GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Vera më e thatë në 50 vitet e fundit, Britania u kërkon qytetarëve të kursejnë ujin

22:24 - 15/08/22
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Vera më e thatë në 50 vitet e fundit, Britania u kërkon qytetarëve të kursejnë ujin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Moti jashtëzakonisht i nxehtë dhe thatësira kanë përfshirë një pjesë të Evropës Perëndimore, përfshirë Britaninë e Madhe, ku muaji i kaluar ishte korriku më i thatë në Angli që nga viti 1935. Shkurti është muaji i vetëm i këtij viti në Angli ku ka pasur reshje mbi mesataren, gjë që ka çuar në thatësirë problematike që mund të vërë në rrezik furnizimin me ujë.

Për këtë, Agjencia e Mjedisit në Brtiani deklaroi zyrtarisht krizë thatësire në tetë rajone në jug dhe lindje, me West Midlands dhe Yorkshire. Banorët në Londër, Anglinë Jugperëndimore, Anglinë Jugore dhe Qendrore dhe Anglinë Lindore kanë hyrë në statusin e thatësirës ku u kërkohet të kursejnë ujin për shkak të verës më të thatë në 50 vitet e fundit.

Shpallja zyrtare e thatësirës nuk shkakton automatikisht kufizime ligjore për përdorimin e ujit në këto 8 zona, por shkakton më shumë presion mbi kompanitë e ujit për të ndaluar klientët ta përdorin masivisht atë. Larja e automjeteve me ujë nga rubineti gjithashtu mund të shpallet së shpejti e paligjshme.

Në Anglinë qendrore, jugore dhe lindore, prurjet e lumenjve parashikohen të mbeten jashtëzakonisht të ulëta deri të paktën deri në tetor. Thatësira për shkak të temperaturave të larta dhe mungesës së reshjeve këtë verë është bërë serioze edhe në vende të tjera të Evropës. Sipas Observatorit Evropian të Thatësirës, ​​47% e BE-së është në kushte paralajmëruese thatësire, bazuar në të dhënat nga fundi i korrikut, me 15% në mungesë të rëndë uji.

Në Francë, shumë qytete kanë mungesë të ujit të pijshëm dhe nivelet e ujit në Rhine në Gjermani janë tejet të ulëta. Nivelet e ujit janë gjithashtu jashtëzakonisht të ulëta në pjesë të mëdha të lumit Po në Itali.

Ndërkohë, akulli i detit Antarktik në korrik ishte më i ulëti i regjistruar që nga fillimi i monitorimit satelitor 44 vjet më parë, sipas Shërbimit të Ndryshimeve Klimatike Copernicus. Temperaturat në pjesën më të madhe të kontinentit midis majit dhe korrikut ishin më të larta se normalja, tregues ky alarmant për situatën në planet.

Lajme të lidhura

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës
Botë

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26
“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!
Botë

“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!

16:01 - 01/04/26
Para
Mori 4 doza të vaksinës anti-Covid, drejtori i Pfizer infektohet me koronavirus

Mori 4 doza të vaksinës anti-Covid, drejtori i Pfizer infektohet me koronavirus

Discussion about this post

TË FUNDIT

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Lexo më shumë
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com