GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vendimi për vulën, Boçi: I drejtë, bashkimi hapi i radhës. Basha dhe Alibeaj të bëjnë “mea culpa”

18:49 - 11/06/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Deklarimet e Ahmetajt, Boçi: Vërtetoi akuzat ndaj Veliajt dhe Ramës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nënkryetari i PD-së, Luaçiano Boçi ka përshëndetur si të drejtë vendimin e Gjykatës së Apelit, që ja dha vulën e partisë më të madhe opozitare në vend,  grupit të Rithemelimit. Në studion e RTSH24, Boçi se vendimi i gjykatës përputhej me realitetin që tashmë u përkthye edhe në një formë juridike.

“Nuk e fshehim gëzimin për atë vendim të drejtë me atë dëshirën e mirë që kemi patur që drejtësia në Shqipëria të ekzistojë dhe fatmirësisht ka edhe gjyqtar me integritet brenda këtij sistemi për të cilin ne kemi shprehur objeksionet tona, por një vendim që përputhej me të drejtën me të vërtetën, me vullnetin e demokratëve.

U përkthye në formë juridike një realitet që ne e preknim, por ende gjykatat e zvarrisnin, ishte një kalvar që duhej të përfundonte sepse vendi kishte arritur në një pikë kulmore të të dashurit një opozitë dhe ishte kërkuar në të gjitha ambientet e kërkuar në të gjitha shtresat e shoqërisë. Opozita, PD si lokomotiva kryesore, është ajo që vendos ekuilibrat jo vetëm politik, por edhe social. Kemi një shenjë të një normalizmi të raporteve politike dhe kjo do i shërbejë shumë edhe elementeve të tjerë që vijën më pas me paraqitjen e një alternative qeverisëse serioze dhe që gëzon sot të gjithë mbështetjen e demokratëve”, tha Boçi.

Hapi i radhës, sipas tij, do të jetë procesi i bashkimit. Boçi theksoi se nuk do të ketë vetëm thirrje drejtuar demokratëve, por po ashtu edhe kontaktime të drejtpërdrejta të anëtarëve të PD-së dhe kontributorëve të partisë në të gjitha nivelet.

“Thirrja është për të gjithë demokratët edhe për ata të pozicionuar te logoja, pro edhe te ata që kanë qenë të dyzuar në vendimmarrje politike për shkak të përplasjes juridike në PD. Do vazhdojmë me atë proces bashkimi që është i domosdoshëm, apeli ynë do të jetë i vazhdueshëm, do ketë edhe kontaktim të drejtpërdrejtë i të gjitha niveleve të kontributorëve dhe anëtarëve të PD-së”, theksoi ai.

I pyetur lidhur ne Enkelejd Alibeaj dhe Lulzim Bashën, Boçi u shpreh se ata janë vetëpërjashtuar me vendimet që kanë marrë, por shtoi se të dy ata duhet të bëjnë “mea culpa” dhe më pas vendimin e marrin demokratët.

“Ka vend për të gjithë deputetët, në rastin e zotit Basha dhe Alibeaj kanë qenë ata që janë vetëpërjashtuar nga ky proces bashkimi për shkak të vendimmarrjeve, megjithatë çdo njeri që bën opozitë dhe i kundërvihet kësaj qeverisje duhet të bëjë pjesë në opozitë dhe sidomos në PD. Të dy ish-kolegët tanë duhet të kenë refleksionet e tyre të ketë atë ‘mea culpa-n’ e tyre dhe çdo gjë tjetër e vendos mënyra e sjelljes së tyre dhe demokratët”, deklaroi Boçi.

Etiketa: BociLuaçiano BoçiPD

Lajme të lidhura

Takimi i Salianjit dhe Alimehmetit në Durrës, zbulohet sms e krerëve të PD për bazën: Janë të paautorizuar, distancohuni
Aktualitet

A kërkon karrigen e Berishës? Salianji: Synoj rigjenerimin e PD-së dhe ripërtëritjen e opozitës

21:06 - 06/12/25
Raporti i KLSH: Mbipopullim dhe kushte të rënda në burgun e Shën Kollit
Aktualitet

Burgu si spital, qindra të dënuar vuajnë nga sëmundje të ndryshme në qelitë e mbingarkuara

20:50 - 06/12/25
Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin shqiptar, flet i përlotur babai: Më pa dhe mbylli sytë përgjithmonë
Aktualitet

Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin shqiptar, flet i përlotur babai: Më pa dhe mbylli sytë përgjithmonë

19:30 - 06/12/25
Para
EURO 2024/ Presidenti Duka: Në çdo ndeshje do futemi për të fituar – Intervista

EURO 2024/ Presidenti Duka: Në çdo ndeshje do futemi për të fituar - Intervista

Discussion about this post

TË FUNDIT

Regjistrohen sërish lëkundje tërmeti në Tiranë
Botë

Greqia nuk gjen qetësi, shënohen lëkundje tërmeti 4.6 ballë

22:59 - 06/12/25

Një tërmet me magnitudë 4.6 ballë të shkallës Rihter ndodhi mbrëmjen e kësaj të shtune në orën 22:48, në Kalavryta....

Lexo më shumë
Trump propozohet për çmimin Nobel! ‘Nëse i jap fund luftës Rusi-Ukrainë, mund të shkoj në parajsë’

Zelensky: Kemi përparim në bisedimet me SHBA-në për planin e paqes

22:36 - 06/12/25
Arbër Hoxha i papërmbajtshëm, për të 3-tin muaj rradhazi zgjidhet lojtari më i mirë në Kroaci

Arbër Hoxha i papërmbajtshëm, për të 3-tin muaj rradhazi zgjidhet lojtari më i mirë në Kroaci

22:02 - 06/12/25
Trump merr telefonatë nga Ronaldo: Nuk ka njeri më të mirë se ai

Trump merr telefonatë nga Ronaldo: Nuk ka njeri më të mirë se ai

21:46 - 06/12/25
8 gola dhe përmbysje e “çmendur” në La Liga, Barcelona nuk di të ndalet

8 gola dhe përmbysje e “çmendur” në La Liga, Barcelona nuk di të ndalet

21:23 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com