Shkodra u trondit sërish mbrëmjen e sotme nga një vrasje me armë zjarri në fshatin Bardhaj. Muaji Maj është përgjakur në Shqipëri, pasi 6 persona janë ekzekutuar me armë zjarri nga Vlora në Tiranë, Elbasan dhe Shkodër.
Në datë 10 Maj në Vlorë u ekzekutua Bledar Birçaj në një atentat mafioz në mes të ditës. Mbrëmjen e po asaj dite u vra te zona e “5 Majit” në Tiranë Mehmet Qema.
Një ditë më pas e kishte radhën Elbasani. Everest Çaka 41-vjeç u qëllua për vdekje në sy të gruas brenda në makinë. Në 17 Maj tronditet Shkodra. Endri Mustafa gjendet i vdekur te zona e Livadheve i ekzekutuar me armë zjarri.
Javën e kaluar, sërish krimi goditi në Vlorë duke i marrë jetën Delon Troqes, ndërsa mbrëmjen e sotme një tjetër vrasje u regjistrua në Shkodër.
Vrasjet në muajin Maj
10 Maj-Vritet Bledar Birçaj në Vlorë
10 Maj-Vritet Mehmet Qema në Tiranë
11 Maj-Vritet Everest Çaka në Elbasan
17 Maj-Vritet Endri Mustafa në Shkodër
21 Maj-Vritet Delon Troqe në Vlorë
28 Maj-Vrasje në Shkodër