GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Vendosët në krye të KAYO një mafioz”, Noka-ministrit Vengu: Ardi Veliu i zhytur në vrasje dhe afera kriminale

12:07 - 12/11/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Vendosët në krye të KAYO një mafioz”, Noka-ministrit Vengu: Ardi Veliu i zhytur në vrasje dhe afera kriminale
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i PD-së, Flamur Noka, në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes, u përplas me ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vengu, lidhur me emërimin e Ardi Veliut në krye të KAYO-s.

Noka u shpreh se Ardi Veliu është një njeri i ardhur nga skutat e mafies shqiptate, ndërsa theksoi se NATO duhet të ishte shëmbëlltyra e dinjitetit të shtetit, si një vend anëtar i aleancës euro-atlantike.

Gjithashtu në fjalën e tij, Noka përmendi edhe një episod të së kaluarës, duke iu referuar një lajmi sipas të cilit Veliut i ishin vjedhur 600,000 euro në banesë gjatë kohës që shërbente si drejtor policie në Vlorë, një çështje që sipas tij u mbulua pa zbardhje të plotë.

Akuzat u bënë edhe më të drejtpërdrejta kur Noka e cilësoi emërimin e Veliut në këtë detyrë si një akt të barasvlershëm me “t’i varesh ujkut mëlçinë në qafë”. Sipas tij, figura e Veliut është “shëmbëlltyra e narkosit në pushtet”.

Këto deklarata shkaktuan ndërhyrjen e drejtuesit të mbledhjes, i cili kërkoi në mënyrë të përsëritur që diskutimi të kthehej te tema e ditës, buxheti i shtetit. “Këtu s’jemi për themelimin e Kajos, jemi për buxhetin e shtetit,” tha ai, duke i sugjeruar deputetit akuzues që nëse ka prova për pretendimet e tij, t’i drejtohet prokurorisë. “Këtu s’mund të bëjmë gjyqe publike,” shtoi drejtuesi i seancës.

Noka: Po i shkoni NATO-s me Kajon. Çfarë është Kajo, zoti kryetar? Duhet të ishte një ndërmarrje që ka nxjerrë bija sa të duash, të cilat do të ishte shëmbëlltyra e dinjitetit të shtetit. Sepse po flitet për një vend anëtar të NATO-s. Por të vendosësh në krye të Kajos, Ardi Veliun, një njeri i ardhur nga skutat e mafies shqiptare. Po po, nga skutat. Po po, nga skutat e mafies. Një njeri që partnerët nuk e qasin askund, sepse është i zhytur në krim. Në, në, në krim dhe në prishje të provave, në vrasje dhe në afera kriminale. Një njeri, më fal, më fal. Nuk mund t’i shkosh NATO-s ti me Ardi Veliun që kur ishte drejtor në Vlorë, drejtor i policisë bashkiake, flitet se iu vodhën 600,000 euro në shtëpi. Dhe ju, një njeriu që, një nëpunës i nivelit të tretë, siç ishte ai në bashki, i vidhen 600,000 euro dhe ju e merrni vetëm me ngrinje, ngrinje, pse? Aferat kriminale.

Pra, ky njeri, kjo do të thotë, do të thotë t’i varesh ujkut mëlçinë në qafë, t’i japësh Kajon ti sot Ardi Veliut …edhe fytyra e Ardi Veliut e vendosur atje është absolutisht shëmbëlltyra e narkosit në pushtet, meqë keni merak.

Mafioze! Skemë mafioze! Skemë mafioze! Dhe këtë e dinë. Këto skema bëhen vetëm në kompanitë e plehra, e plehrave nga mafia siçiliane. Nuk ka asnjë shtet që harton skema të tilla mafioze dhe ia shet NATO-s si arritje. Vetëm narkosi ka këto gjëma, sepse narkosi shkon paralelisht me mafien kudo. Dhe ja ku jemi në këtë situatë. Prandaj mos u përpiqni të gënjeni NATO-n. Nuk jeni ju për të shkuar dhe për të përfaqësuar Shqipërinë në NATO-s. Ju përfaqësoni truplinat tuaj, por NATO-n jo kurrë. Ju kurrë. Kështu që të jesh i qartë për këtë që po them unë dhe nuk ka gjë më të rëndë për shtetin shqiptar…

Etiketa: NokaVeliuvengu

Lajme të lidhura

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën
Breaking Views

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26
SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin
Aktualitet

SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

19:45 - 13/03/26
Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë
Aktualitet

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

19:20 - 13/03/26
Para
Benzi ku u vra krahu i djathtë i Shullazit në pronësi të tij? ‘Visi i garave’: Zot na ruaj, s’e mbaj mend të kem një makinë të tillë

Benzi ku u vra krahu i djathtë i Shullazit në pronësi të tij? 'Visi i garave': Zot na ruaj, s’e mbaj mend të kem një makinë të tillë

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën
Breaking Views

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26

Gjatë një takimi me përfaqësues të Departamentit të Infrastrukturës në PD, Berisha tha se në Shqipëri, ka mbi 10 vite...

Lexo më shumë
Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

20:00 - 13/03/26
SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

19:45 - 13/03/26
Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

19:20 - 13/03/26
Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

17:25 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com