GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Vetëqeverisja vendore, themeli i demokracisë

13:22 - 14/04/23
në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 4 min
A A
Vetëqeverisja vendore, themeli i demokracisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Prof. Dr. Arben Malaj *

Në konceptin bazë të demokracisë, fuqia reale e të zgjedhurve varet nga afërsia e votës me votuesit e tyre. E kundërta, kur kjo distancë me votuesit është e madhe, ky fenomen konsiderohet “deficit demokratik”. Më konkretisht në zgjedhjet vendore, Kryetari i Bashkisë zgjidhet drejtpërdrejtë nga votuesit, ndërsa anëtarët e këshillit bashkiak zgjidhen sipas një liste paraprake, që hartohet kryesisht nga kandidatët për kryetar bashkie dhe jo nga një përzgjedhje demokratike, nga qytetarët sipas rajoneve/njësive administrative të bashkive. Shumë më i madh është deficiti demokratik kur krahasohemi me modelet inspiruese, ku anëtarët e këshillit bashkiak zgjidhen drejtpërdrejtë nga votuesit e tyre. Kjo krijon një sinergji pozitive midis votuesve dhe përfaqësuesve të tyre. E dyta dhe më e rëndësishme për demokracinë lokale mund të jetë zgjedhja e drejtpërdrejtë e anëtarëve të këshillit bashkiak nga votuesit. Kjo i bën ata më të pavarur ndaj kryetarëve, të cilët në shumë raste i konsiderojnë më shumë si numra statistikore, se sa si kolonë e rëndësishme e mirëqeverisjes vendore.

Naomi Klein do të theksonte se: “Demokracia nuk është vetëm e drejta për të votuar, është e drejta për të jetuar me dinjitet”. Duke pasur parasysh proceset decentralizuese, transferimin e shumë funksioneve dhe shërbimeve publike drejt pushtetit vendor është bërë imediate nevoja e përmirësimit të qeverisjes vendore.

Në vitin 2008, Këshilli i Europës miratoi Strategjinë për Inovacion dhe Qeverisje të Mirë në Nivel Lokal1 , duke përfshirë edhe 12 Parimet e Qeverisjes së Mirë Demokratike, të cilat përmbledhin vlerat themelore që përcaktojnë një vizion të përbashkët të qeverisjes demokratike në Evropë. Përdorimi i 12 Parimeve si pikë referimi mund të ndihmojë autoritetet publike në çdo nivel të masë dhe të përmirësojë cilësinë e qeverisjes së tyre dhe të përmirësojë ofrimin e shërbimeve për qytetarët.

Këto 12 parime të Qeverisjes së Mirë përfshijnë: (i) Pjesëmarrjen, Përfaqësimin, Zhvillimin e Drejtë të Zgjedhjeve; (ii) Përgjegjshmërinë; (iii) Efikasitetin dhe efektivitetin; (iv) Hapjen dhe transparencën; (v) Shtetin ligjor; (vi) Sjelljen etike; (vii) Kompetencën dhe Kapacitetin; (viii) Inovacionin dhe hapjen ndaj ndryshimit; (ix) Qëndrueshmërinë dhe Orientimin Afatgjatë; (x) Menaxhimin e shëndoshë financiar; (xi) Të drejtat e njeriut, diversitetin kulturor e kohezionin social dhe (xii) Llogaridhënien.

Ndjekja në dinamikë e arritjes së përmirësimit të qeverisjes vendore kërkon që këto objektiva sipas 12 indikatorëve të saj të kthehen në tregues të matshëm, pasi kjo lehtëson analizat, ndihmon pjesëmarrjen kontribuuese të qytetarëve dhe rrit përgjegjshmërinë e llogaridhënies të bashkive. Është shumë e rëndësishme të kemi tregues të matshëm pasi siç thekson Ainshtajni: “Një gjë që nuk matet nuk ekziston”. Treguesit matës të mirëqeverisjes, qartësimi i objektivave konkrete, krijimi i një kalendari transparent dhe të monitorueshëm për arritjen e objektivave janë hapa cilësorë të mirë qeverisjes. Sondazhet periodike të opinionit publik mbi qeverisjen mund të ndihmojnë për të njohur pikat e dobëta dhe për të detyruar hartimin e planeve specifike se si ato përmirësohen.

Shumë i rëndësishëm është auditimi i njësive vendore nga strukturat e Këshillit Evropian të cilët akordojnë “Etiketën Evropiane të Përsosmërisë së Qeverisjes” (ELoGE).

Ky certifikim ka një vlerë të madhe sepse rrit kredibilitetin publik të qeverisjes vendore si parakusht i rëndësishëm i mirëqeverisjes. Ky certifikim mund të shërbejë si garanci për bonuse në mbështetjen me fonde nga qeveria dhe donatorët. Krijimi i modeleve të suksesshme në bashki të veçanta krijon sinergji pozitive për të gjitha bashkitë.

Qeverisja vendore mund të përmirësohet nëpërmjet një pjesëmarrje/angazhimi aktiv e pozitiv të qytetarëve. Angazhimi qytetar mbështetet në katër kolona kryesore: (i) veprimi qytetarë – pjesëmarrje aktive në projekte vullnetare apo projekte të tjera ne fushën e edukimit e mbrojtjes sociale për të ndihmuar në një komunitet sa më të mirë; (ii) angazhim qytetar – ndërgjegjësim dhe angazhim për kontribute pozitive në shoqëri; (iii) aftësim i qytetarëve – aftësimin e tyre për tu përfshirë në shoqërinë civile, në politikë dhe në sfidat e demokracisë dhe (iv) krijimin dhe forcimin e solidaritet social duke rritur besimin dhe duke zgjeruar e rritur network-un me faktorët e tjerë ndikues në përmirësimin e qeverisjes vendore.

Pjesëmarrja aktive e qytetarëve do të ndikojë te politikat dhe planet që harton e zhvillon një bashki, që të pasqyrojë prioritetet dhe nevojat e qytetarëve dhe komuniteteve.

Rëndësi të veçantë në zhvillimin e qëndrueshëm të bashkive ka rritja e lirisë ekonomike edhe në nivel vendor. Kjo, pasi lehtëson rritjen e biznesit dhe thithjen e investimeve vendase dhe të huaja. Shpesh bashkitë konkurrojnë mes tyre për thithjen e investimeve. Liria ekonomike është një tregues i rëndësishëm përzgjedhje për biznesin dhe investitorët e mundshëm.

Një moment i veçantë në qeverisjen e mirë në nivelin vendor është dhe parimi i X-të i mirëqeverisjes vendore, që nënkupton një menaxhim të shëndetshëm të financave. Në rastin e vendit tonë, ky parim merr një peshë të rëndësishme pasi shume bashki trashëgojnë borxhe për detyrime të pashlyera dhe detyrohen të paguajnë kamat vonesa/penalitete të rënda për mos pagimin e tyre. Fatkeqësisht edhe aktualisht kemi shqetësime në rritje për përkeqësimin e menaxhimit të shëndetshëm të financave në disa bashki të vendit.

Buxhetimi i mirë, si pikënisje dhe garanci për menaxhimin e shëndetshëm të financave të bashkive, mbështetet në disa nga shtyllat e rëndësishme të qeverisjes së mirë si: (i) transparenca; (ii) integriteti; (iii) pjesëmarrja dhe (iv) dhe llogaridhënia.

Pjesëmarrja qytetare ndihmon dialogun e hapur për çështje kritike, duke rezultuar në vendime më të mira dhe për rrjedhojë përmirësim të qeverisjes vendore. Grupet e veprimit qytetar në komunitete kanë rol kyç për të ndikuar pozitivisht në politikëbërjen dhe lehtësimin e debateve publike në momentet e hartimit, zbatimit dhe auditimit të buxheteve vendore.

Në sfidën për përmirësimin e qeverisjes vendore në vendin tonë janë investuar disa miliona dollarë/euro – por investimi i bërë është cenuar shpesh nga rrotacionet politike. Për projektin, me theks të veçantë edhe në Shqipëri, rritjen e pjesëmarrjes aktive të qytetarëve, i takon një mirënjohje e veçantë Ministrisë së Jashtme të Holandës për fokusin dhe mbështetjen edhe nëpërmjet programit MATRA.

* President i Institutit për Politikat Publike dhe Mirëqeverisje (www.ippm.al)

Etiketa: Arben MalajOpinion

Lajme të lidhura

Sot 8 Marsi, si ndryshoi kuptimi: Nga ditë e revoltës ndaj sistemit, në festë me lule dhe feminizëm
Breaking Views

Sot 8 Marsi, si ndryshoi kuptimi: Nga ditë e revoltës ndaj sistemit, në festë me lule dhe feminizëm

09:02 - 08/03/26
Ceremonia për Ballukun, psikoza e nderimit të hajdutëve
OP-ED

Ceremonia për Ballukun, psikoza e nderimit të hajdutëve

12:31 - 07/03/26
Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër
OP-ED

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26
Para
Nuk është garë për Tiranën, është garë për partinë!

Nuk është garë për Tiranën, është garë për partinë!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Itali/ Nuk pranonte dot ndarjen, shqiptari sulmon me hanxhar bashkëshorten në mes të rrugës
Aktualitet

Itali/ Nuk pranonte dot ndarjen, shqiptari sulmon me hanxhar bashkëshorten në mes të rrugës

12:52 - 17/03/26

Një 43-vjeçar shqiptar është arrestuar pasi akuzohet për tentativë vrasjeje të bashkëshortes së tij, pasi nuk pranonte ndarjen që ajo...

Lexo më shumë
“Celibashi po fsheh numrin real të votuesve“ Avokati Goxhaj: Votova dy herë, pajisjet e identifikimit ishin të manipulueshme

Avokati: Ushtria shqiptare nuk ekziston, e kemi shkatërruar qëllimisht për t’i shërbyer Serbisë

12:33 - 17/03/26
‘E meriton pas asaj dite’/ Kamerat kapin ‘mat’ Ballën, kush është personi që i ofron orën luksoze

‘E meriton pas asaj dite’/ Kamerat kapin ‘mat’ Ballën, kush është personi që i ofron orën luksoze

12:26 - 17/03/26
Protestë më 28 Shkurt, Berisha: Dita e triumfit  të shqiptarëve mbi hajdutët, nuk do të jetë si ato që keni parë

Bojkotuan rezolutën kundër Iranit, reagon Berisha: PD shpall Gardën Revolucionare të Iranit si organizatë terroriste

12:12 - 17/03/26
“Në Londër janë futur GPS në zarfe dhe u vodhën”, Balla i përgjigjet Nokës: Kjo është vepër penale

‘Një përgjigje për deputetin e linjës 0900’, Noka i kthehet Ballës: Do ju çmontojmë një e nga një

11:53 - 17/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com