GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Veriu i Kosovës, PDK thirrje Kurtit të krijojë kushtet për mbajtjen e seancave solemne

në Kosovë & Rajon, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Veriu i Kosovës, PDK thirrje Kurtit të krijojë kushtet për mbajtjen e seancave solemne
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sekretari organizativ i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi bëri të ditur sot se që disa ditë të dy kryetarët e komunave nga radhët e PDK-së, në Zveçan dhe në Zubin Potok po përballen me presion dhe nënçmim nga zyrtarë e segmente të Qeverisë, posaçërisht sipas tij, nga Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal.

Gjoshi shkroi se të dy komunat kanë thirrur seancat solemne për dhënien e betimit, por, sipas tij, ministri i Pushtetit Lokal dhe zyrtarë të kësaj ministrie, kanë ushtruar vazhdimisht presion për ndërrimin të datës dhe lokacionit për mbajtjen e seancave.

Ai i ka bërë thirrje Qeverisë që të krijojë kushtet e nevojshme, sa më parë, për mbajtjen e seancave solemne.

“Këto veprime të këtyre zyrtarve nuk janë të bazuara në asnjë arsye legjitime, të cilën, ne do ta respektonim pa asnjë problem. Madje, as shkresë zyrtare në lidhje me këto kërkesa nuk kemi pasur. Prandaj, i gjithë ky teatër, është një tendencë për nënvlerësuar dhe dekurajuar Kryetarët tanë, të zgjedhur në këto dy komuna. I bëjmë thirrje Qeverisë që të krijojë kushtet e nevojshme, sa më parë, për mbajtjen e seancave solemne. Mbi të gjitha, kërkojmë urgjentisht që ky presion, krejt i panevojshëm dhe jashtë çdo norme etike, të ndalet menjëherë. Dy Kryetarët nga radhët e PDK-së, të votuar për të udhëhequr komunat e Zveçanit dhe Zubin Potokut, janë të përkushtuar për të punuar në të mirë qytetarëve, pa dallim. Prandaj, çdo komunikim me ta, i ftojmë Qeverinë që ta bëjnë zyrtarisht dhe bashkëpunimi, sipas ligjit, nuk do të mungojë asnjëherë.”, shkroi Gjoshi në Facebook.

Lëvizja Vetëvendosje ka fituar në Mitrovicë të Veriut dhe në Leposaviq, ndërsa në Zveçan dhe Zubin Potok të parët kanë dalë kandidatët e Partisë Demokratike të Kosovës.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri të vendit janë mbajtur më 23 prill. Lulzim Hetemi nga Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 73.5% të votave në Leposaviq, Albulena Behluli-Hetemi e Partisë Demokratike të Kosovës ka marrë 25% të votave, ndërsa Aleksandër Jabllanoviq, i cili ishte tërhequr nga gara, ka marrë 1.05% të votave. E në Mitrovicë të Veriut, Erden Atiq nga Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 66.9% të votave, i pasuar nga kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Taulant Kelmendi me 23.4% të votave dhe Betim Osmani nga Iniciativa Qytetare Mitrovica me 9.7% të votave. Sipas rezultateve të publikuara nga KQZ, në Zveçan, Ilir Peci i Partisë Demokratike të Kosovës ka marrë 59% të votave, Fetah Peci i Vetëvendosjes ka marrë 37.3% të votave ndërsa Sllagjana Pantoviq ka marrë 3.6%. Ndërsa, në Zubin Potok ka fituar PDK me kandidatin Izmir Zeqiri i cili ka marrë 52.2% të votave, ndërsa kandidati i Vetëvendosjes, Flatron Hasani ka marrë 47.7% të votave./Express

Etiketa: komunat ne veri te KosovesKosovakryetaret e komunavePDK

Lajme të lidhura

“Grusht shteti” në Poloni? Pezullohet kreu i Gjykatës Kushtetuese, policia futet në ambientet e saj
Botë

“Grusht shteti” në Poloni? Pezullohet kreu i Gjykatës Kushtetuese, policia futet në ambientet e saj

23:28 - 30/10/26
Investigimi i Mother Jones: Mediu kërkon mbrojtje politike në SHBA për Gërdecin?
Breaking Views

Investigimi i Mother Jones: Mediu kërkon mbrojtje politike në SHBA për Gërdecin?

22:30 - 30/10/26
Premtim i çuditshëm i Berishës: S’bëhem kryeministër, nëse fitoj zgjedhjet! Referendum për të më votëbesuar
Breaking Views

Premtim i çuditshëm i Berishës: S’bëhem kryeministër, nëse fitoj zgjedhjet! Referendum për të më votëbesuar

22:00 - 30/10/26
Para
Habit Stresi: Shokët e ngushtë duan të më martojnë, sepse…

Habit Stresi: Shokët e ngushtë duan të më martojnë, sepse...

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Grusht shteti” në Poloni? Pezullohet kreu i Gjykatës Kushtetuese, policia futet në ambientet e saj
Botë

“Grusht shteti” në Poloni? Pezullohet kreu i Gjykatës Kushtetuese, policia futet në ambientet e saj

23:28 - 30/10/26

Një krizë e rëndë politike dhe institucionale ka përfshirë Poloninë, pas përplasjes për kontrollin e Gjykatës Kushtetuese, ku presidenti i...

Lexo më shumë
Investigimi i Mother Jones: Mediu kërkon mbrojtje politike në SHBA për Gërdecin?

Investigimi i Mother Jones: Mediu kërkon mbrojtje politike në SHBA për Gërdecin?

22:30 - 30/10/26
Premtim i çuditshëm i Berishës: S’bëhem kryeministër, nëse fitoj zgjedhjet! Referendum për të më votëbesuar

Premtim i çuditshëm i Berishës: S’bëhem kryeministër, nëse fitoj zgjedhjet! Referendum për të më votëbesuar

22:00 - 30/10/26
50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

21:38 - 30/10/26
Si përfitoi Ermal Beqiri tender për mirëmbajtjen e sistemit të KESH edhe pas arrestimit? Përgjegjëse për kontratën, ish-bashkëpunëtorja e afërt e Ballukut

Si përfitoi Ermal Beqiri tender për mirëmbajtjen e sistemit të KESH edhe pas arrestimit? Përgjegjëse për kontratën, ish-bashkëpunëtorja e afërt e Ballukut

21:26 - 30/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com