GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Vendorët nuk zënë mend/ Bashkia Dibër hedh 15 mln lekë për asfalt, denoncohet në KPP

20:28 - 12/04/22
në Ekonomi & Sociale, Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 3 min
A A
Vendorët nuk zënë mend/ Bashkia Dibër hedh 15 mln lekë për asfalt, denoncohet në KPP
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bashkitë në vendin tonë prej vitesh vazhdojnë të jenë problematike dhe  të paafta në menaxhimin e vendit. Dhe pavarësisht se iu është “tërhequr” veshi disa herë edhe nga organizatat ndërkombëtarë, vendorët vazhdojnë të bëjnë “rrush e kumbulla” ato para që duhen investuar për nevojat bazë të taksapaguesve. Rastet më të shumta të abuzimeve janë për ato shërbime ë kryhen përmes tenderëve. Në këto shkelje numër një mbetet bashkia Tiranë, por këtë herë pjesë e kësaj vorbulle është bërë edhe Bashkia Dibër.

Pak ditë më parë është denoncuar pranë Komisionit të Prokurimit Publik tenderi me objekt  “Rikonstruksion dhe sistemim asfaltimi i rrugës SHISH-Unaze, Bashkia Dibër 2021”. Vetëm për rikonstruksionin e kësaj rruge Bashkia Dibër, si një nga më të varfrat në vend, ka vendosur të shpenzojë plot  15,055,373 lekë. Por, edhe pse disa kompani janë ofruar ta kryejnë këtë shërbim me më pak para, Bashkia Dibër nuk ka pranuar dhe i ka skualifikuar nga gara të gjitha. Ndërkohë në ankesën e bërë, përveç faktit se po shpenzon kaq shumë para për rikonstruksion, vërehet se tenderi është zhvilluar në shkelje të ligjit dhe Bashkia ka skualifikuar nga gara pa të drejtë pjesëmarrësit, duke lënë hapësira për abuzime dhe burokraci.

 

Shkeljet e evidentuara

Ankimuesi është kompania “2N”, e cila ka ofruar ta kryej këtë shërbim vetëm me  11,997,488 lekë, pra 4 milionë lekë më lirë. Por, Bashkia e ka skualifikuar me justifikimin se; 2N nuk ka paraqitur dokumente provuese për furnizimin e tij me Prodhime asfalti; në listën e çmimeve kemi konstatuar gabime aritmetike dhe nuk ka paraqitur dokumente provues për të vërtetuar stafin teknik dhe inxhenerik. Por, të gjitha këto pretendime të bashkisë ankimuesi i hedh poshtë dhe në shpjegimin dërguar KPP vërteton se pikat e mësipërme janë kriteret shtesë burokratike të shtuar nga Bashkia Dibër.

Së pari, edhe vetë KPP e konfirmon se,  kompania “2N” gëzon dhe vërteton se ka kapacitete për prodhim dhe furnizim asfalti, ndërsa kërkesa e një certifikate të vecantë për stafin teknik është një kriter i panevojshëm në këtë rast. Ndërkohë, më tutje 2N pretendon se  Bashkia Dibër ka pranuar si pozitive ofertën e një kompanie tjetër, e cila gjithashtu përmbante probleme teknike dhe kishte ofertë shumë më të ulët, ndërsa ofertën e tij e konsideron anomalisht të ulët. Në këtë pikë edhe KPP shprehet se në rastet kur Bashkia, si autoritet kontraktor vëren gabime në dokumente duhet të vënë në dijeni kompaninë dhe t’i jap asaj mundësinë e korrigjimit. Por bashkia Dibër nuk e ka bërë.

Më tutje, nga përllogaritjet e bëra sipas ligjit, KPP vërteton pretendimin e ankimuesit se oferta e paraqitur prej tij mund të mbulojë fare mirë shërbimin që kërkohet nga autoriteti kontraktor. Në këtë kuadër, KPP ka vendosur që Bashkia Dibër të anulojë vendimin e KVO-së mbi skualifikimin e operatorit ekonomik “2N” SHPK, si dhe të korrigjojë shkeljet, duke e kualifikuar këtë operator ekonomik. Shpresojmë që të paktën kjo bashki të ketë marrë mësim dhe të mos bëhet më pjesë e aferave të tjera, që cenojnë fondet e taksapaguesve shqiptarë./ E.H/Gijotina.com/

 

 

 

 

Etiketa: asfaltBashkia DiberKPPkryesore2vendim

Lajme të lidhura

Ministria e Shëndetësisë rrit fshehurazi çmimet e ilaçeve/ Farmacitë: Pacientët nuk po rimbursohen
Breaking Views

Ministria e Shëndetësisë rrit fshehurazi çmimet e ilaçeve/ Farmacitë: Pacientët nuk po rimbursohen

19:54 - 01/02/26
Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK
Breaking Views

Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK

18:33 - 01/02/26
Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar
Breaking Views

Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar

14:56 - 01/02/26
Para
Pas 8 orësh përfundon mbledhja në PD, Alibeaj: Ja çfarë kërkuan pjesa dërrmuese e deputetëve

Pas 8 orësh përfundon mbledhja në PD, Alibeaj: Ja çfarë kërkuan pjesa dërrmuese e deputetëve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Juventus nuk gabon me Parmën, presion për Napolin dhe Milanin
Breaking Views

Juventus nuk gabon me Parmën, presion për Napolin dhe Milanin

23:00 - 01/02/26

Juventus bën detyrën në ndeshjen ndaj Parmës në sfidën e javës së 23 të Serie A. Në Tardini, skuadra e...

Lexo më shumë
“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork

“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork

22:47 - 01/02/26
Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane

Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane

22:32 - 01/02/26
Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012

Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012

22:12 - 01/02/26
Akuzat e trajnerit të Egnatias, Edlir Tetova/ “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar të Futbollit”: Të  pabazuara…

Akuzat e trajnerit të Egnatias, Edlir Tetova/ “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar të Futbollit”: Të pabazuara…

21:39 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com