitit 2022 që njohu si të ligjshme vendimarrjen e dhjetorit të vitit 2021 ku u zgjiodhën organet e reja drejtuese të PD. Këto vendime rikthehen në fuqi deri në një vendim tjetër nga gjykata. Nuk është vendimi më i mirë i mundshëm sepse sot Gjykata e Lartë duhet ta kishte mbyllur sagën e zvarritjes së vulës së PD-së. Gjykata e Lartë ka preferuar që të mos i futet çështjes se kujt i takon vula por është mjaftuar me shkeljet e rënda të gjetura në vendimin e gjykatës së Apelit”, tha Kaso.

Grupimi i tretë, ai që identifikohet me Gazment Bardhin, që sot ndodhet në një bashkëpunim me Rithemelimin e drejtuar nga Berisha, duket më i rezervuar në reagime. Gjithsesi Marash Logu, një prej këshilltarëve të Grupit Parlamentar të PD-së, që drejtohet nga Gazment Bardhi, tha se tashmë çështja se kujt i takon vula dhe logo duhet të zgjidhet brenda marsit 2024.

“Është skandaloze se si tre gjykatat morën 2 vite për të ezauruar të tre shkallët. Edhe gjykata e Lartë, e Apelit dhe më pak shkalla e parë kanë vepruar në shkelje të afateve proceduriale për partitë politike dhe kodin e procedurës civile.

Nuk mundet që çështja e partisë më të madhe në opozitë, të trajtohet si një çështje rutinë. Kjo është një çështje që ka rëndësi të madhe edhe për interesin publik.
Gjykata e Apelit do të duhet që maksimalisht ta mbyllë këtë çështje, brenda marsit të vitit të ardhshëm.

Edhe avokatët e palëve në këtë proces, edhe PD-ja që ka një interes për zgjidhjen e kësaj çështje, të ushtrojnë të gjithë presionin e nevojshëm në mënyrë që kjo çështje të marrë një përgjigje përfundimtare dhe të mos vazhdojë të mos zvarritet.

Qartazi kuptojmë se kujt i shërben zvarritja e çështjes së PD-së.

Dhe të mos lindin situata anormale si ajo e 14 majit, ku personi që pretendon se ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i PD, me një vendim të thjeshtë nga gjykata e faktit rezultonte të ishte akoma kryetar’, tha Marash Logu

Etiketa: Kryesore1PDvendimivula

Lajme të lidhura

SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin
Aktualitet

SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

19:45 - 13/03/26
Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë
Aktualitet

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

19:20 - 13/03/26
Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë
Aktualitet

Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

17:01 - 13/03/26
Para
Kontrabandë kecash e qingjash, shpallet në kërkim doganieri

Arrestimet në doganën e Kakavijës, Gjykata cakton masat e sigurisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit
Botë

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

20:00 - 13/03/26

Pentagoni po dërgon njësi të tjera të Marinës dhe disa anije luftarake drejt Lindjes së Mesme, ndërsa Irani intensifikon sulmet...

Lexo më shumë
SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

19:45 - 13/03/26
Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

19:20 - 13/03/26
Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

17:25 - 13/03/26
Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

17:01 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com