GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Vetëm dy muaj pasi mori detyrën, jep dorëheqjen kancelari austriak

08:41 - 03/12/21
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Vetëm dy muaj pasi mori detyrën, jep dorëheqjen kancelari austriak
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kancelari austriak Alexander Schallenberg njoftoi të enjten se do japë dorëheqjen, një vendim që vjen vetëm dy muaj nga marrja e kësaj detyre, pas dorëheqjes së paraardhësit të tij Sebastian Kurz. Ky i fundit po hetohet rreth dyshimeve për korrupsion.

Zoti Schallenberg, i cili ka shërbyer më parë në detyrën e ish-ministrit të Jashtëm, tha se do të largohej nga detyra, sapo Partia Popullore austriake, me qasje konservatore, të emëronte një udhëheqës të ri.

Partia drejtohej nga zotit Kurz, por ai njoftoi vetëm disa orë më parë se do të largohej nga politika për të kaluar më shumë kohë me familjen.

Zoti Schallenberg mori detyrën e kancelarit në tetor pas dorëheqjes së zotit Kurz. Prokurorët kishin njoftuar se zoti Kurz ishte prej personave që po hetohej rreth dyshimeve për marrje ryshfeti e shkelje të besimit. Të Gjelbrit, partnerët e vegjël të koalicionit në qeverinë e zotit Kurz, kërkuan zëvendësimin e tij.

Zoti Kurz dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë akuzohen se janë përpjekur të sigurojnë ngritjen e tij në drejtimin e partisë e të vendit, me ndihmën e sondazheve të manipuluara dhe falë raporteve miqësore me media të financuara me para publike. Në 2017 ai u bë udhëheqës i Partisë Popullore austriake dhe më pas kancelar.

Zoti Kurz tha të enjten se ai kishte bërë gjithmonë më të mirën për ta “çuar Austrinë në drejtimin e duhur”, siç tha, por pranoi se kishte bërë edhe disa gabime gjatë karrierës së tij 10-vjeçare.

“Unë nuk jam as shenjtor dhe as kriminel. Unë jam një qenie njerëzore me pika të forta e të dobëta“, u tha zoti Kurz gazetarëve në Vjenë, duke shtuar se mezi priste të parashtronte argumentet e tij në gjykatë kundër akuzave për korrupsion.

Sipas mediave austriake, ministri i Brendshëm Karl Nehammer mund të zëvendësojë zotin Kurz në pozitën e kreut të Partisë Popullore e më pas zotin Schallenberg, në detyrën e kancelarit të Austrisë./ VOA

Etiketa: doreheqjekancelari

Lajme të lidhura

OKB për luftën në Gjirin Persik: Sulmet ndaj infrastrukturës civile janë krime lufte
Botë

OKB për luftën në Gjirin Persik: Sulmet ndaj infrastrukturës civile janë krime lufte

20:28 - 07/04/26
“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi
Botë

“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

15:15 - 07/04/26
Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur
Botë

Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

14:55 - 07/04/26
Para
Tentoi të vidhte banesën në Lezhë, pranga 22-vjeçarit

Tentoi të vidhte banesën në Lezhë, pranga 22-vjeçarit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)
Breaking Views

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)

23:28 - 07/04/26

Është anuluar zyrtarisht tenderi për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano, pasi kompania e vetme që kishte...

Lexo më shumë
Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë

Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë

23:14 - 07/04/26
Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen

Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen

23:03 - 07/04/26
Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)

Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)

22:14 - 07/04/26
Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë

Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë

22:00 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com