GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Vendimi për vulën e PD, reagon KLGJ: Gjuhë urrejtje…

19:13 - 08/03/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjykata e Lartë/ KLGJ i propozon presidentit dy kandidatë për postin e gjyqtarëve (Emrat)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka reaguar pas vendimit për vulën në Gjykatën e Apelit në Tiranë.

KLGJ shprehet se janë bërë deklarata nga persona publikë ndaj një vendimi. Sipas KLGJ, është shqetësuese gjuha e urrejtjes ndaj gjyqtarëve.

Reagimi i KLGJ:

Këshilli i Lartë Gjyqësor konstaton se ditët e fundit janë bërë deklarata nga persona publikë që shprehin pakënaqësi ndaj një vendimi të dhënë nga Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.

Si organ i ngarkuar nga Kushtetuta për të garantuar pavarësinë, përgjegjshmërinë dhe mbarëvajtjen e pushtetit gjyqësor, Këshilli i Lartë Gjyqësor konstaton me keqardhje se ky nuk është një rast i izoluar i mosrespektimit të dinjitetit të gjyqtarit, një kusht i domosdoshëm për garantimin e shtetit të së drejtës.

Gjuha e urrejtjes kundër gjyqtarëve është shqetësuese dhe e papranueshme. Thirrjet publike për vetëgjyqësi, ndaj një akti të pushtetit gjyqësor, pavarësisht mos dakordësisë me të, janë haptazi kundër rendit kushtetues, mbi bazën e të cilit funksionon shteti i së drejtës.

Aludimet për “kapje” të gjyqtarëve, referojnë elementë të korrupsionit që, në mungesë të fakteve, minojnë rëndë besimin te drejtësia dhe autoritetin e pushtetit gjyqësor.

Liria e shprehjes e garantuar nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, nuk mbron në asnjë rast gjuhën e urrejtjes apo thirrjet për dhunë.

Për nga natyra e vet, veprimtaria gjyqësore shkakton pakënaqësi ndaj njërës apo tjetrës palë, por në një shtet të së drejtës, mjeti ligjor për të kundërshtuar një vendim gjyqësor është ankimi në një gjykatë më të lartë, sipas legjislacionit në fuqi, jo përbaltja e gjykatës, apo e gjyqtarit.

Po ashtu, kushdo që vjen në dijeni të një veprimtarie apo sjellje të gjyqtarit që mund të përbëjë shkelje disiplinore sipas ligjit, ka mundësinë që rastin t’ia referojë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, për të vlerësuar dhe vendosur nëse është vendi për fillimin e procedimit disiplinor të gjyqtarit.

Etiketa: KLGJKryesore1PDvula

Lajme të lidhura

Kundër arrestimit/ Raporti i PS: Balluku nuk është më në detyrë, po i bëhet gjyq publik!
Breaking Views

Kundër arrestimit/ Raporti i PS: Balluku nuk është më në detyrë, po i bëhet gjyq publik!

11:13 - 12/03/26
Bylykbashi: Belinda s’është shtatzënë, s’ka kaluar moshën 70 vjeç dhe as toksikomane
Breaking Views

Bylykbashi: Belinda s’është shtatzënë, s’ka kaluar moshën 70 vjeç dhe as toksikomane

11:06 - 12/03/26
Kryemadhi në SPAK, batuta me gazetarët: Sot kemi imunitetin e Belindës, por të gjithë pas meje vijnë!
Breaking Views

Kryemadhi në SPAK, batuta me gazetarët: Sot kemi imunitetin e Belindës, por të gjithë pas meje vijnë!

10:33 - 12/03/26
Para
18 raste të reja me koronavirus

Bilanci ditor i Covid, 1 humbje dhe 16 të infektuar të rinj

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kundër arrestimit/ Raporti i PS: Balluku nuk është më në detyrë, po i bëhet gjyq publik!
Breaking Views

Kundër arrestimit/ Raporti i PS: Balluku nuk është më në detyrë, po i bëhet gjyq publik!

11:13 - 12/03/26

Deputeti i PS Ulsi Manja lexon raportin e PS kundër kërkesës së SPAK për marrjen e autorizimit për arrestimin e...

Lexo më shumë
Bylykbashi: Belinda s’është shtatzënë, s’ka kaluar moshën 70 vjeç dhe as toksikomane

Bylykbashi: Belinda s’është shtatzënë, s’ka kaluar moshën 70 vjeç dhe as toksikomane

11:06 - 12/03/26
(VIDEO) Konflikti për pronën në Klos/ Vajza publikon pamjet e dhunës, reagon policia

(VIDEO) Konflikti për pronën në Klos/ Vajza publikon pamjet e dhunës, reagon policia

10:55 - 12/03/26
Kryemadhi në SPAK, batuta me gazetarët: Sot kemi imunitetin e Belindës, por të gjithë pas meje vijnë!

Kryemadhi në SPAK, batuta me gazetarët: Sot kemi imunitetin e Belindës, por të gjithë pas meje vijnë!

10:33 - 12/03/26
SPAK kërkon arrestimin e saj, Balluku nuk paraqitet në seancë as për të folur

SPAK kërkon arrestimin e saj, Balluku nuk paraqitet në seancë as për të folur

10:19 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com