GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Lezhë, babë e bijë humbin jetën në aksident, punonin në kampin e Gjadrit

në Aktualitet, Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Lezhë, babë e bijë humbin jetën në aksident, punonin në kampin e Gjadrit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një aksident i rëndë rrugor është shënuar në rrugën dytësore Lezhë–Kakarriq, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një kanal, duke u përmbysur.

Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën babë e bijë, Anton dhe Bora Keçi. Sipas burimeve paraprake, dyshohet se ngjarja ka ndodhur dje që në orët e pasdites, por është konstatuar vetëm në orët e vona të mbrëmjes të së shtunës.

Viktimat ishin punonjës të kampit të refugjatëve në Gjadër.

Djali, i shqetësuar që s’po arrinte t’i kontaktonte, ka telefonuar policinë. Ndërkohë, gjatë një patrullimi në zonë, policia ka konstatuar automjetin e përmbysur në kanalin me ujë, në fshatin Gocaj, në afërsi të fabrikës së çimentos, ku janë gjetur edhe trupat e pajetë të viktimave.

Pas nxjerrjes së automjetit nga uji, u konstatua se trupat i përkisnin babait 52-vjeçar dhe vajzës, 20 vjeçe.

Kjo e fundit drejtonte automjetin dhe dyshohet të ketë humbur kontrollin.

Policia po vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.

Në një postim ngushëllimi të shpërndarë nga Drejtoria e Burgjeve, bëhet me dije se 52-vjeçari ishte shef i Shëndetësisë në burgun e Lezhës, ndërsa e bija 20-vjeçare po ndiqte gjurmët e tij në Mjekësi pasi ishte studente në vitin e dytë të fakultetit.

Anton Keçi ka shërbyer për 6 vite në sistemin penitenciar, thuhet në reagimin e Drejtorisë.

“Me dhimbje të thellë njoftojmë se më datë 25.04.2026, në orët e mbrëmjes, në aksin rrugor Lezhë–Gjadër, në vendin e quajtur Gocaj, si pasojë e një aksidenti tragjik ku automjeti ka dalë nga rruga, kanë humbur jetën Dr. Anton Keçi, 52 vjeç, Shef i Shëndetësisë në IEVP Lezhë, si dhe vajza e tij 20-vjeçare, studente në vitin e dytë në Fakultetin e Mjekësisë.

Dr. Keçi shërbeu me përkushtim për rreth 6 vite në sistemin penitenciar, duke lënë pas vlerësim profesional dhe njerëzor tek kolegët dhe të gjithë ata që e njohën.

Në këto momente të rënda, shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen, kolegët dhe të afërmit. Jemi pranë bashkëshortes dhe djalit të tij, duke ndarë dhimbjen e madhe për këtë humbje të parakohshme dhe të pazëvendësueshme”, thuhet në postim.

Viktimat punonin me kohë të pjesshme në kampin e refugjatëve në Gjadër.

gijotina.com/

Etiketa: aksidentiKryesore1Lezhë

Lajme të lidhura

Parullat pikante në protestën e 110 kundër Ramës: Populli pa bukë, Belinda me vila…
Breaking Views

Parullat pikante në protestën e 110 kundër Ramës: Populli pa bukë, Belinda me vila…

20:13 - 17/09/26
“Arrestoni Ramën!”-Dita e 110-të e protestës, qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë
Breaking Views

“Arrestoni Ramën!”-Dita e 110-të e protestës, qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë

20:03 - 17/09/26
‘Ruani qetësinë’, mesazhi i parë i Hashim Thaçit pas dënimit nga Haga
Breaking Views

‘Ruani qetësinë’, mesazhi i parë i Hashim Thaçit pas dënimit nga Haga

19:50 - 17/09/26
Para
Panik në Shtëpinë e Bardhë, të shtëna gjatë darkës së gazetarëve – Trump i padëmtuar, arrestohet autori

Panik në Shtëpinë e Bardhë, të shtëna gjatë darkës së gazetarëve – Trump i padëmtuar, arrestohet autori

Discussion about this post

TË FUNDIT

Parullat pikante në protestën e 110 kundër Ramës: Populli pa bukë, Belinda me vila…
Breaking Views

Parullat pikante në protestën e 110 kundër Ramës: Populli pa bukë, Belinda me vila…

20:13 - 17/09/26

Protesta e 110-të kundër qeverisë është shoqëruar edhe këtë mbrëmje me pankarta dhe mesazhe drejtuar kryeministrit Edi Rama dhe institucioneve...

Lexo më shumë
“Arrestoni Ramën!”-Dita e 110-të e protestës, qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë

“Arrestoni Ramën!”-Dita e 110-të e protestës, qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë

20:03 - 17/09/26
‘Ruani qetësinë’, mesazhi i parë i Hashim Thaçit pas dënimit nga Haga

‘Ruani qetësinë’, mesazhi i parë i Hashim Thaçit pas dënimit nga Haga

19:50 - 17/09/26
Komisioni i Disiplinës pezullon dy drejtorë klubesh dhe një furbollist, gjoba për sjelljen e tifozëve

Komisioni i Disiplinës pezullon dy drejtorë klubesh dhe një furbollist, gjoba për sjelljen e tifozëve

18:01 - 17/09/26
“Do martoheshin”/ 34-vjeçarja përgënjeshtron Zegjine Çaushin dhe sqaron foton e publikuar

“Do martoheshin”/ 34-vjeçarja përgënjeshtron Zegjine Çaushin dhe sqaron foton e publikuar

17:50 - 17/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com