Zbardhen detaje nga vdekja e të moshuarit në Bulgarec të Korçës. Nga komunikimi zyrtar me policinë, konfirmohet se Gëzim Vija,78 vjec, ka një dëmtim në kokë, ndërsa nuk përjashtohet as pista e një ngjarje aksidentale që viktima mundet të jetë rrëzuar dhe goditur duke i sjellë vdekjen.
Megjithatë, policia është duke hetuar në dy pista, atë të vrasjes dhe pistën e vdekjes aksidentale.
Një nga fqinjët e të moshuarit, Ilia Gjatolli, është shprehur se
“Unë isha në Korçë, kur arrita në fshat e mora vesh, më erdhi shumë keq. Fatkeqësi e madhe. Shumë njeri i mirë, kemi shumë vite që jemi komshinj, janë shumë njerëz të mirë edhe djemtë edhe si familje. Janë të respektuar. Nuk ka patur konflikte me asnjë njeri. Kishim hyrje dalje, nuk na kanë thënë asnjë shqetësim. S’kishte as probleme asgjë. Nuk e di për çfarë dyshohet, e mori ekspertiza, të verifikohet nëse është ngjarje aksidentale apo kriminale”, tha ai.
gijotina.com/
Discussion about this post