GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Vendimi i KAS për Korçën, PD: Rezultati u deformua nga punësimet elektorale dhe lejet e legalizimeve

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Vendimi i KAS për Korçën, PD: Rezultati u deformua nga punësimet elektorale dhe lejet e legalizimeve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Demokratike reagon pas vendimit të KAS për të refuzuar përsëritjen e zgjedhjeve të 25 prillit në Qarkun e Korçës.

Zëvendëskryetari i PD, Edmond Spaho, tha në një deklaratë për media se PD do të vijojë betejën, derisa të bëhet drejtësi e plotë për 25 prillit.

Sipas Spahos, ‘Dosja e qarkut të Korçës është e mbushur me provat tona që faktojnë vjedhjen e zgjedhjeve, por regjimi Rama-Doshi ka kapur gjithë strukturat shtetërore në vend dhe po e përdor shtetin në shërbim të pushtetit, jo të shqiptarëve”.

Deklarata e plote:

Në Korçë qytetarët panë masakrën zgjedhore shumë kohë përpara ditës së zgjedhjeve. Panë sesi çdo institucion shtetëror u vendos në shërbim të Partisë Socialiste. Njerëzit panë sesi u punësuan qindra njerëz gjatë fushatës, u dhanë qindra leje legalizimi, u shpërndanë tendera për të blerë votat, u blenë votat me para në dorë.

Këto fakte janë kallëzuar të gjitha në SPAK, por asnjë nga provat për blerjen e votës nuk u morën parasysh.

Shërbëtorët e Edi Ramës në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve i mbyllën sytë para të vërtetës për të mbrojtur pushtetin e vjedhur të regjimit Rama-Doshi.

Në shkelje të ligjit, KAS refuzoi të marrë zyrtarisht provat për t’u garantuar shqiptarëve të drejtën për votën e lirë. 3 anëtarët e zgjedhur të Partisë Socialiste në KAS po u mohojnë shqiptarëve të drejtën për transparencë të zgjedhjeve të blera.

KAS refuzoi të bëjë drejtësi për qytetarët e Korçës, Devollit, Pogradecit, Maliqit dhe Ersekës sepse ata duan të mbrojnë dhe të fshehin vjedhjen e zgjedhjeve nga regjimi Rama-Doshi.

Në qarkun e Korçës rezultati i zgjedhjeve u deformua nga punësimet masive elektorale dhe të paligjshme, nga dhënia e paligjshme e lejeve të legalizimit dhe nga akte të tjera kundra ligjit në këmbim të votave për pushtetin e Edi Ramës.

Dosja e qarkut të Korçës është e mbushur me provat tona që faktojnë vjedhjen e zgjedhjeve, por regjimi Rama-Doshi ka kapur gjithë strukturat shtetërore në vend dhe po e përdor shtetin në shërbim të pushtetit, jo të shqiptarëve.

Megjithëse ka hedhur poshtë pa argument çdo kërkesë të Partisë Demokratike për përsëritjen e zgjedhjeve, KAS nuk iu përgjigj asnjëherë disa pyetjeve të thjeshta: Pse refuzoi të marrë informacion në zyrat e Kadastrës për legalizimet elektorale, në zyrat e Bashkive dhe disa agjencive qeveritarë për punësimet e paligjshme elektorale? Pse refuzoi t’u kërkojë agjencive ligjzbatuese informacion për përfshirjen e krimit në blerjen e votës.

Kur e nisëm këtë betejë e dinim që institucione si KAS nuk e duan të vërtetën dhe nuk do të bëjnë drejtësi, por është detyra jonë të paraqesim të gjitha provat kudo, përfshi edhe në Kolegjin Zgjedhor, siç kemi nisur sot betejën tonë. Ne do të vazhdojmë të luftojmë për të vërtetën dhe për shqiptarët!

Regjimi Rama-Doshi mund ta pengojë për pak, por ai nuk është i fuqishëm ta ndalojë transparencën për masakrën zgjedhore.

Transparenca dhe drejtësia për 25 Prillin do të bëhet e plotë, do apo nuk do Rama dhe veglat e tij në KAS apo kudoqoftë!

Etiketa: Edmond SpahoKASKorcePD

Lajme të lidhura

Qëlluan me vezë makinën e Ramës, arrestohen 2 persona, 9 të tjerë nën hetim
Aktualitet

Qëlluan me vezë makinën e Ramës, arrestohen 2 persona, 9 të tjerë nën hetim

15:15 - 15/11/26
“Shqipëria duhet të çlirohet nga qeverisja e korruptuar” – Aktivistja Anjeza Marku: Urojmë të jetë Nëntori i Tretë, Rama të ikë
Aktualitet

“Shqipëria duhet të çlirohet nga qeverisja e korruptuar” – Aktivistja Anjeza Marku: Urojmë të jetë Nëntori i Tretë, Rama të ikë

11:27 - 15/11/26
Koçeku ironizon Asamblenë e PS-së: “Një parti që nuk kontrollon dot veten, si mund të drejtojë një shtet?”
Aktualitet

Koçeku ironizon Asamblenë e PS-së: “Një parti që nuk kontrollon dot veten, si mund të drejtojë një shtet?”

08:12 - 15/11/26
Para
Epidemologu Fauci: Ka akoma punë në luftën kundër virusit, nuk duhet të flasim para kohe

Epidemologu Fauci: Ka akoma punë në luftën kundër virusit, nuk duhet të flasim para kohe

TË FUNDIT

Sondazhi në UEFA, si e shohin tifozët ndeshjen  vendimtare mes Bjellorusisë dhe Shqipërisë
Sport

Sondazhi në UEFA, si e shohin tifozët ndeshjen  vendimtare mes Bjellorusisë dhe Shqipërisë

16:38 - 15/11/26

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot në orën 18:00 ndeshjen e saj të fundit në Grupin C1 në Ligën e...

Lexo më shumë
Tiranë/ Një 39-vjeçar gjendet pa shenja jete në makinë

Tiranë/ Një 39-vjeçar gjendet pa shenja jete në makinë

16:15 - 15/11/26
Gjendet pa shenja jete një 85-vjeçare pranë fshatit Kuç, dyshohet se u mbyt në lumë

Gjendet pa shenja jete një 85-vjeçare pranë fshatit Kuç, dyshohet se u mbyt në lumë

15:50 - 15/11/26
Qëlluan me vezë makinën e Ramës, arrestohen 2 persona, 9 të tjerë nën hetim

Qëlluan me vezë makinën e Ramës, arrestohen 2 persona, 9 të tjerë nën hetim

15:15 - 15/11/26
Mjegulla përfshin Juglindjen, e vendit vështirësi në qarkullim në disa akse nacionale

Mjegulla përfshin Juglindjen, e vendit vështirësi në qarkullim në disa akse nacionale

14:54 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com