GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vera Nikulaj: Si u përfshinë në vrasjen e bashkëshortit tim britanikët e maskuar si turistë

në Aktualitet, Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Vera Nikulaj: Si u përfshinë në vrasjen e bashkëshortit tim britanikët e maskuar si turistë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas më shumë se një vit nga vrasja e bashkëshortit, Ardianit, Vera Nikulaj ka thyer heshtjen.

Për herë të parë, ajo ka folur për gazetarin Tom Kelly, editor i investigimeve në Daily Mail, i cili ka udhëtuar drejt Shëngjinit.

Në shkrimin e Daily Mail, thuhet se familja e Ardianit pranoi të flasë vetëm pak ditë para vendimit të ekstradimit të kësaj të marte në gjykatën e Londrës.

Bashkëshortja e Ardianit me detaje ka treguar se si familja e saj mikpritën në hotelin e sapo inauguruar si miq grupin e vëzhgimit të britanikëve, të cilët ndihmuan vrasësin.

Vera e ulur shumë afër tavolinës me mbishkrimin “rezervuar” atje ku iu vra bashkëshorti, nuk i mban dot lotët dhe tregon frikën nga vrasës të mundshëm shqiptarë, por kurrë nuk e mendonte se britanikët do të përfshiheshin në sulmin e vrasjes.

Daily Mail shkruan se ajo fillimisht pa Harriet Bridgeman,  e cila është nëna e një djali, në restorantin e hotelit.

“Ajo tentonte të kishte kontakt me sy me Ardianin. I fola asaj dhe i thashë se unë flas anglisht dhe si mund ta ndihmoja. Na kërkoi t’i gjenim një makinë me qira dhe Ardiani i ndihmojë për këtë”, është shprehur Vera.

Një ditë më pas, familja Nikulaj ishte duke darkuar në restorantin e tyre dhe pak më tutje ishte Bridgeman me një burrë tjetër britanik.

“Ajo donte të paguante me një kredit kartë por nuk i punoi. Ardiani u tha nuk ka gjë nuk kishte pse shqetësoheshin dhe ai pagoi për ata. Ata na u afrua  dhe falenderuan Ardianin për pagesën e ushqimit“, ka treguar Vera.

Për Daily Mail, ka folur edhe djali Ardianit, Luisi, tani 14 vjeç, duke treguar se si ai pa Harry Simpson afër bilardos me pamje nga restoranti ku babai i tij do të vritej më vonë.

Luis Nikulaj ka thënë:

“Ditën tjetër unë po ushqehesha dhe ai ishte në të njëjtën tavolinë. Po haja fasule dhe Simpsom më tha: ‘Më lër ta provoj këtë ushqim tradicional shqiptar. Ai mori lugën time dhe nisi të ushqehet me fasule nga pjata ime. I tregove nënës time se ai ishte një person disi i çuditshëm. Po babi më tha mos u shqetëso bir ai është thjesht një turist dhe s’ke pse shqetësohesh  prej tij’”.

Në ditën e tretë, pasi mbaroi picën dhe birrën e tij në restorant, Simpson mori tabakanë e tij dhe u përpoq ta mbante pas një perde në restorantin e hotelit ku punonin stafi dhe familja.

Ardiani i tha: Mos u shqetëso, lëre në tavolinë, je me pushime.

“Por Simpson ishte shumë kurioz të dinte se çfarë kishte pas perdes”.

Vrasësi  i dyshuar Ruben Saraiva, një  britanik i lindur në Portugali, u pa gjithashtu duke përgjuar në një shkallë afër skenës së të shtënave një ditë  para vrasjes.

Fëmijët vendas raportuan se kishin parë një ‘burrë të çuditshëm  gjatë gjithë kohës’ dhe njëri ishte në gjendje të jepte një vizatim të detajuar pas vrasjes, thanë të afërmit.

gijotina.com/

Etiketa: Kryesore1Vera Nikulaj

Lajme të lidhura

Po protestonin paqësisht, efektivët shoqërojnë disa qytetarë
Aktualitet

Po protestonin paqësisht, efektivët shoqërojnë disa qytetarë

20:20 - 15/11/26
“Nuk ka dialog, Rama nuk e meriton”/ Studentja: Politika dhe pushteti i tij na ka larguar nga BE-ja
Aktualitet

“Nuk ka dialog, Rama nuk e meriton”/ Studentja: Politika dhe pushteti i tij na ka larguar nga BE-ja

19:49 - 15/11/26
Protesta para Kryeministrisë/ Qytetarja: Shteti bashkëpunon me mafian, kërkojmë dorëheqjen e Ramës
Aktualitet

Protesta para Kryeministrisë/ Qytetarja: Shteti bashkëpunon me mafian, kërkojmë dorëheqjen e Ramës

19:26 - 15/11/26
Para
Punonjësit e skrapit gjejnë predha luftarake në pikën e grumbullimit të Kurum

"Kurum" sipas bilancit, në majën e bizneseve me fitim, deklaron se është në "vështirësi"

Discussion about this post

TË FUNDIT

Po protestonin paqësisht, efektivët shoqërojnë disa qytetarë
Aktualitet

Po protestonin paqësisht, efektivët shoqërojnë disa qytetarë

20:20 - 15/11/26

Ndërsa protesta para Kryeministrisë vijonte paqësisht, efektivët e Policisë së Shtetit kanë nisur shoqërimin e disa prej protestuesve. Ndërhyrja e...

Lexo më shumë
Mision i kryer, Shqipëria mposht Bjellorusinë dhe e mbyll në krye të grupit

Mision i kryer, Shqipëria mposht Bjellorusinë dhe e mbyll në krye të grupit

19:59 - 15/11/26
“Nuk ka dialog, Rama nuk e meriton”/ Studentja: Politika dhe pushteti i tij na ka larguar nga BE-ja

“Nuk ka dialog, Rama nuk e meriton”/ Studentja: Politika dhe pushteti i tij na ka larguar nga BE-ja

19:49 - 15/11/26
Protesta para Kryeministrisë/ Qytetarja: Shteti bashkëpunon me mafian, kërkojmë dorëheqjen e Ramës

Protesta para Kryeministrisë/ Qytetarja: Shteti bashkëpunon me mafian, kërkojmë dorëheqjen e Ramës

19:26 - 15/11/26
Qytetarët mblidhen sërish para Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Qytetarët mblidhen sërish para Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

19:01 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com