GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Veteranët e kombëtares: Emocionuese të riveshim fanellën kuqezi

në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Veteranët e kombëtares: Emocionuese të riveshim fanellën kuqezi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kombëtarja e veteranëve të Shqipërisë ka vijuar me seancat stërvitore në fushat e Shtëpisë së Futbollit, teksa FSHF synon të ketë një skuadër të gatshme gjatë gjithë kohës për të marrë pjesë në ndeshje miqësore dhe turne ndërkombëtare.

Në seancën e radhës që është zhvilluar këtë të martë kanë marrë pjesë shumë emra të njohur që kanë shkruar historinë me fanellën kuqezi, ndërkohë që është organizuar edhe një ndeshje kontrolli ndaj skuadrës Etien Academy U-17.

I pranishëm këtë herë ishte edhe ish-sulmuesi i njohur i Kombëtares, Edmond Kapllani, i cili është shprehur mjaft i kënaqur për këtë organizim të ri dhe ka shtuar se e ka pritur me shumë kënaqësi ftesën për t’u bërë pjesë e kësaj skuadre.

“Është një vlerësim maksimal nga ana ime, sepse është shumë e rëndësishme që edhe Kombëtarja shqiptare të ketë edhe një ekip veteranësh. Një iniciativë mjaft e bukur dhe dua t’i bëj komplimentet e mia organizatorëve dhe profesor Memës. Personalisht e shoh si një eveniment mjaft interesant dhe të bukur. Është shumë e rëndësishme në fakt krijimi i kësaj tradite. Unë kam vetëm pak ditë që kam ardhur në Shqipëri, sapo ma bënë ftesën erdha me një dëshirë e kënaqësi të madhe, sepse këtu kam gjetur shumë lojtarë me të cilët në të kaluarën kemi luajtur bashkë, si në një ekip ashtu edhe si kundërshtarë, kjo traditë e krijuar është shumë e rëndësishme mendoj edhe për futbollin shqiptar”, – tha Edmond Kapllani për Fshf.org.

Edhe ish-mbrojtësi kuqezi, Andi Lila, vlerëson këtë iniciativë, duke mbështetur krijimin e traditës për të pasur vazhdimisht një Kombëtare veteranësh që të marrë pjesë në aktivitete apo miqësore në nivel ndërkombëtar.

“Sinqerisht ndihem shumë mirë që jam këtu. Që në momentin e parë që profesor Mema na bëri ftesën për t’u aktivizuar te Kombëtarja e veteranëve, padyshim e pranova me kënaqësinë më të madhe. Komplimente FSHF-së për këtë iniciativë dhe shpresoj që kjo gjë të vazhdojë dhe të jetë një projekt serioz edhe në vazhdimësi, siç e kanë edhe vendet e tjera të botës, pse të mos e ketë edhe Shqipëria. Normalisht pas një kohe të gjatë këtë iniciativë e shoh shumë të gjetur nga ana personale, por edhe pas shkëputjes nga futbolli i luajtur të ritakohesh me shokët e skuadrës është diçka shumë pozitive për ne, por edhe kushtet këtu janë fantastike. Jam shumë i kënaqur dhe shpresoj që të bëjmë më të mirën edhe në fushën e lojës. Jam i bindur se do të jap kontributin tim maksimal te Kombëtarja e veteranëve me aq mundësi sa kam, ashtu siç kam bërë edhe kur isha pjese e Kombëtares A”, – theksoi Andi Lila.

I emocionuar është shfaqur edhe ish-mesfushori i Kombëtares, Bledi Shkëmbi, i cili shprehur kënaqësinë, që është bërë pjesë e këtij organizimin dhe që rivësh sërish fanellën kuqezi përkrah ish-shokëve të skuadrës.

“Në fakt, duket e çuditshme, por është një nismë shumë e bukur. Komplimentet e mia FSHF-së, organizatorëve, sepse na bënë të riveshim fanellën e Kombëtares, që është diçka e madhe për një futbollit. Patjetër që kemi dëshirën e duhur, për të riveshur këtë fanellë, për të bërë më mirë dhe përveç të tjerash ritakohemi me shumë shokë me të cilët kemi luajtur dikur bashkë.

Që ditën e parë jemi ndjerë të emocionuar, bëhet një Kombëtare e rregullt veteranësh që nuk ka qenë më përpara, është një nismë e re. Ne jemi të kënaqur dhe krenarë që mbase jemi si të thuash brezi i parë i kësaj tradite të bukur”, – deklaroi Bledi Shkëmbi.

Kjo skuadër do të stërvitet rregullisht në vazhdimësi, duke u kompletuar edhe me emra të tjerë të cilët mund të jenë të gatshëm, në mënyrë që lojtarët të jenë formë sa më optimale për të marrë pjesë në ndeshjet do të organizohen mes veteranësh.

Etiketa: kombetareveterane

Lajme të lidhura

Magji afrikane apo studim anormal? Jenisheri shfrenon fantazinë, i shkruan Maran: E bëjmë bashkë Shqipërinë të çudisi botën
Sport

Magji afrikane apo studim anormal? Jenisheri shfrenon fantazinë, i shkruan Maran: E bëjmë bashkë Shqipërinë të çudisi botën

12:39 - 11/11/26
Presidenti Duka flet për Maran, zbulon pritshmëritë për kuqezinjtë dhe habit me përgjigjen për Sylvinhon
Sport

Presidenti Duka flet për Maran, zbulon pritshmëritë për kuqezinjtë dhe habit me përgjigjen për Sylvinhon

10:18 - 11/11/26
Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares
Breaking Views

Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

22:30 - 10/11/26
Para
Rritet rreziku nga gripi i qenve, ja çfarë kanë zbuluar studiuesit

Rritet rreziku nga gripi i qenve, ja çfarë kanë zbuluar studiuesit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama pritet me protesta gjatë vizitës në Dublin: Ik, Shqipëria nuk është në shitje!
Aktualitet

Rama pritet me protesta gjatë vizitës në Dublin: Ik, Shqipëria nuk është në shitje!

13:24 - 11/11/26

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Dublin për një vizitë zyrtare në kuadër të takimeve të nivelit europian. Vizita lidhet me...

Lexo më shumë
Arrestohet në Beograd ish-ministri i Ekonomisë së Vuçiçit! Dyshohet për vjedhjen e miliona dinarëve

Arrestohet në Beograd ish-ministri i Ekonomisë së Vuçiçit! Dyshohet për vjedhjen e miliona dinarëve

13:13 - 11/11/26
Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburantit, ja sa do shitet nafta

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburantit, ja sa do shitet nafta

12:50 - 11/11/26
Magji afrikane apo studim anormal? Jenisheri shfrenon fantazinë, i shkruan Maran: E bëjmë bashkë Shqipërinë të çudisi botën

Magji afrikane apo studim anormal? Jenisheri shfrenon fantazinë, i shkruan Maran: E bëjmë bashkë Shqipërinë të çudisi botën

12:39 - 11/11/26
Media kanadeze i kushton artikull protestave në Shqipëri: Qeveria e trajton vendin si pronë për ta shitur

Media kanadeze i kushton artikull protestave në Shqipëri: Qeveria e trajton vendin si pronë për ta shitur

12:33 - 11/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com