GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Vërtetohen akuzat e PD-së”, Tabaku publikon shkresën për Subashin: Do i çojmë në SPAK

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Vërtetohen akuzat e PD-së”, Tabaku publikon shkresën për Subashin: Do i çojmë në SPAK
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-përfaqësuesi i Bashkisë Fier në Komisionin e vlerësimit të ofertave, Florian Muçaj, ka dhënë dëshminë tij në Komisionin Hetimor. Kryetarja e Komisionit Jorida Tabaku, publikoi shkresën ku Kryetari i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi deklaron se nuk ka gjendje emergjence mjedisore. Tabaku theksoi se procesi për Inceneratorin e Fierit është nisur me një ofertë të pakërkuar.

“Në dosjen që ka sjellë këtu Armando Subashi dhe kam këtu të gjitha shkresat e Armando Subashit deklarohet që nuk ka një gjendje mjedisore emergjence në Bashkinë e Fierit dhe i gjithë procesi ka nisur me një ofertë të pakërkuar të kompanisë për gjendjen e mergjencës mjedisore. Përse keni pranuar një ofertë të pakërkuar dhe keni nisur një proces koncesioni ku nuk ka pasur një gjendje të emergjencës mjedisore? Këtu kam shkresat e z. Armando Subashi” – tha Tabaku.

Ndërhyn anëtari socialist, Besjan Ajazi: Mos na bëni të ndjehemi keq në momentin kur ju po i drejtoni pyetjen. Ai është i vendosur sepse ka marrë udhëzime nga SPAK të mos përgjigjet. Është e panevojshme që ne t’i bëjmë pyetje këtij dëshmitari. Unë dhe kolegët e mi ndjehemi keq, kur ju i bëni pyetje, ai nuk përgjigjet. Për njerëzit që janë thirrur atje unë mendoj të mos vazhdojmë me marrjen në pyetje.

Arben Pëllumbi: Nuk jam në dijeni, të gjitha këto dokumente i keni dorëzuar në prokurori në padinë që keni dorëzuar për këtë që e konsideroni megaaferë? Në rast se të gjithë këto dokumente i keni dorëzuar i takon organit të akuzës të veprojë për të thënë nëse këto që përmendët përbëjnë vepër penale. Ju deklaroni këtu për të mirëqena çdo letër që keni përpara. Kemi 4 muaj këto diskutojmë ju keni argumentet tuaja ne kemi argumentet tona, Mos nisim prapë nga e para. Zotëria e shprehu të vetën që qëndron këtu por nuk përgjigjet.

Jorida Tabaku: Në padinë që PD bëri për inceneratorin e Fierit ngritëm disa dyshime si pjesë e punës së komisionit hetimor, zoti Armando Subashi na i ka konfirmuar na ka sjellë gjithë dokumentet, kemi marrë informacion si anëtarë të këtij komisioni kur të përfundojë punën do i çojmë dhe këto pjesë të SPAK. Ndërkohë ato që ngritëm si shqetësim e akuza këtu një vit e gjysmë më parë sot me këto dokumente rezultojnë të vërteta. Si për anëtaret individualë të komisionit të koncesionit ashtu edhe për zotin Subashi.

 

Etiketa: akuzatArmando SubashiJorida TabakuPDshkresaSpakVertetohet

Lajme të lidhura

ngacmojnë dy vajza te Kryeministria/ Kalaja ndërhyn dhe i filmon: Na goditën me shkopinj gome
Breaking Views

ngacmojnë dy vajza te Kryeministria/ Kalaja ndërhyn dhe i filmon: Na goditën me shkopinj gome

23:10 - 21/10/26
Eurodeputeti austriak “shuplakë” Ramës: Të qëllosh me gaz, dhe të burgosësh të mitur nuk përputhet me vlerat e BE-së
Breaking Views

Eurodeputeti austriak “shuplakë” Ramës: Të qëllosh me gaz, dhe të burgosësh të mitur nuk përputhet me vlerat e BE-së

22:29 - 21/10/26
“Kryeministri në delir”, pedagogia Skënderi: Shpalli kulakë protestuesit, është në grahmat e fundit
Aktualitet

“Kryeministri në delir”, pedagogia Skënderi: Shpalli kulakë protestuesit, është në grahmat e fundit

22:19 - 21/10/26
Para
Tërmeti shkun sërish Greqinë, ku ishte epiqendra

Tërmeti shkund Greqinë, ja ku ishte epiqendra

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dramë në Mynih mes Bayernit dhe Arsenalit, sfilatë golash në “Bernabéu” dhe befasia në Lisbonë (Rezultatet)
Breaking Views

Dramë në Mynih mes Bayernit dhe Arsenalit, sfilatë golash në “Bernabéu” dhe befasia në Lisbonë (Rezultatet)

23:18 - 21/10/26

Mbrëmja e së martës në UEFA Champions League ka dhuruar një spektakël të jashtëzakonshëm futbolli, ku nuk munguan golat e...

Lexo më shumë
ngacmojnë dy vajza te Kryeministria/ Kalaja ndërhyn dhe i filmon: Na goditën me shkopinj gome

ngacmojnë dy vajza te Kryeministria/ Kalaja ndërhyn dhe i filmon: Na goditën me shkopinj gome

23:10 - 21/10/26
Eurodeputeti austriak “shuplakë” Ramës: Të qëllosh me gaz, dhe të burgosësh të mitur nuk përputhet me vlerat e BE-së

Eurodeputeti austriak “shuplakë” Ramës: Të qëllosh me gaz, dhe të burgosësh të mitur nuk përputhet me vlerat e BE-së

22:29 - 21/10/26
“Kryeministri në delir”, pedagogia Skënderi: Shpalli kulakë protestuesit, është në grahmat e fundit

“Kryeministri në delir”, pedagogia Skënderi: Shpalli kulakë protestuesit, është në grahmat e fundit

22:19 - 21/10/26
Ekonomisti i njohur amerikan, Steve Hanke thirrje Ramës: Koha të japësh dorëheqjen!

Ekonomisti i njohur amerikan, Steve Hanke thirrje Ramës: Koha të japësh dorëheqjen!

21:38 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com