GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Vendimi i Gjykatës së Lartë/ SPAK detyrohet të regjistrojë kallëzim ndaj Berishës, Bashës dhe Ndrea Prendit

në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Vendimi i Gjykatës së Lartë/ SPAK detyrohet të regjistrojë kallëzim ndaj Berishës, Bashës dhe Ndrea Prendit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Me zbardhjen e vendimit për 21 janarin, SPAK është i detyruar të regjistrojë menjëherë kallëzimin ndaj ish kryeministrit Sali Berisha, ish ministrit të brendshëm Lulzim Basha, dhe ish komandantit të gardës Ndrea Prendi të akuzuar nga trashëgimtarët e katër të vrarëve në demonstratën e 21 janarit.

Së bashku me arsyet se përse SPAK nuk duhet të ishte mjaftuar me një shkresë të 24 shkurtit 2023, ku delegonte çështjen për hetime atje ku ajo nuk kishte pasur rezultat, ky vendim do të thotë se ndaj prokurorisë së posaçme ngarkohet detyra tjetër për ta tërhequr dosjen prej prokurorisë së Tiranës.

Dhe së treti për të disponuar sa më shpejt me veprime hetimore. Duke ngritur pikëpyetje mbi shkresën e SPAK që e transferoi çështjen pranë prokurorisë së Tiranës atje ku dosja është e hapur me shpresën se do gjenden vrasësit e Aleks Nikës dhe Hukran Dedës, Gjykata e lartë konsideron se edhe më pas vendimmarrja e dy gjykatave të posaçme është minimalisht kontradiktore.

Duke përdorur termat kapërcim logjik dhe nihilizëm, kolegji penal shpjegon se edhe apeli i posaçëm ia kaloi aktet një prokurorie tjetër në kushtet kur haptazi prokuroria e Tiranës dihet që kishte pengesë për të hetuar subjekte të posaçme sic janë ish kryeministri apo ish ministri i brendshëm.

Për subjekte të tilla kompetenca i takon SPAK  dhe që sipas gjykatës së lartë prokurori  kishte  detyrimin të regjistrojë, dhe shënojë në regjistrin e njoftimeve të veprave penale – çdo njoftim të veprës penale që i vjen. I tillë duhet të kishte qenë edhe kallëzimi i familjarëve të viktimave të 21 janarit. Si argument tjetër gjykata e lartë sjell vendimin e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut mbi  hetimin e 21 janarit  shpallur në 14 nëntor 2023 . aty konstatohen në hetimin  e tragjedisë  me katër të vrarë, kurse gjykata e lartë e thotë shqip duke cituar edhe njëherë Strasburgun .

Çështja e përgjegjësisë së mundshme |”të zinxhirit komandues të Gardës nuk ishte zbardhur nga hetimi përkatës, i cili ishte përqendruar në përgjegjësinë individuale të oficerëve të Gardës dhe jo në sekuencën apo natyrën e urdhrave që mund të ishin dhënë nga zinxhiri komandues. Kishte pasur gjithashtu edhe një sërë mangësish të tjera në hetim duke përfshirë fshirjen e video-regjistrimeve të incidentit dhe mos-ndjekjen e disa pistave kyçe të hetimit, si shenjat e plumbave të gjetura në lartësinë e njeriut në gardhin e hekurt që rrethon Kryeministrinë.

Këto mangësi ngritën dyshimin se autoritetet ishin përpjekur ta devijonin apo të ndërhynin në hetim “ citon GJEDNJ Gjykata e lartë. Duke qëndruar në të njëjtën valë argumentuese gjykata e lartë urdhëron “Prokurorinë e Posaçme  kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar që të regjistrojë kallëzimin e shkurtit 2023.

Më 21 janar gjatë protestës para kryeministrisë u vranë katër demonstrues Ziver Veizi, faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nika. Ndërkohë që vrasja e dy prej tyre nuk ka ende autorë, familjarët vazhdojnë të kërkojnë drejtësi duke fajësuar edhe funksionarët më të lartë të asaj kohe për vrasje.

Etiketa: Dosja 21 janariSpak

Lajme të lidhura

Qeveria gjen zgjidhjen për të shpëtuar nga afera e Tigrave, llamarinat e ndryshkura do të konvertohen me gaz
Aktualitet

Bozdo: 100 milionë euro për “Tigrat“ që nuk punuan, SPAK të sekuestrojë dosjet e këtij korrupsioni

10:59 - 10/09/26
Gjyqi në GJKKO/ “Hiqjani kafazin prej xhami!”, shpërthen avokati i Metës: Vetëm ISIS i poshtëronte kështu njerëzit
Aktualitet

Metës i kufizohen takimet/ Komiteti i Helsinkit i drejtohet burgut ‘Jordian Misja’: Kjo është shqetësuese, cënon të drejtat e njeriut

10:29 - 10/09/26
EMRAT/ Plotësohen vakancat, zgjidhen tre anëtarët e rinj të KLGJ-së
Aktualitet

Ngërçi me pagat në drejtësi/ Gjyqtarët mbledhje të jashtëzakonshme në KLGJ, pezullohet puna në disa gjykata

10:19 - 10/09/26
Para
Spanja ia del në shtesë, mund Gjermaninë mes polemikave

Spanja ia del në shtesë, mund Gjermaninë mes polemikave

Discussion about this post

TË FUNDIT

Inagurohet fusha e re sportive në Durrës, Presidenti Duka: Ta mbushni me energji, buzëqeshje dhe ëndrra
Sport

Inagurohet fusha e re sportive në Durrës, Presidenti Duka: Ta mbushni me energji, buzëqeshje dhe ëndrra

11:03 - 10/09/26

Qytetit të Durrësit i është shtuar një tjetër hapësirë moderne për zhvillimin e futbollit. Pranë stadiumit “Niko Dovana” është inauguruar...

Lexo më shumë
Qeveria gjen zgjidhjen për të shpëtuar nga afera e Tigrave, llamarinat e ndryshkura do të konvertohen me gaz

Bozdo: 100 milionë euro për “Tigrat“ që nuk punuan, SPAK të sekuestrojë dosjet e këtij korrupsioni

10:59 - 10/09/26
Gjyqi në GJKKO/ “Hiqjani kafazin prej xhami!”, shpërthen avokati i Metës: Vetëm ISIS i poshtëronte kështu njerëzit

Metës i kufizohen takimet/ Komiteti i Helsinkit i drejtohet burgut ‘Jordian Misja’: Kjo është shqetësuese, cënon të drejtat e njeriut

10:29 - 10/09/26
EMRAT/ Plotësohen vakancat, zgjidhen tre anëtarët e rinj të KLGJ-së

Ngërçi me pagat në drejtësi/ Gjyqtarët mbledhje të jashtëzakonshme në KLGJ, pezullohet puna në disa gjykata

10:19 - 10/09/26
“Bllokim rruge dhe prishje të qetësisë publike”, arrestohet një protestues dhe procedohen 14 të tjerë

“Bllokim rruge dhe prishje të qetësisë publike”, arrestohet një protestues dhe procedohen 14 të tjerë

10:08 - 10/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com