GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vetëvrasja e 48-vjeçarit në Përrenjas/ Deputeti i PD-së: Në litar nuk e çuan këmbët e veta, e çoi…

në Aktualitet
Kohë leximi: 4 min
A A
Vetëvrasja e 48-vjeçarit në Përrenjas/ Deputeti i PD-së: Në litar nuk e çuan këmbët e veta, e çoi…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nënkryetari i PD-së dhe deputeti Luçiano Boçi ka reaguar për ngjarjen e ndodhur dje në fshatin Rrajcë të Përrenjasit, ku një 48-vjeçar i dha fund jetës duke u vetëvarur në pemë për shkak të mjerimit e kushteve të rënda ekonomike.

Boçi shkruan se viktima Fatos Çollaku nuk u vetëvra, por e vranë. Ai tregon takimin e tij në shtëpinë e tij të varfër disa vite më parë, që ndonëse në terr prej mungesës së energjisë e orendive, të verbonte nga ndershmëria, sinqeriteti dhe njerëzorja.

Sipas tij, ai vetë kishte turp që e ndihmonin, për të mbajtur shpirtin gjallë, të afërmit, miqtë, shokët sepse donte të jetonte me dinjitet. Deputeti i PD shkruan më tej se në litar Fatosin nuk e çuan këmbët e veta, e çoi dënimi me skamje që i kishte shpallur pushteti.

POSTIMI I PLOTË
E VRANË NUK U VETËVRA

Fatos Çollaku, burri i urtë nga Përrenjasi, nuk u vetëvra!
E donte jetën shumë. Na e ka thënë në sy.
E donte atë me punë e djersë.
E kam takuar aty në atë shtëpinë e tij të varfër disa vite më parë, që ndonëse në terr prej mungesës së energjisë e orendive, të verbonte nga ndershmëria, sinqeriteti dhe njerëzorja.
Ai vetë kishte turp që e ndihmonin, për të mbajtur shpirtin gjallë, të afërmit, miqtë, shokët.
Donte të jetonte me dinjitet.
Donte punë. Në mos punë, përkrahje sociale, ndihmë ekonomike nga qeveria e “reformave” të mëdha me shpirt të vogël.
Donte vetëm një llambë dritë e asgjë tjetër më shumë, nga kabineti që quhet qeveri e organi Kryeministër!?
A e kuptoni?!
Vetëm një llambë dritë që në një vit harxhon aq sa harxhon në një minutë ftohësi ultramodern i zyrës së atij që rri aty shtriqur këmbë përmbi këmbë, i “hallemadhit” miliarder të vendit më të varfër të Europës.
Nuk i dhanë asgjë prej gjëje, as dritë, as shpresë, as bukë. Sepse nuk kanë asnjë ndjeshmëri.
Madje e shpallën “armik” , reaksionar e i hoqën çdo mbështetje.
Vërtet e vranë!
Po ju që e vratë a ndjeni një fije turp?!
Se përgjegjësi e di që jo!
Në litar Fatosin nuk e çuan këmbët e veta.
Aspak.
Njerëz mos e besoni!
E çoi braktisja e shtetit.
E çoi dënimi me skamje që i kishte shpallur pushteti.
E çoi pashpirtësia e të pafytyrëve që tallen me mjerimin pa drita të njerëzve të thjeshtë.
E çoi arroganca e të panginjurve që notojnë në miliona të fituar vetëm me një lëvizje të presjes dhjetore të çmimit të energjisë.
E çoi Rama, shpura e tij, babëzia e tij, antihumanizmi i tij.
Pse hezitoni ta thoni e ta themi?!
Çfarë?!

Do më thoni që po bëj nekropolitikë?!
Në djall politika, në djall “engjëjt” diabolikë që drejtojnë këtë vend “të pafajshëm”.
Po, po! Ju e vratë!
Siç dini të vrisni vetëm ju.
Të vrisni me skaf në qetësinë e detit dhe më pas lani duart…në det.
Të vrisni në gjumë si Gjoklajn dhe lani duart…në plehra.
Të vrisni natën nga pas në rrugicë si Rashën e lani duar…me disifektant Covidi.
Të vrisni në komisariate si Ilvin e lani (lironi) duart… duke hequr lidhëset e këpucëve.
Dhe këtej çirreni në histeri marramendëse: Drejtësia!!!! Drejtësia!!!
Po të dalë dikush e të më tregojë Drejtësinë për Fatosin e ndjerë.
Të dalë një i vetëm i pushtetshëm i këtij vendi.
Por ah ju….!?
Ju të kulluarit këllirë të rënë nga qielli pa ngjyrë.
Jo vetëm kaq…
Ju dini të vrisni dhe ngadalë.
Të vrisni duke ta marrë shpirtin pak e nga pak, ekonomikisht, me varfërim progresiv, me taksa të padrejta, me xhandarë e taksidarë.
Duke të hequr nga puna e damkosur për bindje politike, si “armiq” regjimi.
Duke të larguar njerëzit e dashur që të rrethojnë, larg syve, kujdesit e zemrës.
Duke ta bërë të vështirë jetën me çdo çmim.
Duke ta nxirë, ditën, muajin, vitin me mijëra mënyra e marifete.
Duke të tallur, vjedhur, grabitur me ligje, me horrlliqe, me katër duar e pa duar, natën e ditën.
Dhe ajo që është akoma më e tmerrshme.
JU TË VRISNI ME VETËVRASJE!
Siç bëtë me Fatosin.
Siç keni bërë me Qamil Zelën me Arifin, Gjinin e dhjetëra të tjerë që i keni vrarë duke i shtyrë drejt vetëflijimit, se nuk kishin mundësi të paguanin faturën e energjisë, se nuk mund të mbanin familjen, se nuk kishin rrugëdalje përpos lehtësisë së dheut.
E kështu me vrasje si vetëvrasje, ju me atë rast nuk lani as duart.
Por ama me duart e bërë “pis” fërkoni barkun.
Ia kaloni dhe Pilatit në këtë gjest mashtrimi.
Fatosin e shkretë e vratë…
Po ne?!
Po qytetarët?!
Ne bashkë me qytetarët s’duhet t’ju lejojmë që të bëni vrasjen e rradhës.
Boll më!!!!!!

Etiketa: Fatos CollakuLuciano Boci

Lajme të lidhura

Një mbrëmje për një kolos të skenës shqiptare, shfaqet dokumentari për ikonën Robert Ndrenika
Aktualitet

Një mbrëmje për një kolos të skenës shqiptare, shfaqet dokumentari për ikonën Robert Ndrenika

14:49 - 01/06/26
Panik në Torino/ Shqiptari spërkat apartamentin me benzinë, ​​kërcënoi t’i vinte flakën vetes
Aktualitet

Panik në Torino/ Shqiptari spërkat apartamentin me benzinë, ​​kërcënoi t’i vinte flakën vetes

14:46 - 01/06/26
Dhunimi i protestuesit në Zvërnec, Hita pranon dështimin e policisë: U shfaq jo profesionale!
Aktualitet

Dhunimi i protestuesit në Zvërnec, Hita pranon dështimin e policisë: U shfaq jo profesionale!

13:59 - 01/06/26
Para
Plagosja në Fushë-Krujë, sherri për ullishtet përfundoi me përdorim armësh

Plagosja në Fushë-Krujë, sherri për ullishtet përfundoi me përdorim armësh

Discussion about this post

TË FUNDIT

Nafta bie me 17% në bursë, do ta ulin oligarkët tanë?
Botë

Përshkallëzimi i konfliktit Izrael-Liban, rritet përsëri çmimi i naftës në tregun botëror

15:04 - 01/06/26

Çmimet e naftës shënuan rritje në hapjen e tregjeve aziatike të hënën, mes shqetësimeve të reja për situatën e sigurisë...

Lexo më shumë
Një mbrëmje për një kolos të skenës shqiptare, shfaqet dokumentari për ikonën Robert Ndrenika

Një mbrëmje për një kolos të skenës shqiptare, shfaqet dokumentari për ikonën Robert Ndrenika

14:49 - 01/06/26
Panik në Torino/ Shqiptari spërkat apartamentin me benzinë, ​​kërcënoi t’i vinte flakën vetes

Panik në Torino/ Shqiptari spërkat apartamentin me benzinë, ​​kërcënoi t’i vinte flakën vetes

14:46 - 01/06/26
Edi Martini iu kërkon falje tifozëve, bëri gjestin antisportiv pas ndeshjes me Dinamon

Nga humbja e titullit te sherri me lojtarin, Vllaznia merr vendimin final për Edi Martinin

14:20 - 01/06/26
Dhunimi i protestuesit në Zvërnec, Hita pranon dështimin e policisë: U shfaq jo profesionale!

Dhunimi i protestuesit në Zvërnec, Hita pranon dështimin e policisë: U shfaq jo profesionale!

13:59 - 01/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026romabetCasibom Güncelbetgaranti girişJojobet