GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Vendorët kanë 6 MLD lekë borxhe, Bashkia Tiranë mban rekord, ka detyrime të vjetra të papaguara

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 2 min
A A
Vendorët kanë 6 MLD lekë borxhe, Bashkia Tiranë mban rekord, ka detyrime të vjetra të papaguara
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bashkitë në të gjithë vendin vazhdojnë të zhyten në borxheve pavarësisht financimit nga buxheti i shtetit dhe taksave që marrin në masë nga qytetarët. Sipas të dhënave të relacionit për buxhetin faktik të viti 2022, vendorët kanë 6 miliardë lekë detyrime të papaguara. Edhe pse ka pasur një ulje të lehtë në raport me një vit më parë shifrat vazhdojnë të jenë të larta dhe cenojnë qëndrueshmërinë ekonomike.

“Stoku i detyrimeve të prapambetura në fund të muajit dhjetor 2022, i cili parashikohet të shlyhet në një periudhë afatmesme, bazuar në planin e shlyerjes së dërguar nga të gjitha bashkitë në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë është rreth 5.4 miliard lekë”, thuhet në raport.

Ndërkohë, situata bëhet edhe më problematike ku në raport theksohet që  një pjesë e mirë e këtyre borxheve janë detyrime të mbartura në vite. Për të cilat bashkitë nuk kanë ende një plan apo afat konkret se kur mund t’i shlyejnë.

Tirana ka më shumë borxhe

Më tutje në dokumentin e Ministrisë së Financave tregohet niveli i borxheve për të gjitha njësitë vendore dhe shihet që Bashkia Tiranë ka më shumë detyrime të pa shlyera. Konkretisht kjo bashki regjistron 1.2 miliardë lekë borxhe dhe ndiqet nga Bashkia Kavajë me rreth 840 milionë lekë detyrime, ndërsa e treta është Bashkia Vorë me 413 milionë lekë borxhe.

“Stokun më të lartë të detyrimeve e ka bashkia Tiranë në vlerën rreth 1.2mld lekë ose 22.1% të totalit të detyrimeve. Më pas, bashkia Kavajë me rreth 837.5mln lekë, e cila përbën 15.7% të totalit të detyrimeve; bashkia Vorë në vlerën e pandryshuar rreth 413mln lekë, e cila përbën 7.8% të totalit të detyrimeve; bashkia Pogradec në vlerën rreth 278mln lekë, e cila përbën 5.2% të totalit të detyrimeve. Më pas renditen bashkia Kamëz dhe Dibër”, thuhet në raport.

Ndërkohë ajo që bie në sy është se pjesën më të madhe të borxhit Bashkia Tiranë e ka krijuar nga investimet dhe blerja e mallrave, të cilat kryhen përmes tenderëve. Një pikë kjo që tregon afërta e shumta që bën Erion Veliaj me prokurimet publike. Gjithashtu, një pjesë tjetër e konsiderueshëm është borxh i mbartur në vite.

Epo bashkitë nuk e vënë ujin në zjarr të paguajnë këtë detyrime, të cilat janë një barrë e shtuar mbi xhepat e qytetarëve. Çdo bashki vazhdon punën në abuzime, për aq kohë se institucionet kontrollore i anashkalojnë. /Esmeralda Hida/

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: Bashkia Tiraneborxhedetyrimee rion veliaj

Lajme të lidhura

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?
Aktualitet

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?

16:30 - 09/11/26
Dritan Isaku dhe Viola Haxhiademi, njerëzit e Ballukut që favorizuan pronarin e SIGAL
Breaking Views

Dritan Isaku dhe Viola Haxhiademi, njerëzit e Ballukut që favorizuan pronarin e SIGAL

21:00 - 06/11/26
Burri i ish-deputetes dhe ortaku i Mirel Mërtirit, 12.5 MLN euro nga Ami Kozeli i ARRSH-së
Breaking Views

Burri i ish-deputetes dhe ortaku i Mirel Mërtirit, 12.5 MLN euro nga Ami Kozeli i ARRSH-së

18:00 - 05/11/26
Para
Banka Qendrore Europiane njofton një tjetër rritje të normës së interesit, Italia kundër: Rrezikojmë recesionin

Banka Qendrore Europiane njofton një tjetër rritje të normës së interesit, Italia kundër: Rrezikojmë recesionin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik
Aktualitet

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik

23:01 - 09/11/26

Një ngjarje tragjike është regjistruar në fshatin Bardhaj të Shkodrës, ku një elektricist 34-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se...

Lexo më shumë
Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

23:00 - 09/11/26
Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

22:30 - 09/11/26
Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

22:15 - 09/11/26
Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

22:00 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com