GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vetëvrasja e Olsi Ibros/ Para se të hidhej nga pallati, 45-vjeçari piu fostoksinë

në Aktualitet, Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Vetëvrasja e Olsi Ibros/ Para se të hidhej nga pallati, 45-vjeçari piu fostoksinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Para se të hidhej, Olsi Ibro ka konsumuar fostoksinë thonë burime për Top Channel.

Olsi Ibro u hodh nga një pallat në ndërtim në rrugën “Ramazan Shijaku” në Tiranë. Ai ishte i përfshirë në skemën e mashtrimit miliona eurosh.

“Më datë 20.07.2024, në rrugën “Ramazan Shijaku”, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një pallati në ndërtim e sipër, shtetasi O. I., 45 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë në vendngjarje.Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, sipas policisë.

Me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, një ditë më parëj, gjykata aprovoi sekuestron preventive ndaj dy shoqërive Micro Credit Albania dhe “Final”, të dyshuara se kryen mashtrim me pasoja të rënda në dëm të mijëra qytetarëve si dhe pastruan para.

Dy shoqëritë e sekuestruara në bashkëpunim me ADCA dhe shoqëri përmbarimore krijuan një skemë për të vjedhur qytetarët në vlera disa milionë euro.

Ndërsa gjykata aprovoi sekuestrimin krimi ekonomiko financiar kreu inventarin e dosjeve në selitë e të dyja shoqërive.

Prokuroria thotë se përmes presionit psikologjik dhe përndjekjes qytetarët u detyruan të merrnin kredi të dyta.

Në maj  gjykata shpalli nëntë masa sigurie ndaj ish përmbaruesve dhe administratorëve pasi hetoi se si përmbi katër mijë kredi të këqija të blera nga një bankë e nivelit të dytë me një shumë prej gati 7 milionë euro, ishin shumëfishuar në dëm të interesave të debitorëve të cilëve ju ishin sekuestruar pasuri dhe llogari bankare.

Dhe ndërsa Ministria e Drejtësisë dorëzoi një kallëzim të dytë së fundmi, prokuroria thotë se shoqëritë dhe të hetuarit përdorën të dhënat personale të debitorëve për t’i kërcënuar për marrëveshjet e reja.

Deri më tani rezulton se dy shoqëritë bllokuan llogari bankare të debitorëve në kundërshtim me ligjin duke mos u lënë asnjë mundësi jetese debitorëve.

Pasuritë e përftuara dhe të  bllokuara në mënyrë të paligjshme  dyshohen se më pas  janë investuar  dhe ndaj akuzua po heton edhe për pastrim parash.

Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, sekuestroi llogaritë bankare në një vlerë totale 10 milionë euro të dhjetë shtetasve dhe 3 subjekteve financiare mikrokredi nën akuzë për veprën penale ‘Pastrim i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale’.

llogaritë bankare iu sekuestruan personave: Olsi Ibro, Arben Meskuti, Ernela  Cuberi, Elda Ibro, Albert Gega,Andis  Gjoka, Vasil  Bakallbashi, Alketa Goxha, Jordisa Metaj, Edmond Mato, dhe subjekteve financiare ADCA shpk., Final shpk dhe “Micro Credit Albania” sha.

Ata kanë investuar në letra me vlerë me interes vjetor maturimi nga 4% deri në 10.5%.

gijotina.com/

Etiketa: Kryesore1Mashtrimi me mikrokreditëOlsi Ibro

Lajme të lidhura

U aksidentua në minierën e Tërnovës, gjendet trupi i pajetë i 40-vjeçarit
Aktualitet

U aksidentua në minierën e Tërnovës, gjendet trupi i pajetë i 40-vjeçarit

17:27 - 02/08/26
Tërmet në Elbasan, ja sa ishte magnituda
Aktualitet

Tërmet në Elbasan, ja sa ishte magnituda

17:20 - 02/08/26
Bardhi sulmon Begajn për dekretimin e huasë 302 milionë dollarë: Presidenti është kthyer në noter të qeverisë
Aktualitet

Bardhi sulmon Begajn për dekretimin e huasë 302 milionë dollarë: Presidenti është kthyer në noter të qeverisë

15:36 - 02/08/26
Para
Portieri i Kombëtares Alen Sherri transferohet në Seria A për 500 mijë euro

Portieri i Kombëtares Alen Sherri transferohet në Seria A për 500 mijë euro

Discussion about this post

TË FUNDIT

U aksidentua në minierën e Tërnovës, gjendet trupi i pajetë i 40-vjeçarit
Aktualitet

U aksidentua në minierën e Tërnovës, gjendet trupi i pajetë i 40-vjeçarit

17:27 - 02/08/26

Është bërë e mundur nxjerrja nga galeria e trupit të minatorit Ilir Kolaveri, i cili humbi jetën në minierën e...

Lexo më shumë
Tërmet në Elbasan, ja sa ishte magnituda

Tërmet në Elbasan, ja sa ishte magnituda

17:20 - 02/08/26
Bardhi sulmon Begajn për dekretimin e huasë 302 milionë dollarë: Presidenti është kthyer në noter të qeverisë

Bardhi sulmon Begajn për dekretimin e huasë 302 milionë dollarë: Presidenti është kthyer në noter të qeverisë

15:36 - 02/08/26
Policia “blindon” Tiranën dhe Fushë-Krujën/ Dy persona të arrestuar, sekuestrohet dhe automjeti luksoz

Policia “blindon” Tiranën dhe Fushë-Krujën/ Dy persona të arrestuar, sekuestrohet dhe automjeti luksoz

15:20 - 02/08/26
Një tjetër kryebashkiak i PS kundër Ramës, “Jo” bashkimit të Patosit me Fierin

Një tjetër kryebashkiak i PS kundër Ramës, “Jo” bashkimit të Patosit me Fierin

15:05 - 02/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com