GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Vendimi për Xhaçkën/ Shehaj: Kushtetuesja shkeli Kushtetutën

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Shehaj: GJK zgjati mandatin e Xhaçkës nën presionin e qeverisë

Agron Shehaj

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti demokrat, Agron Shehaj reagoi pasi Gjykata Kushtetuese zbardhi vendimin e saj për çështjen e papajtueshmërisë së mandatit të deputetes për ministren e Jashtme, Olta Xhaçka, pasi bashkëshorti i saj, Artan Gaçi u shpall “investitor strategjik” nga qeveria.

Shehaj tha se me këtë vendim, Gjykata Kushtetuese shkeli Kushtetutën e Shqipërisë.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të rrëzuar kërkesën e opozitës për shqyrtimin e papajtueshmërisë së mandatit të Ministres së Jashtme, Olta Xhaçka është dëshmia e radhës se fatkeqësisht në Shqipëri drejtësia nuk është e pavarur nga qeveria.

Me vendimin e saj, gjykata thotë se nuk mund të shqyrtojë mandatin e zonjës Xhaçka, pasi duhet që kërkesa për gjykimin e papajtueshmërisë të sillet nga Kuvendi dhe jo nga një grup deputetësh.

Pra, nëse Kuvendi, shumica e të cilit kontrollohet nga maxhoranca dhe qeveria nuk voton për të çuar kërkesën, atëherë gjykata nuk merr në shqyrtim asnjë rast për papajtueshmëri mandati të ministrave apo zyrtarëve të maxhorancës.

Praktikisht me këtë vendim, Gjykata Kushtetuese thotë se do të gjykojë vetëm atëherë kur e lejon qeveria dhe maxhoranca parlamentare.

Duke i hequr të drejtën 1/5 së deputetëve për t’ju drejtuar Gjykatës Kushtetuese, ajo kufizon të drejtën e pakicës për të ushtruar kontroll mbi abuzimet e qeverisë, siç parashikohet shprehimisht nga Kushtetuta.

Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese ishin përballë një zgjedhje të qartë. Atë të mbrojtjes së Kushtetutës dhe interesit kombëtar apo mbrojtjes së interesave private dhe okulte të qeveritarëve. Fatkeqësisht zgjodhën të dytën duke i dhënë një goditje fatale parimit të ndarjes së pushteteve dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri,” reagoi Shehaj.

 

Etiketa: KushtetuesjaShehajxhacka

Lajme të lidhura

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion
Breaking Views

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike
Aktualitet

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë
Breaking Views

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26
Para
Dyfishimi i çmimit të patentës, radhë të mëdha në Korçë

Dyfishimi i çmimit të patentës, radhë të mëdha në Korçë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26

Paris Saint-Germain ka fituar një përballje spektakolare ndaj Barcelonës, me rezultatin 4-2, në një ndeshje të luftuar deri në minutat...

Lexo më shumë
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com