GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Vetëm burrë e grua”: PS ndryshon projektligjin për barazinë gjinore mes polemikash

në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
“Vetëm burrë e grua”: PS ndryshon projektligjin për barazinë gjinore mes polemikash
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Është miratuar sot, 21 tetor, në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave me disa ndryshime, Projektligji për “Barazinë Gjinore”.

Kështu, kanë marrë fund debatet e forta lidhur me frazën “gjinia gjithpërfshirëse”, që ishte në projektligjin e hedhur për konsultim publik në mars të këtij viti.

Me 22 amendamentet e propozuara nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, janë rregulluar disa nene në draftin e qeverisë në Kuvend, ku tanimë specifikohen vetëm dy gjini, “burrë dhe grua”.

Grupi parlamentar ka hequr fjalët “pavarësisht përkatësisë gjinore” duke u zëvendësuar me “trajtim të barabartë mes grave dhe burrave”.

Po ashtu, thuhet se togfjalëshat “përkatësi gjinore” apo “përkatësi e shumëfishtë” nuk harmonizohen me legjislacionin në fuqi që njeh vetëm burrin dhe gruan si gjini. Termi “përkatësi e shumëfishtë” përdorej në plot 15 raste në draftin e qeverisë.

Pavarësisht ndryshimeve si më sipër të paraqitura nga ana e socialistëve, opozita e ka konsideruar një reagim të vonuar. Në mbledhjen e komisionit, deputeti demokrat, Bujar Leskaj, ka deklaruar se termat fillestarë në draftin e projektligjit, rrezikon të cenonin vetë konceptin biologjik të gjinive.

“Me termin ‘përkatësi e shumëfishtë’, ju godisni konceptin jetik të shoqërisë njerëzore të dy gjinive, mashkull dhe femër. Krijohet konfuzion dhe ngatërrohet qëllimisht gjinia me orientimin seksual”, mësohet të ketë thënë Leskaj. Të njëjtin qëndrim ka mbatjur edhe deputeti Eno Bozdo.

Ndërkohë, zëvendësministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Denada Seferi, ka sqaruar se ligji nuk kishte për qëllim riformulimin e nocioneve gjinore, por përmirësimin e kuadrit të politikave për barazinë e grave dhe burrave në fusha të ndryshme të jetës.

“Ky ligj nuk përcakton gjini. ‘Përkatësia e shumëfishtë’ nënkupton raste ku një grua, për shembull, është rome, jeton në zonë rurale dhe ka aftësi të kufizuara. Pra, ka disa shtresa diskriminimi të mbivendosura”, shpjegoi Seferi. Tashmë, pritet që projektligji mjaft i diskutuar të miratohet në seancë plenare.

Lajme të lidhura

Protesta e djeshme/ Policia arreston 3 persona dhe heton 18 të tjerë! Vendosen edhe gjoba
Aktualitet

Protesta e djeshme/ Policia arreston 3 persona dhe heton 18 të tjerë! Vendosen edhe gjoba

11:05 - 15/11/26
Lëvizte me pushkë dhe 140 fishekë pa leje, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë
Aktualitet

Lëvizte me pushkë dhe 140 fishekë pa leje, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë

10:42 - 15/11/26
Dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale, Policia gjen në Kurbin dhe Krujë 3 automjete të vjedhura
Aktualitet

Dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale, Policia gjen në Kurbin dhe Krujë 3 automjete të vjedhura

09:59 - 15/11/26
Para
Skënderbeu i të rinjve befason Aston Villan

Skënderbeu i të rinjve befason Aston Villan

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta e djeshme/ Policia arreston 3 persona dhe heton 18 të tjerë! Vendosen edhe gjoba
Aktualitet

Protesta e djeshme/ Policia arreston 3 persona dhe heton 18 të tjerë! Vendosen edhe gjoba

11:05 - 15/11/26

Tre persona janë arrestuar dhe 18 të tjerë janë proceduar penalisht nga Policia e Tiranës, pas protestës studentore të zhvilluar...

Lexo më shumë
Lëvizte me pushkë dhe 140 fishekë pa leje, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë

Lëvizte me pushkë dhe 140 fishekë pa leje, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë

10:42 - 15/11/26
Sot sfida me Bjellorusinë në Budapest, kuqezinjtë luajnë për dy rezultate

Sot sfida me Bjellorusinë në Budapest, kuqezinjtë luajnë për dy rezultate

10:17 - 15/11/26
Dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale, Policia gjen në Kurbin dhe Krujë 3 automjete të vjedhura

Dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale, Policia gjen në Kurbin dhe Krujë 3 automjete të vjedhura

09:59 - 15/11/26
Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

09:38 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com