Një 41-vjeçar është vetëplagosur me armë gjahu në fshatin Gjinaj në Kukës.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur teksa 41-vjeçari së bashku me katër persona të tjerë ishte nisur për gjueti.
Ai është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë dhe po mbahen në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave dhe sqarimin e plotë të ngjarjes.
Discussion about this post