GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vendosnin baste sportive përmes telefonave, 8 në pranga

10:26 - 30/01/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Vendosnin baste sportive përmes telefonave, 8 në pranga
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tetë persona janë arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit policor të koduar “Last bet”. Ata u vunë në pranga pasi ushtronin veprimtarinë e jashtëligjshme të vendosjes së basteve sportive, nëpërmjet aparateve celulare.

Në kuadër të operacionit “Last bet” u ndaluan shtetasit Oligert Rozani, Fatjon Spahiu, Ergys Shollo, Bledar Mici, Alban Balliu, Nexhmedin Tola, Ilion Mile dhe Olsi Hasa

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Finalizohet pas një pune hetimore disamujore, operacioni policor i koduar “Last bet”. Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin dhe Sektorin për Hetimit e Krimeve Kibernetike, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Vihen në pranga 8 shtetas dhe procedohen penalisht 3 të tjerë, të cilët ushtronin veprimtarinë e jashtligjshme të vendosjes së basteve sportive, nëpërmjet aparateve celulare. Sekuestrohen, në cilësinë e provës materiale, 10 aparate celulare që shërbenin për vendosjen e basteve sportive.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin dhe Sektorin për Hetimit e Krimeve Kibernetike, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Last bet”.

Në kuadër të këtij operacioni u ndaluan shtetasit:

– O. R., 29 vjeç, F. S., 37 vjeç, E. Sh., 36 vjeç, B. M., 35 vjeç, A. B., 38 vjeç, N. T., 49 vjeç, I. M., 19 vjeç, dhe O. H., 37 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.

Gjithashtu u proceduan penalisht shtetasit Sh. A., E. I., dhe D. H.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në subjektet e këtyre shtetasve, janë gjetur telefona që shërbenin për vendosjen e basteve sportive dhe linqe, që shërbenin për këto baste. Gjithashtu në shumicën e telefonave të këtyre shtetaseve, u gjetën skedina dhe kredite, me qëllim vendosjen e basteve sportive të klientë të ndryshëm.

Gjatë operacionit u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 10 aparate celulare që shërbenin për vendosjen e basteve sportive.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Etiketa: Baste SportiveTELEFONA

Lajme të lidhura

Dalin pamjet e arrestimit të Ervin Matës, mediat në Brazil: U dorëzua pa rezistencë
Aktualitet

Dalin pamjet e arrestimit të Ervin Matës, mediat në Brazil: U dorëzua pa rezistencë

21:56 - 27/04/26
Stërvitje taktike mes SHBA-së dhe Shqipërisë, fokusi tek forcat speciale në Zall Herr
Aktualitet

Stërvitje taktike mes SHBA-së dhe Shqipërisë, fokusi tek forcat speciale në Zall Herr

20:30 - 27/04/26
E kërkonte SPAK/ Arrestohet në Brazil Ervin Mata, përdorte letra false angleze
Aktualitet

E kërkonte SPAK/ Arrestohet në Brazil Ervin Mata, përdorte letra false angleze

20:14 - 27/04/26
Para
Lëvizte në sens të kundërt në ‘Rrugën e Kombit’, prangoset 32-vjeçari

Lëvizte në sens të kundërt në 'Rrugën e Kombit', prangoset 32-vjeçari

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mbyllet raundi i parë në Kuvendi i Kosovës, Feride Rushiti siguron 63 vota
Breaking Views

Mbyllet raundi i parë në Kuvendi i Kosovës, Feride Rushiti siguron 63 vota

22:22 - 27/04/26

Deputetët e mazhorancës në Kuvendin e Kosovës kanë votuar me 63 vota një nga kandidaturat e propozuara për Presidentin nga...

Lexo më shumë
Seanca për presidentin në Kuvendin e Kosovës rinis mes bojkotit të opozitës

Seanca për presidentin në Kuvendin e Kosovës rinis mes bojkotit të opozitës

22:09 - 27/04/26
Dalin pamjet e arrestimit të Ervin Matës, mediat në Brazil: U dorëzua pa rezistencë

Dalin pamjet e arrestimit të Ervin Matës, mediat në Brazil: U dorëzua pa rezistencë

21:56 - 27/04/26
Tronditet Dinamo, ekipi i Ilir Dajës mundet me tre gola nga Flamurtari i vendit të fundit

Tronditet Dinamo, ekipi i Ilir Dajës mundet me tre gola nga Flamurtari i vendit të fundit

21:43 - 27/04/26
Elbasani për titull, “Tigrat” mundin me 3 gola Vllazninë në supersfidën e kampionatit

Elbasani për titull, “Tigrat” mundin me 3 gola Vllazninë në supersfidën e kampionatit

21:29 - 27/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com