GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vetëdorëzohet polici që mbronte drogën e kushëririt të kryetarit të Bashkisë Tepelenës

21:12 - 06/01/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Vetëdorëzohet polici që mbronte drogën e kushëririt të kryetarit të Bashkisë Tepelenës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-shefi i Komisariatit të Tepelenës, Gani Abazi, është vetëdorëzuar në Polici, pasi ai është dënuar me 8 vjet burgim nga ish-Gjykata për Krime të Rënda, si pjesë e një grupi të strukturar kriminal me aktivitet kultivimin e lëndëve narkotike.

Policia e Shtetit njoftoi zyrtarisht për arrestimin e Abazit “në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim”. Por, një video e siguruar nga mediat tregon qartë se Gani Abazi është vetëdorëzuar para oficerëve të Policisë Gjyqësore. Pamjet tregojnë se ai ka qenë nën shoqërinë e avokatit të tij dhe është drejtuar qetësisht pranë stacionit policor në Tepelenë.

Gani Abazi është arrestuar fillimisht në vitin 2017, pas një hetimi të kryer nga ish-Prokuroria për Krime të Rënda dhe më pas hetimi ndaj tij u zhvillua në gjendje të lirë.

Gjykata e Apelit për Krime të Rënda e dënoi atë përfundimisht me 8 vjet burgim, por deri më tani vendimi nuk ishte ekzekutuar. Ish-Prokuroria për Krime të Rënda njoftoi zyrtarisht në Shkurt 2017 se kishte finalizuar një hetim për kultivim narkotikësh në zonën e Tepelenës, ku ishin përfshirë edhe disa zyrtarë policorë.

Në atë operacion u arrestuan Haki Hasabegaj, i cili mbante pozicionin e shefit të Rendit në Policinë e Vlorës, Gani Abazi, i cili kishte qenë shef komisariati në Tepelenë dhe në momentin e arrestimit ishte shef i Specialistëve të Zonave në atë qytet, si edhe një prej kultivuesve, Vladimir Lama.

Po ashtu, grupit kriminal i ishin sekuestruar në kohë të ndryshme rreth 2 ton kanabis sattiva.

Hetimi për këtë grup kriminal kishte nisur më herët nga Prokuroria e Tiranës për veprën penale të “Vrasjes me paramendim”, të mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit E. Imeri.

I dyshuar për këtë ngjarje ishte Elton Çiça nga Tepelena. Sipas hetimeve, Çiça dyshonte se Imeri ishte përfshirë në vjedhjen e shtëpisë së tij dhe dhunimin e dy prindërve të moshuar.

Natën e dhunimit të prindërve, Çiça kishte qenë në një lokal të qytetit, së bashku me djalin e tezes së tij, Tërmet Peçi, njëkohësisht kryetar i Bashkisë së Tepelenës, si edhe disa persona të tjerë. Ai është njoftuar nga të afërm për ngjarjen dhe, së bashku me Tërmet Peçin, kanë shkuar menjëherë në shtëpi për të parë gjendjen e të moshuarve.

Muaj më pas, në lagjen Kombinat të Tiranës, në mjetin e shtetasit E. Imeri u gjend lëndë shpërthyese e paplasur. Dyshimet rënduan mbi Elton Çiçën, i cili konsideronte Imerin si i përfshirë në ngjarjen e dhunimit të prindërve të tij.

Nga hetimi i këtij rasti, Prokuroria e Tiranës identifikoi elementë të kultivimit të narkotikëve dhe ia kaloi rastin ish-Prokurorisë për Krime të Rënda. Në bazë të të dhënave të siguruara nga prokurorët e Krimeve të Rënda të asaj kohe, u krijuan dyshime të forta se Çiça, së bashku me persona të tjerë, kishin krijuar një grup për kultivim dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Në kuadër të këtij hetimi, u arrit të zbulohej se edhe zyrtarët policorë, përfshirë Gani Abazin, kryenin veprime aktive në mbrojtje të parcelave me kanabis, të mbjella nga grupi kriminal.

Disa muaj para finalizimit të këtij operacioni, konkretisht në Maj të vitit 2016, Elton Çiça u ekzekutua në një lokal në zonën e ish-Bllokut, në Tiranë, gjatë kohës që ishte në shoqërinë e një tjetër personazhi të njohur të kronikës, Redjan Rraja, si edhe të një oficeri të lartë policie.

Për këtë ngjarje të rëndë kriminale është akuzuar Jani Alia, i cili vijon të jetë ende në kërkim policor.

Etiketa: Bashkia TepelenedorezohetdrogaKryesore1kryetariKusheririPolici

Lajme të lidhura

U dërgua me urgjencë në spital, humb jetën turisti austriak në Korçë
Aktualitet

Nëna nuk e ushqeu me gji, foshnja 2 muajshe në Korçë rrezikon jetën

14:20 - 13/03/26
Rezolutë kundër Iranit, Rama: Do t’i shpallim sponsorë të terrorizmit bashkë me Gardën Revolucionare
Aktualitet

Rezolutë kundër Iranit, Rama: Do t’i shpallim sponsorë të terrorizmit bashkë me Gardën Revolucionare

13:57 - 13/03/26
Kush je ti që më ndërpret! Ramën nuk e mbajnë nervat live, sherr me gazetarët dhe sulme ndaj mediave
Aktualitet

Kush je ti që më ndërpret! Ramën nuk e mbajnë nervat live, sherr me gazetarët dhe sulme ndaj mediave

13:47 - 13/03/26
Para
I akuzuar për plagosje dhe pjesë e bandave kriminale, kërkohet arrestimi i “Darit të Elbasanit”

I akuzuar për plagosje dhe pjesë e bandave kriminale, kërkohet arrestimi i “Darit të Elbasanit”

Discussion about this post

TË FUNDIT

U dërgua me urgjencë në spital, humb jetën turisti austriak në Korçë
Aktualitet

Nëna nuk e ushqeu me gji, foshnja 2 muajshe në Korçë rrezikon jetën

14:20 - 13/03/26

Një foshnjë rreth 2 muajshe është dërguar në gjendje shumë të rëndë shëndetësore në pediatrinë e spitalit rajonal të Korçë. Sipas...

Lexo më shumë
Rezolutë kundër Iranit, Rama: Do t’i shpallim sponsorë të terrorizmit bashkë me Gardën Revolucionare

Rezolutë kundër Iranit, Rama: Do t’i shpallim sponsorë të terrorizmit bashkë me Gardën Revolucionare

13:57 - 13/03/26
Kush je ti që më ndërpret! Ramën nuk e mbajnë nervat live, sherr me gazetarët dhe sulme ndaj mediave

Kush je ti që më ndërpret! Ramën nuk e mbajnë nervat live, sherr me gazetarët dhe sulme ndaj mediave

13:47 - 13/03/26
Rama mohon kritikat e SHBA-së për Porto Romanon: Kompania u tërhoq jo nga presionet

Rama mohon kritikat e SHBA-së për Porto Romanon: Kompania u tërhoq jo nga presionet

13:26 - 13/03/26
Bllokoi integrimin në BE/ Rama ‘bën trimin’ me ndërkombëtarët: Nuk do lejoj njeri të më shohë nga lart-poshtë

Bllokoi integrimin në BE/ Rama ‘bën trimin’ me ndërkombëtarët: Nuk do lejoj njeri të më shohë nga lart-poshtë

13:09 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com