GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Vendimi për Komisionet Hetimore, Rushaj: Ngritja kalon në seancën e 14 tetorit

11:20 - 04/10/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Vendimi për Komisionet Hetimore, Rushaj: Ngritja kalon në seancën e 14 tetorit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Alfred Rushaj, tha në fund të mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve se është rënë dakord që mbledhjet e Komisioneve Parlamentare të zhvillohen fizikisht në salla.

Në një prononcim për mediet, Rushaj tha se në mbledhjen e sotme është rënë dakord që tre Komisionet Hetimore të propozuara nga PD, të kalojnë në seancën plenare të datës 14 tetor për diskutim dhe miratim.

“Vendimi që u mor sot në Konferencën e Kryetarëve kishte të bënte me kthimin e ligjshmërisë, sa i përket mbledhjes së komisioneve. Pas përpjekjeve tona për të vendosur ligjshmërinë, lidhur me punën që opozita duhet të bëjë në komisionet parlamentare, sot u ra dakord përfundimisht që mbledhjet të bëhen me prezencë fizike, siç e parashikon rregullorja, duke respektuar masat anti-Covid. Po kështu u diskutua dhe ra dakord që të tre Komisionet Hetimore të kalojnë në seancën e datës 14 tetor për diskutim dhe miratim. Ne paraqitëm kërkesën tonë në përputhje me ligjin, dhe i bëmë të qartë deputetëve të PS se e drejta e opozitës për të ngritur Komisione Hetimore është e patjetërsueshme. U ra dakord që të tre Komisionet të kalojnë në seancë plenare. Ne nuk tërhiqemi nga ajo që Kushtetuta ka vendosur në raport me Komisionet Hetimore”, tha Rushaj.

Në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve, u miratua kërkesa e opozitës për zhvillimin e mbledhjeve të Komisioneve fizikisht, dhe jo online. Në projekt- vendimin e miratuar nënvizohet gjithashtu se për të marrë pjesë në mbledhjet e Komisioneve, deputeti duhet të dorëzojë pranë sekretarisë së komisionit certifikatën e vaksinimit ose testin PCR negativ të kryer jo më vonë se 48 orë përpara fillimit të mbledhjes.

Etiketa: komisionePD

Lajme të lidhura

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…
Breaking Views

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist
Breaking Views

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26
Kandidatja e PS në Lezhë për zgjedhjet e 2025 bëhet zv.ministre e Mbrojtjes, shkarkohet Andrea Shllaku
Breaking Views

Kandidatja e PS në Lezhë për zgjedhjet e 2025 bëhet zv.ministre e Mbrojtjes, shkarkohet Andrea Shllaku

20:46 - 01/04/26
Para
Rama në Madrid, takohet me Sekretarët e Shtetit për Europën e për Tregtinë

Rama në Madrid, takohet me Sekretarët e Shtetit për Europën e për Tregtinë

TË FUNDIT

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

Për herë të parë në 50 vjet, njerëzit do të kthehen në hënë dhe Qendra Kërkimore Ames e NASA-s në...

Lexo më shumë
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com