GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Vetëdemaskim

në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Opozita kërkon mocion me debat për raportin e DASH mbi Shqipërinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Luçiano Boçi

Rama ka shuar të gjitha hamendësimet dhe dilemat.

Anulimi i Samitit Kosovë-Shqipëri ka folur me shumë se dhjetëra e qindra deklarata patetike apo diplomatike.

Ndërsa kërkesa për hetim për policët e rrëmbyer nga serbët i vuri vulën vetëshpalljes së Ramës si delfin i Serbisë.

Hapur e me ndërgjegje të plotë ai është vendosur tashmë në anën e gabuar të historisë.

I anatemuar tashmë si tradhëtar ai vazhdon, pse jo dukshëm, i qetë angazhimin e ethshëm anti-shqiptar.

Por çfarë e shtyn Ramën të mbajë e luaj një rol të tillë?

Askush nuk do e dëshironte të përpiqej kaq shumë për të fituar me çdo kusht këtë damkë e aq më pak një Kryeministër.

A është inati ndaj Kurtit i cili e stigmatizon dhe e kundërshton me përçmim vazhdimsht Ramën?!

Do ishte naive ta mendoje këtë, sepse Kurti nuk është ndonjë kandidat për zgjedhje lokale.

Është Kryeministër i Kosovës dhe Rama megjithëse “vlon” brenda vetes hakmarrjen ndaj tij, nuk mund ta shpërfaqë diplomatikisht e dramatikisht hapur atë.

A është ndonjë diktim evropian apo euroatlantik?!

E vështirë të besohet, sepse në retorikën e tyre dhe qëndrimet e tyre, asnjë lloj bojkoti, as dhe i Samiteve të tilla, nuk mbështetet e stimulohet nga faktorët ndërkombëtarë.

Dialogu prevalon mbi të gjitha. Evropianët e SHBA kanë dënuar çdo bojkot nga çfarëdo drejtimi që ka ardhur ai.

Atëhere është vallë dashuria për Kosovën drafti i tij për një Republika Srpska, bojkoti i Samitit dhe mosbesimi i palës Kosovare për policët e rrëmbyer?

Kjo duket në kufijtë e së pamundurës.

Sepse të gjitha qëndrimet 10-vjeçare të Ramës ndaj Kosovës, kanë dëshmuar një dashuri natyrale ndaj Vuçiç dhe projekteve të tij ekspansioniste ndaj faktorit shqiptar.

Përndryshe ku e ka Rama atë shprehjen në Beograd që Kosova është e pavarur?!

Nëse do nisej nga dashuria për Kosovën Rama do mbështeste propozimin e Kurtit për Asociacionin duke i lënë komunave me shumicë serbe një autonomi esenciale fetare, kulturore e organizative, por jo juridike e ekonomike, të shoqëruar me një ligj europian për minoritetet dhe jo të propozojë Republika Serpska-n në mes të Kosovës.

Aq më tepër dihet nga të gjithë që Asociacioni nuk është porta e paqes në rajon.

Dhe kjo nisur nga një fakt i thjeshtë: Rusia e nisi agresionin (gjeti sebepin) kur krahinat autonome të Donbas-it dhe Luhansk-ut (në modelin e Asociacionit të Ramës) të Ukrainës me shumicë ruse, kërkuan bashkimin me mëmën Rusi.

Kush garanton që pas miratimit të Asociacionit me autonomi siç e do Rama, serbët atje nuk kërkojnë më tej bashkimin me Serbinë, madje me referendum?!

E garanton Rama apo ndonjë tjetër?!

Vuçiç p.sh?!

Ja pra që Asociacioni mund të gjykohet si hap lufte dhe jo si hap paqe.

Si oreks nacionalist dhe projekt që synon të realizohet.

Prandaj personalisht e mbështes Kurtin, sepse është më largpamës e më ardhetar se ky tradhëtari i Shqipërisë.

Po ta donte Kosovën Rama nuk e anulonte Samitin, por gjërat i thoshte aty në mes të vëllezerve e burrave. Po kështu ndodh kur vëlla konsideron atë me të cilin të pjek pushteti e jo atë që të ka lënë kombi.

Po ta donte Kosovën e shqiptarët Rama do dënonte pa një pa dy aktin e rrëmbimit të policëve e madje duhet të tregonte dhëmbët për të kushtëzuar negociatë për dorëzimin e tyre, meqenëse çdo herë këtë e kërkon dhe e bën sa herë që Vuçiçit i lëviz humori nacionalist.

Pra diçka tjetër më e madhe brenda Ramës, se sa detyra nda kombit, është ajo që e detyron të damkoset e vetëdemaskohet.

Shpjegimi është pushteti politik, i cili fatkeqësisht në Shqipëri nuk është ende vullnet qytetar, por preferencë interesash ekonomike e gjeopolitike ndonjeherë jo shumë të lumtura për faktorin shqiptar.

E para këtij pushteti ai është gati, jo thjesht të vetëdemaskohet e damkoset, por madje ta themi troç:

Është gati të heqë dhe brekët, siç ka bërë çdo herë….

Etiketa: Luciano BociOpinion

Lajme të lidhura

30 ditë revoltë për largimin e Ramës, Kim Mehmeti: Rinia do shpëtojë vendin nga ‘Aleanca e Qelbësirave’
OP-ED

Nëse nuk jep dorëheqjen, piktori mund t’ua plotësojë dëshirën atyre që duan ta tërheqin zvarrë!

07:55 - 19/10/26
Ku ka dorë të huaj më të zezë se ajo e piktorit, ai është fatkeqësia e këtij populli!
OP-ED

Ku ka dorë të huaj më të zezë se ajo e piktorit, ai është fatkeqësia e këtij populli!

07:55 - 17/10/26
Sponsorizimi, Rama zbythi futbollin e sportin me duart e Malajt dhe heshtjen e Gonxhes!
Editorial

Sponsorizimi, Rama zbythi futbollin e sportin me duart e Malajt dhe heshtjen e Gonxhes!

12:53 - 16/10/26
Para
PD: 200 fëmijë shqiptarë janë zhdukur në Britani, Rama hesht

Balliu thirrje SPAK: Mos u merrni me shoferat, hetoni Ardi Veliun

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘Më keq se në komunizëm’, gazeta e njohur holandeze: I madh e i vogël janë ngritur në protestë kundër Edi Ramës
Aktualitet

‘Më keq se në komunizëm’, gazeta e njohur holandeze: I madh e i vogël janë ngritur në protestë kundër Edi Ramës

08:05 - 21/10/26

Prej ditësh me radhë, në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, po zhvillohen protesta të dhunshme. Ajo që nisi si një demonstratë paqësore...

Lexo më shumë
Tirana në revoltë, studentët dhe pedagogët do të protestojnë përsëri sot së bashku kundër Ramës

Tirana në revoltë, studentët dhe pedagogët do të protestojnë përsëri sot së bashku kundër Ramës

07:48 - 21/10/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 21 Tetor 2026

07:35 - 21/10/26
Parashikimi i motit, 19 Shtator 2024

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 21 Tetor 2026

07:33 - 21/10/26
Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com