GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Vendimi për vulën, deputetët e PD para gjykatës së Apelit: Të marrë fund agonia

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Vendimi për vulën, deputetët e PD para gjykatës së Apelit: Të marrë fund agonia
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një grup deputetësh të Partisë Demokratike përfshirë këtu Saimir Korreshin dhe Dashnor Sulën janë mbledhur ditën e sotme para Gjykatës së Apelit duke kërkuar nga togat e zeza që të shprehen për ligjshmërinë e drejtimit të partisë së tyre.

Deputeti Dashnor Sula deklaroi se janë informuar që çështja nuk është planifikuar fare për gjykim ndërsa shtoi se do të paraqesin edhe një shkresë për përshpejtimin e gjykimit. Sula u shpreh se PD duhet të dalë me kandidatë të përbashkët në zgjedhje duke propozuar edhe një model primaresh ku përveç anëtarëve të votojnë edhe simpatizantët.

“Ne nuk morën asnjë informacion. Morëm informacion që nuk është planifikuar fare për gjykim. Korreshi do paraqesë dhe një shkresë që kemi kërkuar përshpejtimin e gjykimit. Ne na intereson gjykimi përfundimtar dhe marrja e një vendim final për të bërë të mundur një pikënisje të përbashkët. Nëse do caktohet Rithemelimi ne do jemi pjesë e Partisë Demokratike siç jemi sot pjesë e Partisë Demokratike. Jemi për daljen me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet e vitit 2023. Nëse i keni ndjekur prononcimet e tjera kam hedhur idetë që në primaret të mos votojë vetëm anëtarësia. Unë jam për të pasur një hap më të gjerë. Duhet të votojnë jo vetëm anëtarësia por do të kemi sa më shumë përfaqësues për të votuar dhe qytetarë të thjeshtë për të dalë kandidati më i mirë. Do të kërkohet një vullnet i përbashkët i dy palëve. E kam parë preokupimin që të jemi me kandidatë të përbashkët. Ne jemi në një realitet që kërkojmë një gjykim të këtij ankimi. Nëse kjo trupë gjyqësore ka pengesa nga aktorë të tjerë kjo është tjetër gjë. Nuk shikoj asnjë arsye pse ky gjykim vonohet. Gjykata e Apelit nuk shqyrtoka dot një çështje të tillë që kërkon vetëm një orë. Do uroja që Apeli ta marrë seriozisht këtë kërkesë të kërkuar nga anëtarët e PD ndryshe ka pikëpyetje shumë të mëdha. Duam që të marrë fund kjo agoni. Për sa kohë vendimi mbahet peng nga Apeli, është në dëm të demokracisë. Ne nuk do të presim fund. Ka aktorë të caktuar që kanë interesa”, tha Sula.

Etiketa: ApeliPDSula

Lajme të lidhura

Sot mbahet protesta kombëtare në Tiranë, studentët dhe qytetarët mblidhen në orën 14:00
Aktualitet

Sot mbahet protesta kombëtare në Tiranë, studentët dhe qytetarët mblidhen në orën 14:00

08:26 - 11/11/26
Kreu i Komisionit të Jashtëm në PE: Qytetarët dolën në rrugë kundër korrupsionit dhe abuzimit në Shqipëri
Aktualitet

Kreu i Komisionit të Jashtëm në PE: Qytetarët dolën në rrugë kundër korrupsionit dhe abuzimit në Shqipëri

08:16 - 11/11/26
Këlliçi reagon pas deklaratave të Ahmetajt: Rama dhe Nufi duhet të japin dorëheqjen! SPAK të nisë hetimet
Aktualitet

Këlliçi: Parlamenti Europian rrëzoi propagandën e Ramës, Brukseli kërkon zgjedhje të lira

07:39 - 11/11/26
Para
“Zbërthehen” vëllezërit Beqiraj, pengmarrja u prishi planin për vrasjen e “Rrumit ë Shijakut”

“Zbërthehen” vëllezërit Beqiraj, pengmarrja u prishi planin për vrasjen e “Rrumit ë Shijakut”

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Bum” ndërtimesh në Shqipëri/ Të parët në Europë, niveli 3 herë më i lartë se mesatarja e BE
Aktualitet

Tirana e vështirë për familjet e reja! Çmimet e apartamenteve në ‘stratosferë’, lindjet po bien me ritme të shpejta

08:36 - 11/11/26

Teksa kryeqyteti vijon të tërheqë popullsi nga qarqet e tjera të vendit, numri i lindjeve po bie me ritme të...

Lexo më shumë
Sot mbahet protesta kombëtare në Tiranë, studentët dhe qytetarët mblidhen në orën 14:00

Sot mbahet protesta kombëtare në Tiranë, studentët dhe qytetarët mblidhen në orën 14:00

08:26 - 11/11/26
Kreu i Komisionit të Jashtëm në PE: Qytetarët dolën në rrugë kundër korrupsionit dhe abuzimit në Shqipëri

Kreu i Komisionit të Jashtëm në PE: Qytetarët dolën në rrugë kundër korrupsionit dhe abuzimit në Shqipëri

08:16 - 11/11/26
Rrjedhje gazi në një furrë buke në Fier, çifti përfundon në spital në gjendje asfiksie

Rrjedhje gazi në një furrë buke në Fier, çifti përfundon në spital në gjendje asfiksie

08:05 - 11/11/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 11 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:03 - 11/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com