GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Vendimi i RMV për propozimin francez, Tabaku: Tani jemi në provim dhe s’mund të gënjejmë më askënd!

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Marrëveshja për Butrintin/ Tabaku: Pse zonat e mbrojtura jepen për investime strategjike?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku reagoi për vendimin e parlamentit të Maqedonisë së Veriut, që miratoi propozimin francez, duke zgjidhur kështu ngërçin me Bullgarinë dhe duke i hapur rrugën edhe Shqipërisë për konferencën e parë ndërqeveritare.

“Votimi i sotëm në Maqedoninë e Veriut i hap rrugë Konferencës së Parë Ndërqeveritare për Shqipërinë! Mbas 9 vitesh dështimesh në procesin e integrimit, pas ilariteteve të medaljeve për një proces që kish mbetur në vendnumëro prej qeverisë, pas serive të gjata me ankesa tanimë nuk ka më asnjë alibi për qeverinë Shqiptare. Duhet nisur nga puna për ngritjen e strukturave për tu përballur me procesin dhe sfidat“, shkruan Tabaku.

Tabaku shprehet se tani jemi në provim dhe se qeveria duhet të kthejë integrimin në prioritet kombëtar.

“Kjo do të thotë se qeveria duhet ta kthejë integrimin në prioritet kombëtar, duhet të përshtasë strukturën ekzistuese sipas metodologjisë së re duke u përshtatur me atë çka kërkohet. Që do të thotë të mos sillemi si deri më tani, të mos shohim interesin politik të ditës; pushtetin e ditës; përfitimin e ditës; kontratën e ditës a koncesionin e radhës: Të rinjtë po largohen masivisht; bizneset po mbyllen, mundësitë në tregje janë duke u ngushtuar, konkurenca e pandershme po largon sot trurin!“, shkruan Tabaku.

Ndër të tjera në postim, Tabaku shkruan se hapja e konferencës të parë ndërqeveritare do të thotë një mundësi për të rritur kontrollin dhe monitorimin ndaj qeverisë.

“Pra, ky proçes ka nevojë dhe domosdoshmëri të përmbushen realisht kriteret. Tani jemi në provim dhe nuk mund të gënjejmë më askënd! Hapja e konferencës të parë ndërqeveritare do të thotë një mundësi për të rritur kontrollin dhe monitorimin ndaj qeverisë. Kjo është një tjetër rrugë për t’ia kthyer demokracinë qytetarëve, për të rikthyer zgjedhjet e lira e të ndershme, balancën e pushteteve dhe t’i jepet zgjidhje reale problemeve qe ka sot Shqipëria e braktisur! Fatkeqësisht na është paraqitur një Europë që nuk ka interesin e shqiptarëve kur në fakt ajo ka qenë këtu gjithë këto vite. Sa herë që Shqipëria ka pasur nevojë Europa ka qenë këtu, sot duhet të jetë Shqipëria gati për te nisur këtë rrugëtim! Së fundi, një falenderim vëllazëror për Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut që kanë kontribuar në këtë proces po aq sa kushdo e mbase edhe më shumë. Le ta përdorim integrimin si shpresë dhe mundësi për Shqipërinë! Ky është procesi i Shqipërisë dhe shqiptarëve!”, shkruan Tabaku.

Etiketa: Jorida TabakuKryesore1

Lajme të lidhura

Eurodeputetja kritika Von der Leyen: E papranueshme, shkuat në Shqipëri dhe heshtët për protestat dhe korrupsionin
Aktualitet

Eurodeputetja kritika Von der Leyen: E papranueshme, shkuat në Shqipëri dhe heshtët për protestat dhe korrupsionin

08:42 - 13/10/26
Raporti/ Shqipëria po humbet fuqinë punëtore, 67% e popullsisë në moshë pune do të emigrojë
Aktualitet

Banka Botërore: Emigracioni dhe mungesa e fuqisë punëtore frenojnë rritjen ekonomike në Shqipëri

07:59 - 13/10/26
Salianji: Do t’u drejtohem institucioneve dhe do të hyj në garë për kreun e PD-së, edhe me gjyq
Breaking Views

Salianji: Do t’u drejtohem institucioneve dhe do të hyj në garë për kreun e PD-së, edhe me gjyq

23:10 - 12/10/26
Para
“Shtëpi bari” në Itali, si ra në prangat e karabinierëve 26-vjeçari shqiptar

Zbulohet ferma me kanabis në Greqi, arrestohen tre shqiptarë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kapën socialistët duke blerë vota, policia arreston bashkëshortin e kandidates së PD!
Aktualitet

Dhunohet mjeku në Mirditë, sulmohet me shkop bejsbolli nga tre persona të maskuar (Emri)

10:11 - 13/10/26

Mjeku Martin Prenga dyshohet se është dhunuar pak më parë në fshatin Konaj, në njësinë administrative Fan të Mirditës. Sipas...

Lexo më shumë
Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë

“Na jepni lekë ose do iu vendosim gjobë”, AMP arreston dy policë që kërkonin ryshfet

10:01 - 13/10/26
Aksident i rëndë në rrugën e Rinasit, disa makina të përplasura në kryqëzim

Aksident i rëndë në rrugën e Rinasit, disa makina të përplasura në kryqëzim

09:50 - 13/10/26
Shpërthim me lëndë plasëse në Tiranë, makinës së avokatit Idajet Beqiri i vendoset tritol

Shpërthim me lëndë plasëse në Tiranë, makinës së avokatit Idajet Beqiri i vendoset tritol

09:37 - 13/10/26
Netët magjike në Champions League! Spikat Liverpool – Atletico Madrid, duel “zjarri” edhe në Itali

Rikthehet Champions League! Spikasin Atletico-United dhe Galatasaray-Barcelona, në fushë edhe Interi e Bayerni

09:09 - 13/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com