GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vendimi, KQZ nuk e regjistron Gjergji Nikën si kandidat për Bashkinë e Vlorës

13:49 - 26/10/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Vendimi, KQZ nuk e regjistron Gjergji Nikën si kandidat për Bashkinë e Vlorës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Vlorës, Gjergji Nika nuk është regjistruar nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve si kandidat për Bashkinë e Vlorës për zgjedhjet e pjesshme lokale të 9 Nëntorit.

Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të KQZ-së, teksa Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi deklaroi se Nika duhet të ishte propozuar nga një Komitet Nismëtar dhe duhet të kishte respektuar procedurën.

Më tej, Celibashi tha se nga precedenti i vitit 2023, Gjegji Nika nuk mund të regjistrohet për zgjedhjet e 9 nëntorit. Teksa tha se anëtarit të Këshillit Bashkiak të Vlorës, i lind e drejta që ta kontestojë vendimin e KQZ-së.

“Është e qartë që interpretimi nuk mund të jetë literal por edhe llogjik. Këtu kemi edhe aspekt proceduriale por edhe materiale të rregullimit të kësaj cështje. Aspektet proceduriale janë ato që kanë të bëjnë me mënyren sesi shkohen në një regjistrim të një kandidati dhe materialet me kushtet që kërkohen.

Aspekti proceduriale është i qartë plotësisht, ti duhet të ndjekësh një procedurë të caktuar që shkosh tek procesi i regjistrimit. Dhe unë mendoj që përjashtimi që ka bërë Kodi Zgjedhor për një kategori të caktuar, si kandidatët që mbështeten nga zgjedhësit, për të cilat ka një procedurë të caktuar, ndryshe nga ajo që ka për subjektet politike. Dhe procedurën kandidatët duhet ta respektojnë. Ju kishit detyrimin që të arfirmoheshit si kandidat i mbështetur nga zgjedhur vetëm duke përgatiur këtë kërkesë tek Komiteti Nismëtar. Favori që ligji iu ka bërë është që ju nuk kishit nevojë për të mbledhur firma.

Patjetër që ka vend për të diskutuar, por e kemi një precedentë në vitin 2023, ku do të duhet që edhe në rastin ku kandidatët janë të mbështetur nga zgjedhësit, të cilat janë deputetë apo kryetar bashkisë, propozimi për ta duhet që të vinte nga një komitet Nismëtar. Kemi një precedentë të tillë, kështu që duke respektuar këtë precedentë, me keqardhje më të madhe, por nuk mund ta regjistrojmë si kandidat. Natyrisht keni gjithë të drejtën për ta kontestuar këtë vendimmarrje, por në precedentin e regjistuar, nuk mund ta regjistrojmë kanidaturën tuaj”, tha Celibashi.

Ndërsa Nika më herët pretendoi se e lejon ligji për të zgjedhur me votë që ai të regjistrohet për zgjedhjet e 9 nëntorit. Sipas tij, me një vërtetim nga instucionet e tyre, mund të regjistrohen duke mbajtur një mandat mbi gjashtë muaj

“Në radhë të parë mua ma lejon ligji, pasi ti e ke të shprehur shumë të qartë, neti 70 pika 4, shkruhet, kandidatët që janë kryetarët e Bashkive, anëtarët e Këshillit Bashkiak dhe deputetët. Me një vërtetim nga instucionet e tyre, mund të regjistrohen duke mbajtur një mandat mbi gjashtë muaj. Është e shkruajtur shumë qartë, nëse do të ishte në pikën 4, nuk do të shkruhej heqja e pikës 3, atëherë këtu do të kishim nevojë për interpretim, por gjëja është shumë e qartë”, tha Nika.

Tashmë, dy kandidatët e vetëm për Bashkinë e Vlorës më 9 Nëntor mbeten Brunilda Mersini e PS-së dhe Dionis Sota si kandidat i pavarur, por që ka dhe mbështetjen e Partisë Demokratike.

 

Etiketa: kandidatKQZnikaVlore

Lajme të lidhura

Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Kuvendit, reagon Departamenti Amerikan i Shtetit
Breaking Views

Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Kuvendit, reagon Departamenti Amerikan i Shtetit

19:31 - 12/03/26
“Përdorues droge”, Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës ndaj Berishës për shpifje
Breaking Views

“Përdorues droge”, Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës ndaj Berishës për shpifje

19:11 - 12/03/26
Politico: Brukseli bën thirrje për drejtësi, ndërsa Rama shpëton nga arresti ish-zëvendëskryeministren
Breaking Views

Politico: Brukseli bën thirrje për drejtësi, ndërsa Rama shpëton nga arresti ish-zëvendëskryeministren

19:00 - 12/03/26
Para
“M’i mori të gjitha”/ Banori i Vaut të Dejës: Uji arriti mbi 2 metra ujë dhe më shkaktoi 50 mln lekë dëm

“M’i mori të gjitha”/ Banori i Vaut të Dejës: Uji arriti mbi 2 metra ujë dhe më shkaktoi 50 mln lekë dëm

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Kuvendit, reagon Departamenti Amerikan i Shtetit
Breaking Views

Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Kuvendit, reagon Departamenti Amerikan i Shtetit

19:31 - 12/03/26

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dënuar sulmin kibernetik të Iranit ndaj Kuvendit të Shqipërisë. Në një reagim për Report...

Lexo më shumë
“Përdorues droge”, Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës ndaj Berishës për shpifje

“Përdorues droge”, Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës ndaj Berishës për shpifje

19:11 - 12/03/26
Politico: Brukseli bën thirrje për drejtësi, ndërsa Rama shpëton nga arresti ish-zëvendëskryeministren

Politico: Brukseli bën thirrje për drejtësi, ndërsa Rama shpëton nga arresti ish-zëvendëskryeministren

19:00 - 12/03/26
Botërori kalon nga Polonia, titullarët e Sylvinhos me dëmtime dhe pak minuta lojë

Botërori kalon nga Polonia, titullarët e Sylvinhos me dëmtime dhe pak minuta lojë

18:30 - 12/03/26
Federata motivon Poloninë para Shqipërisë, premio në rast kualifikimi

Federata motivon Poloninë para Shqipërisë, premio në rast kualifikimi

17:44 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com