GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha takim me Komisionin e Venecias: PS përfitoi nga paratë e buxhetit mbi 2700 herë më shumë se ne

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha takim me Komisionin e Venecias: PS përfitoi nga paratë e buxhetit mbi 2700 herë më shumë se ne
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Partisë Demokratike ka zhvilluar një takim me delegacionin e Komisionit të Venecias.

Gjatë fjalës së tij para mediave, Berisha theksoi se çështja e financimit të partive është ndër pikat themelore në zgjedhje.

Ai theksoi se diferenca mes Partisë Demokratike dhe partisë në qeveri arrin mbi 2,700 herë vetëm nga fondet e buxhetit, duke përmendur aktivitete dhe shpërndarje të parave në prag të zgjedhjeve.

Berisha akuzoi qeverinë për shkelje flagrante të ligjit, përfshirë dhurimin e fondeve për pensionistët dhe prokurime të ndaluara gjatë fushatës elektorale.

Ai e cilësoi këtë situatë si një farsë të paparë, që minon barazinë dhe procesin zgjedhor.

“Përfaqësuesit e Komisionit të Venecias kanë ardhur dhe ne ishim në një takim me ta, në të cilin kërkojmë mendime dhe opinione të forcave politike para se ata të shprehin rekomandimet dhe opinionet e tyre për ligjin e financimit të partive.
Në këtë takim theksuam, bashkë me bashkëpunëtorët e mi, theksuam se çështja e financimit të partive është çështja më themelore e procesit zgjedhor. Konkretisht me fakte provuam se në këto zgjedhje në rrafshin e financimit nga paratë e buxhetit, diferenca mes dy partive kryesore, Partisë Demokratike dhe partisë në qeveri, ka qenë minimumi 700 deri në 1 mijë herë.

Diferenca e financimit me paratë e buxhetit, midis dy forcave kryesore politike, shkon nga 700 në 1 mijë herë. Konkretisht. Duke përjashtuar totalisht atë çka ligji përcakton për financimin e këtyre partive, jashtë përcaktimit ligjor, partia në pushtet organizoi në kohën e ndaluar nga ligji, 4530 ngjarje me një kosto nga disa qindra euro në 7 milionë euro, para buxheti siç ishte ‘Giro D’Italia’, një ditë para zgjedhjeve dhe ditën e zgjedhjeve. Një organizatë private e cila u kontraktua nga Edi Rama për ndikuar tek zgjedhësit. Këto 4530 aktiviteteve nuk janë tek 2.7 miliardëshi. Nëse e thashë 700 gabova, është të paktën 2700 sepse janë para buxheti këto. Së dyti, iu dha çdo pensionisti iu dha 100 euro dhuratë në fushatë elektorale, para buxheti, dhuratë për votë.

U falën dy ditë para zgjedhjeve, para që do të shkonin në buxhet, 2 miliard e 100 milionë euro. Me impakt në mbi 2300 familje, me impakt 84 mijë biznese aktive. Tjetër, por këto nuk u llogaritën këto të fundit. Miliarda, miliarda të rrënjeve të kanabisit që u dekretuan 29 mijë hekratëve kundrejt 200 hektarëve që parashikonte ligji, në një kohë kur një bimë kanabis vlerësohet në 1 mijë euro të ardhura. Por këto nuk u llogaritën dot, sepse shkojnë në miliarda në vetvete. Shuma stratosferike. Pra pabarazia ishte në mijëra herë, me para buxheti. Shto këtu edhe mbi 500 milionë prokurime të ndaluara me ligj gjatë fushatës elektorale. Për të gjitha këto, farsa ishte më e shëmtuara që kanë parë ndonjëherë. Nuk është vetëm ky problemi,” tha Berisha.

Etiketa: berishabuxhetVenecia

Lajme të lidhura

Rama mbron projektin në Zvërnec mes protestave: “Nuk po falim asgjë, është pronë private”
Breaking Views

Rama mbron projektin në Zvërnec mes protestave: “Nuk po falim asgjë, është pronë private”

17:20 - 29/05/26
Spitali i Mallakastrës apo shtëpi fantazmash? Pacientët presin të vijnë dritat
Aktualitet

Spitali i Mallakastrës apo shtëpi fantazmash? Pacientët presin të vijnë dritat

14:21 - 29/05/26
Skandali/ Shteti nuk rimburson ilaçe për të sëmurët me kancer, por do të rimbursojë ata që ndryshojnë gjininë
Aktualitet

Skandali/ Shteti nuk rimburson ilaçe për të sëmurët me kancer, por do të rimbursojë ata që ndryshojnë gjininë

13:49 - 29/05/26
Para
A do kandidosh për kryeministër në 2029? Berisha: Një miku im 95 vjeç po e drejton me sukses qeverinë

Berisha: Patronazhistët u bënë personazhe të urryer për Europën, sikurse Lubi Balluku

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama mbron projektin në Zvërnec mes protestave: “Nuk po falim asgjë, është pronë private”
Breaking Views

Rama mbron projektin në Zvërnec mes protestave: “Nuk po falim asgjë, është pronë private”

17:20 - 29/05/26

Kryeministri Edi Rama reagoi sot ndaj polemikave që kanë shoqëruar projektin turistik në Zvërnec, duke mohuar pretendimet se shteti shqiptar...

Lexo më shumë
Ambasada e SHBA shpërndan mesazhin zv.presidentit amerikan: Nuk duhet të kemi frikë prej qytetarëve tanë

Marrëveshja SHBA-Iran pranë finalizimit? Vance: Jemi shumë afër, por ka ende pika ngërçi

15:29 - 29/05/26
Finalja e Champions League vjen me statistika që zbulojnë dy filozofi krejt të ndryshme

Finalja e Champions League vjen me statistika që zbulojnë dy filozofi krejt të ndryshme

15:04 - 29/05/26
Skandali/ Krahu i djathtë i Zelenskyt akuzohet se emërimet i bënte pasi pyeste fallxhoren

Skandali/ Krahu i djathtë i Zelenskyt akuzohet se emërimet i bënte pasi pyeste fallxhoren

14:47 - 29/05/26
Spitali i Mallakastrës apo shtëpi fantazmash? Pacientët presin të vijnë dritat

Spitali i Mallakastrës apo shtëpi fantazmash? Pacientët presin të vijnë dritat

14:21 - 29/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com