GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vetëm 16 emigrantë në bord! Media italiane: Testimi i parë i kampit të Gjadrit del blof

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Vetëm 16 emigrantë në bord! Media italiane: Testimi i parë i kampit të Gjadrit del blof
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një anije ushtarake italiane me kapacitet 80 marinarë dhe 200 “pasagjerë” nisi lundrimin nga Ishulli i Lampedusës në afërsi të Tunizisë deri në Shëngjin në Shqipërinë e veriut, një distancë prej mbi 1,200 kilometrash, për të sjellë për “përpunim” 16 refugjatë, dhjetë nga Egjipti dhe gjashtë nga Bangladeshi, njoftoi media italiane, në atë që gazeta ‘La Repubblica’ e cilësoi si “bllof”.

Nisi në këtë mënyrë përpjekja kontroverse e qeverisë së ekstremit të djathtë në Itali të drejtuar nga kryeministrja Giorgia Meloni në bashkëpunim me kryeministrin e majtë të Shqipërisë Edi Rama për të “procesuar” në Shqipëri kërkesat për azil, pasuar nga një riatdhesim i shpejtë i të refuzuarve, me shpresë se një masë e tillë do të diskurajojë turmat e migrantëve të dëshpëruar, të cilët nisen zakonisht nga brigjet e Libisë në një udhëtim shumë më të gjatë dhe të rrezikshëm nga ai që ndërmerrnin shqiptarët nga brigjet e Vlorës për në Italinë e jugut dy dekada më parë.

Përpjekja, e cila pritet t’i kushtojë taksapaguesve italianë mbi 800 milionë euro, synon që të procesojë në Shqipëri jo më shumë se 3 mijë persona në muaj për një total prej 36 mijë personash në vit. Por para se të sjellë migrantët në Shqipëri, qeverisë italiane iu desh të kalojë disa filtra ligjorë, të tillë si fakti që familjet që udhëtojnë sëbashku të mos ndahen, gratë dhe fëmijët të mos sillen në Shqipëri dhe personat që i përkasin vendeve jo të sigurta, ku përfshihet shumica e vendeve të Afrikës e të Azisë, të procesohen në itali gjithashtu.

Rezultati i këtyre kufizimeve është që një numër i vogël migrantësh nga një numër i vogël vendesh të cilat Italia i ka klasifikuar si “vende të sigurta origjine” mund të sillen në Shqipëri dhe kjo shpjegon se në bordin e anijes ushtarake që pritet të mbërrijë në Shëngjin  janë  vetëm azilkërkuesit nga Egjipti dhe Bangladeshi. Të dyja këto vende nuk janë në fakt shumë të sigurta: Egjipti është nën kontrollin e një diktature ushtarake ku njerëzit zhduken nëpër ingranazhet e policisë sekrete ndërsa Bangladeshi gjendet në mes të trazirave pas protestave antiqeveritare të cilat qeveria tentoi t’i shtypë me dhunë duke i marrë jetën qindra protestuesve.

Rrjedhimisht, nëse nga të 16 azilkërkuesit që pritet të mbërrijnë në Shqipëri do të ketë individë që do të arrijnë të bindin gjyqtarët italianë se u rrezikohet jeta në Egjipt apo në Bangladesh, ata do të lejohen të udhëtojnë drejt Italisë me statusin e refugjatit ndërsa taksapaguesit italianë do të paguajnë për udhëtimin drejt Shqipërisë, udhëtimin drejt Italisë si dhe udhëtimet vajtje-ardhje të gjyqtarëve, avokatëve dhe policëve që duhet të merren me ta në territorin shqiptar.

Pyetur nga media italiane, kryeministri shqiptar Edi Rama deklaroi se ai nuk ishte i interesuar të dinte se çfarë ndodhte brenda kampit, në përpjekje të dukshme për të larë duart nga shkeljet potenciale të të drejtave të njeriut nga ana e autoriteteve italiane. Juristët gjithsesi vërejnë se ka pak gjasa që në procese gjyqësore pasuese të shkeljeve potenciale të të drejtave të njeriut, Shqipëria të mos mbahet përgjegjëse bashkë me Italinë./BIRN

 

Etiketa: blofEmigrantëkamp

Lajme të lidhura

Deputetja Sara Mile paraqitet në SPAK, Prokuroria e Posaçme po e heton për korrupsion në zgjedhje
Aktualitet

Deputetja Sara Mile paraqitet në SPAK, Prokuroria e Posaçme po e heton për korrupsion në zgjedhje

10:12 - 11/11/26
Blushi kërkon mbledhjen urgjente të Këshillit të Kuvendit për arrestimin e Ballukut
Aktualitet

Blushi debat me Peleshin e Ballën: Doni të qeverisni me shkopinj dhe plumba gome, tërhiqni urgjentisht aktet normative ndaj protestuesve

09:59 - 11/11/26
Debate në Konferencën e Kryetarëve, Këlliçi: Mazhoranca po mban peng nismat e opozitës, Kuvendi s’mund të jetë paradhomë e PS-së
Aktualitet

Debate në Konferencën e Kryetarëve, Këlliçi: Mazhoranca po mban peng nismat e opozitës, Kuvendi s’mund të jetë paradhomë e PS-së

09:44 - 11/11/26
Para
Berisha feston 80-vjetorin: Jam në betejën më të rëndësishme të jetës time

Berisha feston 80-vjetorin: Jam në betejën më të rëndësishme të jetës time

Discussion about this post

TË FUNDIT

Deputetja Sara Mile paraqitet në SPAK, Prokuroria e Posaçme po e heton për korrupsion në zgjedhje
Aktualitet

Deputetja Sara Mile paraqitet në SPAK, Prokuroria e Posaçme po e heton për korrupsion në zgjedhje

10:12 - 11/11/26

Deputetja e Partisë Socialiste Sara Mile është paraqitur mëngjesin e kësaj e mërkure në zyrat e SPAK. Mësohet  se Mile...

Lexo më shumë
Blushi kërkon mbledhjen urgjente të Këshillit të Kuvendit për arrestimin e Ballukut

Blushi debat me Peleshin e Ballën: Doni të qeverisni me shkopinj dhe plumba gome, tërhiqni urgjentisht aktet normative ndaj protestuesve

09:59 - 11/11/26
Debate në Konferencën e Kryetarëve, Këlliçi: Mazhoranca po mban peng nismat e opozitës, Kuvendi s’mund të jetë paradhomë e PS-së

Debate në Konferencën e Kryetarëve, Këlliçi: Mazhoranca po mban peng nismat e opozitës, Kuvendi s’mund të jetë paradhomë e PS-së

09:44 - 11/11/26
30 ditë revoltë për largimin e Ramës, Kim Mehmeti: Rinia do shpëtojë vendin nga ‘Aleanca e Qelbësirave’

Piktorit i ka mbaruar koha! Shqipëria nuk shitet më, sepse u rritën mbrojtësit e saj

09:21 - 11/11/26
Moti i keq, pezullohet deri të hënën lundrimi i anijeve në Vlorë

Moti i keq në Vlorë, ndalohet dalja në det e mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit

09:07 - 11/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com