Detaje të reja janë zbuluar lidhur me hetimet e kryera nga prokuroria për vetëvrasjen e Bedrie Lokës, 41-vjeçares, nënë e 4 fëmijëve, e cila më 2 janar të 2024 konsumoi fotoksinë, duke humbur jetën në spital.
Hetimet janë përqëndruar në shkakun që shtynë 41-vjeçaren drejt vetëvrasjes, ndërsa bashkëshorti i saj Xhemal Loka është arrestuar nga policia.
Në dosjen e publikuar nga Euroneës Albania, përshkruhet momenti i arrestimit të Xhemalit, ku nga oficerët e policisë i janë gjetur 2800 euro dhe 27 mijë lekë, të cilat kanë ngritur dyshime te hetuesit se ai po përgatiste arratisjen nga vendi.
Në dosje detajohet gjithashtu momenti kur në kotecin pranë banesës Xhemal lokës iu gjet një armë automatike dhe municion luftarak.
“Gjithashtu, bazuar në këtë dinamikë të evidentimit të faktit penal të ndodhur, më datë 06.01.2024, është këqyrur banesa e familjes Loka, ku rezulton se “në kotecin e pulave në anën jugore të banesës gjendet e mbeshtjellë me peshqir një armë zjarri automatike, me krehër pa fishekë, me pjesët e lëvizshme të parregullta e me gjilpërë të rregullt, me numër arme 89-0579″ si dhe në këtë vend janë gjetur 114 copë fishekë, model ’54, kalibër 7.62mm dhe 4 katër fishekë model ’56, kalibër 7.62mm”, të cilat, pasi u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, u dërguan pranë Institutit të Policisë Shkencore Tiranë për t’ju nënshtruar ekzaminimit teknik balistik.
Teksa më datë 05.01.2023. shtetasi Xhemal Loka ështe shoqëruar në Komisariatin e Policisë Durrës, i janë gjetur me vete një sasi parash prej 2’800 Euro dhe 27’000 Lekë”, shuma në te holla këto që u sekuestruan në cilësinë e proves materiale.
Disponimi i kësaj shume, marrë në kontekst të ngjarjes së ndodhur, ka shtuar dyshimet e formuara se ky shtetas po përgatitej të largohej jashtë vendit për t’ju fshehur procesit hetimor lidhur me këtë ngjarje”, thuhet në dosjen e prokurorisë.
Gjithashtu Euroneës Albania ka publikuar dëshmitë e fëmijëve të Xhemal Lokës dhe Bedrie Lokës.
Vajza e çiftit, Rozalinda Loka para togave të zeza ka deklaruar se ëma kishte gjetur një letër që një shtetase franceze ia kishte dërguar të atit, Xhemal Lokës.
Pasi e ëma kishte gjetur letrën, i biri Destan Loka kishte komunikuar me francezen e cila i kishte thënë se ka pasur një lidhje me Xhemal Lokën.
Vajza është shprehur mes tjerash se kjo ka qenë një nga arsyet që e kishte rënduar shumë psikologjikisht të ëmën e cila vrau veten.
“Prej një viti ato nuk i kanë pasur mirë marrëdhëniet me njëri tjetrin, kanë pasur debate që prej muajit shkurt 2023 sepse gjyshja ime . ka kaluar nje trompozë dhe babi im nuk e linte mamin të shkonte për vizitë te gjyshja”, mami im ka qenë shumë e ngarkuar emocionalisht dhe psikologjikisht dhe shumë herë shprehej se do t’i jepte fund jetës se thoshte jam e lodhur”.
Komunikimi i fundit që unë e kam bërë me mamin ka qenë në ora rreth 22.30 dhe dhe ajo më tha që prapë debat i thashë po leje pra atë muhabet dhe qepe, mirë mo mami më tha, mirë se e qep unë. diku nga muaji shtator 2023 mami … i ka gjetur babit disa letra në gjuhën franceze të cilat ja ka dërguar një femër ajo ishte një franceze dhe ka komunikuar me vëllain tim Destanin dhe i ka thënë që ka pasur një lidhje me Xhemalin kjo ka gjënë një arsye që e ka vrarë shumë psikologjikisht mamin tim”- ka theksuar e bija.
Në dëshmitë e tyre, fëmijët pretendojnë se bashkëshorti i Bedries ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj.
Njëri prej tyre, Destan Loka, thotë se kur Xhemali ishte në Greqi, e kishte telefonuar Bedrien dhe i kishte thënë se do ta bënte të vriste veten.
Ata thonë se ai përdorte një fjalor shumë të keq ndaj gruas së tij, duke e akuzuar atë për lidhje intime me të vëllanë e saj.
Pjesë nga Dëshmitë e fëmijëve:
Në deklarimet e tij të datës 5.01.2024, njëri prej fëmijëve të çiftit Loka, shtetasi Destan Loka, ka deklaruar “mami dhe babi gjithmonë kanë pasur debate me njëri-tjetrin, nuk i kanë pasur mirë marrëdhëniet . gjithmonë debatonin, madhe dhe një dit para se të vdiste mami, një ditë para se të pinte helm, ka bërë nje debat të fortë me mamin … se nuk e lejonte mamin të shkonte të shtëpia e givshes dhe filloi duke e sharë dhe ofenduar mamin tim. Debati atë natë ka zgjatur nga ora 19 pas a shumë, deri në orën 23.00″, “babi .. kur ka qenë në Greqi, gati nje vit përpara, e ka marrë në celular mamin tim dhe i ka thënë që unë ty do të bej të vrasësh veten, mbaje mend”*, duke theksuar “shkaku i këtij veprimi ka qenë se mami ka qënë shumë herë e kërcënuar dhe e ofenduar nga babi im …. mami ka patur konflikte të herë pas hershme me babain tim”.
Në deklarimet e tij të datës 06.01.2024, njëri prej fëmijëve të çiftit Loka, shtetasi i mitur Kledjan Loka deklaron “babi im e ka dhunuar gjithmone nënën time”, “më datë 27 dhjetor 2023, kur ka ardhur babi … krijoi konflikt me mamin se kishte dëgjuar llafe te mjerëzve të tjerë për mamin. i ka thanë mamit lloj lloj fialësh, i ka thënë do të vras … e ka ofenduar me fjalë të renda … e ka goditur mamin me grushta dhe me shkelma”, “më datë i janar, pas vitit te ri…. babi është zënë përsëri me mamin sepse i thoshte se nuk do shkosh te .. daja im .. dhe të giyshja ime .. ka qenë ora rreth 22.00 deri rreth orës 23.00 ku babi duke bërtitur e ulëritur i thoshe që ske për të shkuar”, “babi im e shante e ofendonte me fialët nga më të ndyrat …. i thoshte që ke dashnor, i thoshte që ty të ka kap vëllai jot dhe se ti shkon nëpër hotele me atë (dajën)”
Në deklarimet e tij të datës 06.01.2024, njëri prej fëmijëve të çifit Loka, shtetasi i mitur Argjend Loka deklaron “ato gjithmonë ziheshin me niëri tietrin”, si dhe “unë kam bërë me celularin tim ca video dhe ja kam çuar motrës sime ku i thosha ja ça po bën mami me babin, i thosha hajde se po zihen”, duke theksuar “unë kam një telefon “Samsung” dhe me këtë celular unë kam bere video dhe ja kam çuar motrës kur babi u zinte me mamin”, si dhe “telefoni im është në polici e ka marrë babi dhe ka thënë që është i veti”.
Discussion about this post