GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vetëvrasja e Ilvi Metës/ Zbardhet dosja e plotë, çfarë zbuluan kamerat e sigurisë

14:48 - 07/05/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
“Ka shenja të tjera në fyt”/ Detaje nga ekspertiza e Ilvi Metës, çfarë dyshohet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Është zbardhur dosja hetimore për ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e 4 majit në Komisariatin e Kavajës, ku u vetëvra 31-vjeçari Ilvi Meta, i shoqëruar për vjedhje.

Në dosjen e siguruar nga gazetarja Klodiana Lala për “BË”, thuhet se për nevoja të hetimeve është bërë sekuestrimi i pamjeve filmike të kamerave të sigurisë në Komisariatin e Policisë Kavajë, ku ora e regjistrimit të kamerave të sigurisë është 5 minuta përpara me orën reale.

Në pamjet e regjistruara nga kamera e emërtuar me nr.1 “Sheshi Komisariatit”, duket në hyrjen e derës së ambienteve të Komisariatit të policisë Kavajë, shtetasi Ilvi Meta me kapele dhe xhup shumëngjyrësh i shoqëruar nga agjentët e policisë kriminale, duke zbritur nga mjeti furoistradë në përdorim të policisë kriminale pranë Komisariatit Kavakë, data 4 maj ora 10:38. Personi me kapele është shtetasi Ilvi Meta. Ora 10:42 shtetasi Ilvi Meta hipën sërish në mjetin e policisë kriminale. Ora 11:00, mjeti i policisë kriminale ndalet te hyrja e godinës dhe zbret Ilvi Meta së bashku me agjentët e policisë kriminale.

Në pamjet e regjistruara nga kamera e emërtuar me nr.2 “Holli i Komisariatit” duket në hyrjen e godinës mjeti tip fuoristradë në përdorim të policisë kriminale që ndalon në orën 10:38. Shtetasi Ilvi Meta shihet në pamje me një xhup me ngjyra, i paprangosur, duke komunikuar dhe i qetë; ora 10:42, shtetasi Ilvi Meta së bashku me punonjësit e policisë dalin sërish nga godina dhe nisen drejt mjetit fuoristradë; në orën 11:00 Ilvi Meta kthehet me fuoristradën dhe agjentin e policisë;

Ora 11:06, Ilvi Meta shoqërohet te korridori te dhomat e shoqërimi; Ora 16:11 shfaqet Ilvi Meta duke u kthyer nga dhoma e shoqërimit në shoqërinë e një punonjësi të policisë së rendit.

Në pamjet e regjistruara nga kamera e emërtuar me nr.5, “Korridori dhomat e sigurisë nr.2” shihet momenti kur fusin në dhomat e izolimit shtetasin Ilvi Meta pasi është ekzekutuar vendimi i gjykatës, shtetasi nuk duket të ketë asnjë shqetësim dhe i bëhet kontroll fizik nga punonjësi i policisë Rushit Kola.

Momenti kur i hiqet kapelja shtetasit Ilvi Meta nga punonjësi i policisë Rushit Kola. Shtetasi Ilvi Meta kthehet me fytyrë nga muri që të kontrollohet fizikisht dhe nuk ka asnjë moment tensioni ndërmjet viktimës dhe punonjësve të policisë. Ilvi Meta mban në duar letra) si procesverbalet e ekzekutimit të vendimit të gjykatës).
Nga ora 16:26 që shfaqet në korridorin e dhomave të sigurisë shtetasi Ilvi Meta deri në përfundimin e kontrollit të ushtruar nga punonjësi i policisë Rushit Kola, ora 16:27 kalojnë 32 sekonda kontroll personal i ushtruar nga punonjësi i policisë ndaj të ndaluarit.

Më pas në orën 19:12 punonjësi i policisë Rushit Kola shfaqet duke dalë nga dhoma ku qëndrojnë prokurori dhe OPGJ gjatë marrjes në pyetje dhe vazhdon nëpër korridor duke kontrolluar fillimisht derën nr.1 dhe më pas derën numër 2 ku ishte Ilvi Meta. Pasi konstaton se diçka nuk shkonte punonjësi i policisë i ka rënë alarmit dhe sërish afrohet te dhoma e të arrestuarit Ilvi Meta. Pas disa momentesh vjen oficeri i sallës operative me çelësa për të hapur dyert. Pasi konstaton trupin, oficeri i rojës del për të kërkuar ndihmë dhe më pas vijnë punonjësit e patrullës për të ndihmuar në transportimin e tij për në spital me qëllim dhënien e ndihmës mjekësore shtetasit Ilvi Meta./ Balkanweb

Etiketa: dosjevetevrasje

Lajme të lidhura

Tenderat e AKSHI-t, zbardhen emrat e zyrtarëve dhe biznesmenëve që iu kontrolluan banesat
Aktualitet

Tenderat e AKSHI-t, zbardhen emrat e zyrtarëve dhe biznesmenëve që iu kontrolluan banesat

13:59 - 17/12/25
Berisha: Salianji ka kaluar vijën e kuqe, bashkëpunimi me krimin është i papranueshëm për PD-në
Aktualitet

Berisha: Salianji ka kaluar vijën e kuqe, bashkëpunimi me krimin është i papranueshëm për PD-në

13:45 - 17/12/25
Kreu dy vite burg për shpërdorim detyre, Jorgo Goro ankimon vendimin në Gjykatën e Lartë!
Aktualitet

Kreu dy vite burg për shpërdorim detyre, Jorgo Goro ankimon vendimin në Gjykatën e Lartë!

13:22 - 17/12/25
Para
E refuzuan kur kërkoi rrogën e çmendur, Luana Vjollca ka mbetur pa punë

Zhduken fotot, çfarë po ndodh me Instagram-in e Luana Vjollës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tenderat e AKSHI-t, zbardhen emrat e zyrtarëve dhe biznesmenëve që iu kontrolluan banesat
Aktualitet

Tenderat e AKSHI-t, zbardhen emrat e zyrtarëve dhe biznesmenëve që iu kontrolluan banesat

13:59 - 17/12/25

Pasi SPAK goditi grupin kriminal të drejtuar nga biznesmenët Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, që përmes pengmarrjes e shantazheve detyronin...

Lexo më shumë
Berisha: Salianji ka kaluar vijën e kuqe, bashkëpunimi me krimin është i papranueshëm për PD-në

Berisha: Salianji ka kaluar vijën e kuqe, bashkëpunimi me krimin është i papranueshëm për PD-në

13:45 - 17/12/25
Kreu dy vite burg për shpërdorim detyre, Jorgo Goro ankimon vendimin në Gjykatën e Lartë!

Kreu dy vite burg për shpërdorim detyre, Jorgo Goro ankimon vendimin në Gjykatën e Lartë!

13:22 - 17/12/25
Berisha: Lubi Balluku po e merr me vete Ramën! Evis Berberi ka 403 video të të gjitha llojeve

Berisha: Lubi Balluku po e merr me vete Ramën! Evis Berberi ka 403 video të të gjitha llojeve

13:07 - 17/12/25
“Ma nxiu jetën, e urreja”/ Tentoi të fshihte vrasjen e të atit, si u ‘thye’ para policëve 26-vjecarja nga Fieri: Lekët…

Sherr me thika në një shkollë private në Sarandë, plagoset 15-vjeçari

13:01 - 17/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com