GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Vendosja dhe tërheqja e ushtrisë serbe nga kufiri me Kosovën, si u dorëzua Vuçiç

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Vendosja dhe tërheqja e ushtrisë serbe nga kufiri me Kosovën, si u dorëzua Vuçiç
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vendosja e trupave ushtarake nga Serbia pranë kufirit me Kosovën, nxiti reagime të shumta si nga komuniteti ndërkombëtar ashtu edhe ai vendor.

Kosova i kërkoi të shtunë Serbisë të largojë trupat nga kufiri i saj, pasi Shtetet e Bashkuara shprehën shqetësimin për ‘mobilizimin ushtarak serb pranë kufirit me Kosovën’.

Qeveria e Kosovës tha se ka mbajtur kontakte të vazhdueshme me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian ‘në lidhje me këtë kërcënim serioz nga Serbia dhe reagimi i Shteteve të Bashkuara ndaj kësaj qasje agresive të Serbisë ka qenë i menjëhershëm dhe i drejtpërdrejtë’.

Situata u tensionua si pasojë e sulmit terrorist që ndodhi të dielën e 24 shtatorit në Banjskë, kur Policia e Kosovës u përlesh me një grup serbësh të armatosur dhe për pasojë u vra rreshteri i policisë, Afrim Bunjaku si dhe tre sulmues u vranë.

‘I bëjmë thirrje presidentit Aleksandar Vuçiç dhe institucioneve të Serbisë që menjëherë të tërheqin të gjitha trupat ushtarake nga vija kufitare me Kosovën’, thuhej në një komunikatë të Qeverisë së Kosovës.

Qeveria më tej theksoi se ‘pas dështimit të sulmit të armatosur me formacionet para-ushtarake të udhëhequra nga Milan Radoiçiç, marshimi dhe vendosja e trupave ushtarake serbe përgjatë kufirit me Kosovën është hapi i radhës i institucioneve të Serbisë për të kërcënuar integritetin territorial të vendit tonë dhe gjithashtu prezencën ushtarake ndërkombëtare në Republikën e Kosovës’.

Për situatën e krijuar të premten reagoi edhe zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby tha se Shtetet e Bashkuara po vëzhgojnë një grumbullim të madh ushtarak të Serbisë përgjatë kufirit me Kosovën, që përfshin artileri të avancuar, tanke dhe njësi ushtarake të mekanizuara, të cilin ai e quajti ‘të pashembullt’.

I bëjmë thirrje Serbisë të tërheqë forcat nga kufiri, që të kontribuojë në uljen e tensioneve’, tha ai.

Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian Josep Borrell, tha po ashtu se grumbullimi i forcave ushtarake serbe në afërsi të kufirit me Kosovën është shumë shqetësues dhe duhet të ndalet menjëherë.

Dorëzimi i Vuçiçit dhe tërheqja e turpave

Pas presionit të madh ndërkombëtar, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç u dorëzua duke thënë se do të tërheq forcat ushtarake të vendosura pranë kufirit me Kosovën.

Vuçiç tha se nuk ka ndërmend të urdhërojë ushtrinë që të kalojë vendkalimet kufitare me Kosovën.  ‘Do të tërheq forcat serbe nga ajo zonë sepse përshkallëzimi i konfliktit do të ishte kundërproduktiv kur bëhet fjalë për dëshirën e Serbisë për t’u bërë anëtare e Bashkimi Evropian’, tha ai.

‘Pse kjo do të ishte e dobishme për Beogradin? Cila do të ishte ideja? Të na prishin pozicionin që kemi ndërtuar prej një viti? Të shkatërrohet brenda një dite? Serbia nuk dëshiron luftë’, tha presidenti serb Vuçiç, në një deklaratë për ‘Financial Times’.

Reagimet nga Kosova dhe vendet e tjera ndaj kërcënimeve të Serbisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani takoi të shtunën komandantin e forcave paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO-ja Angelo Michele Ristuccia dhe shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit (EULEX-it), Giovanni Pietro Barbano për të diskutuar situatën e sigurisë.

NATO-ja tha të premten se ka miratuar ‘forca shtesë për Kosovën’ që do të mbështesin rreth 4 mijë e 500 trupa sa ndodhen në terren për të ruajtur një mjedis të sigurt në Kosovë.

Leo Docherty, ministër britanik për çështje evropiane, u shpreh i kënaqur të shtunën që ‘trupat e Mbretërisë së Bashkuar po forcojnë KFOR-in në Kosovë, duke demonstruar përkushtimin tonë ndaj NATO-s dhe qëndrueshmërisë në Ballkanin Perëndimor.

‘Ne bëjmë thirrje për qetësi dhe shtensionim nga të gjitha palët. E vetmja rrugë e qëndrueshme drejt paqes në Kosovë është përmes dialogut’, shkroi ai.

Zhvendosja trupave serbe përgjatë kufirit me Kosovën vjen rreth një javë pas sulmit të 24 shtatorit ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit.

Policia e Kosovës e mori nën kontroll manastirin më vonë atë ditë. Pesë ditë pas sulmit, përgjegjësinë për organizimin e sulmit e mori Millan Radoiçiç, nënkryetar i deritashëm i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë.

Serbia i ka mohuar akuzat e Kosovës se ajo është përfshirë në këtë sulm të cilësuar si terrorist nga autoritetet kosovare.

 

 

Etiketa: Kosovekufiushtri

Lajme të lidhura

Nesër mbahen zgjedhjet në Kosovë, ish-presidentja Osmani: Kam pritshmëri të lartë, po vjen ndryshimi
Kosovë & Rajon

Nesër mbahen zgjedhjet në Kosovë, ish-presidentja Osmani: Kam pritshmëri të lartë, po vjen ndryshimi

14:01 - 06/06/26
Kosova në NATO? Rubio: Për momentin, jo në krye të axhendës
Breaking Views

Kosova në NATO? Rubio: Për momentin, jo në krye të axhendës

17:13 - 04/06/26
Incident sigurie në prag të samitit europian në Tivat, autoritetet malazeze dëbojnë 87 serbë
Botë

Incident sigurie në prag të samitit europian në Tivat, autoritetet malazeze dëbojnë 87 serbë

15:11 - 04/06/26
Para
VIDEO/ Si e braktisin shokun e tyre të plagosur terroristët serbë

VIDEO/ Si e braktisin shokun e tyre të plagosur terroristët serbë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Teherani i përgjigjet presidentit libanez: Armiku i vërtetë është Izraeli, shpëtoni vendin tuaj
Botë

Teherani i përgjigjet presidentit libanez: Armiku i vërtetë është Izraeli, shpëtoni vendin tuaj

15:31 - 06/06/26

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, i bëri thirrje sot Presidentit libanez Joseph Aoun , i cili dje i kërkoi Teheranit të ndalojë “ndërhyrjen”...

Lexo më shumë
Nga Koronavirusi te Lija e Majmunit dhe Ebola, OBSH identifikon pandemitë që mund të kërcënojnë Europën

Nga Koronavirusi te Lija e Majmunit dhe Ebola, OBSH identifikon pandemitë që mund të kërcënojnë Europën

15:04 - 06/06/26
Dyshohet se vrau me thikë mamanë! Arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin, procedohet mjekja (Emrat)

Dyshohet se vrau me thikë mamanë! Arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin, procedohet mjekja (Emrat)

14:30 - 06/06/26
Nesër mbahen zgjedhjet në Kosovë, ish-presidentja Osmani: Kam pritshmëri të lartë, po vjen ndryshimi

Nesër mbahen zgjedhjet në Kosovë, ish-presidentja Osmani: Kam pritshmëri të lartë, po vjen ndryshimi

14:01 - 06/06/26
Sa do shiten nafta dhe benzina? Bordi nxjerr çmimet e reja

Bordi ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina

13:35 - 06/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

grandpashabet girişdeneme bonusu veren siteler 2026kralbetjojobetbetpark girişJojobetMarsbahis GirişCasibomJojobet Girişcasibom girişDeneme Bonusu Veran Siteler 2026jojobetjojobet girişjojobet girişcasino sitelericasibomCasibom Girişcasibom