GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport Qatar 2022

Veteranët e Gjermanisë: Fajin për humbjen e ka mbrojtja

17:03 - 24/11/22
në Qatar 2022
Kohë leximi: 2 min
A A
Veteranët e Gjermanisë: Fajin për humbjen e ka mbrojtja
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Paraqitja mbresëlënëse e pjesës së parë te gjer manët mbeti thjesht një kujtim i bukur, pasi rezultati në fund i buzëqeshi Japonisë, e përfunduar me shifrat 1-2.

Humbja në fjalë nuk mund të përtypej lehtësisht nga tre “veteranët” e “Pancerave”. Fillimisht do të shprehej kapiteni Nojer mbi tablonë e lojës dhe rezultatin.

NOJER

“Shpërdorimi nga reparti sulmues i dha mundësi kundërshtarit të qëndronte në lojë për 75 minuta. Duhet të ishim treguar më të qartë përpara portës. Por kjo nuk i heq asnjë faj repartit difensiv. Totalisht të pamjaftueshëm në neutralizimin e rrezikimit nga sulmet kundërshtare. Pasoja është humbja dhe nisja me këmbën e gabuar rrugëtimin në Katar. Ishim ne ata që krijuam gjithë atë volum loje në fraksionin e pjesës së parë, por na mungoi goditja finale. Mjafton të përmendim minutën e 70-të, 4 tentativa në portën mike dhe asnjë finalizim. Ky është futbolli, nëse nuk shënon do të pësosh”, citonte tejet i zhgënjyer numri “1” i Bajern Mynihut.

Një tjetër lojtar që tifozëria e Gjermanisë, por jo vetëm, beson se mund t’i rikthejë sërish te lavdia e “Brazil 2014” si Tomas Myler, i cili gjente kohën të shfaqej për disa momente përpara mediave, atë çka nuk arriti ta realizonte dot në fushë:

MYLER

“Pjesën më të madhe të lojës dominimi ynë ishte më se i dukshëm, por shndërrimi i rasteve në gol mbeti tentativë e parealizuar. Qesharake do të ishte fraza më e duhur për të përkufizuar këtë humbje mbi bazë të asaj që ekipet performuan në fushë. Gjithsesi, e përgëzoj Japoninë për iniciativën e realizuar me sukses. Në fund të mirët dhe të këqijtë e vetes jemi vetëm ne. Fitorja do të ishte gjysma e punës në startimin e një kompeticioni kaq madhor. Analiza mund të kryhet shumë lehtë nga jashtë pas vërshëllimës së trefishtë, por gjendja jonë emocionale është e vështirë për t’u kuptuar”, nënvizoi 33-vjeçari.

Për ta përmbyllur pjesën e deklaratave të lojtarëve ishte Ilakai Gyndoan nga ku tifozëria ka pritshmëri të lartë mbi bazë të përvojës.

GYNDOAN

“Mënyra se si i pësuam golat ishte absurde. Nuk e di nëse mund të them se ishin më të thjeshtët të shënuar në një Kupë Bote. E vështirë për ta besuar se si mund të shpërdorosh kaq shumë mundësi, s’mund ta kuptoj. Jo të gjitha gjërat kanë vlerë, ashtu si posedimi i topit nga ana jonë ndaj Japonisë, duhet më tepër bindje dhe zgjuarsi’, përfundoi “Qytetari”.

Etiketa: GjermaniaHumbjaJaponia

Lajme të lidhura

FIFA njofton kombëtaret, ja cili do të jetë rregulli i ri në Katar 2022
Qatar 2022

Manipulime? FIFA skanon ndeshjet e Botërorit, ja rezultati

20:14 - 26/12/22
“Sa bukur të merrja të njëjtin mesazh nga Messi”
Qatar 2022

“Sa bukur të merrja të njëjtin mesazh nga Messi”

23:25 - 24/12/22
Arbitri i finales shpjegon pse goli i 3 i Messit ishte i rregullt
Qatar 2022

Arbitri i finales shpjegon pse goli i 3 i Messit ishte i rregullt

23:28 - 23/12/22
Para
Temperatura nën zero, ç’ndodh me motin të premten

Temperatura nën zero, ç’ndodh me motin të premten

Discussion about this post

TË FUNDIT

I kërkuar për tri vrasje në Maqedoninë e Veriut, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari (Emri)
Aktualitet

I kërkuar për tri vrasje në Maqedoninë e Veriut, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari (Emri)

09:31 - 27/01/26

Një 52-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Maqedonia e Veriut për tre vrasje të kryera në vitin 2007 është...

Lexo më shumë
‘Po na nxjerrin në rrugë’, tregtarët futen me forcë brenda Bashkisë së Vlorës

‘Po na nxjerrin në rrugë’, tregtarët futen me forcë brenda Bashkisë së Vlorës

09:25 - 27/01/26
Erion Veliaj flet nga burgu: Ols Dado i ofroi kokën time Sali Berishës

Padia e Veliajt për Olsi Dadon/ Hidhet shorti në gjykatën administrative, ja kush do e shqyrtojë çështjen

09:15 - 27/01/26
Kanosi me thikë bashkëjetuesen, arrestohet 46-vjeçari në Vlorë

Tentoi të trafikonte armë nga Shqipëria në Itali, arrestohet 30-vjeçari në Rinas (Emri)

09:03 - 27/01/26
‘Mallkimi’ i aeroportit të Vlorës, si u favorizua koncesionari gjatë miratimit të kontratës

‘Mallkimi’ i aeroportit të Vlorës, si u favorizua koncesionari gjatë miratimit të kontratës

08:22 - 27/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com