GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vetëvrasja e të dënuarit në burgun e Durrësit, reagon Avokati i Popullit: Të merren masa

15:56 - 18/07/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Vetëvrasja e të dënuarit në burgun e Durrësit, reagon Avokati i Popullit: Të merren masa
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas vetëvrasjes së të dënuarit 44-vjeçar, Roland Hasani në burgun e Durrësit reagon dhe Avokati i Popullit. Përmes një reagimi zyrtar, Avokati i Popullit i bën thirrje institucioneve shqiptare të marrin masat e nevojshme që të sigurojnë jetën e personave që vuajnë dënimin. Avokati i Popullit kërko n nga institucionet e vuajtjes së dënimit që të garantohet ndihma psikologjike për të gjithë të dënuarit.

“Avokati i Popullit është njohur nëpërmjet medias lidhur me një ngjarje e rëndë të ndodhur brenda njërës prej qelive të burgut të Durrësit.

Sipas raportimeve, në ambientet e brendshme të këtij institucioni, një i burgosur ka varur veten. Një ekip i Avokatit të Popullit i përbërë nga Komisioneri dhe Ndihmës komisionerë të Mekanizmit Kombëtar për Parandalimin e Torturës menjëherë pas marrjes dijeni të ngjarjes po verifikojne ne vend ngjarjen.

Nisur nga kjo ngjarje Avokati i Popullit, për herë të disatë sjell në vëmendje të autoriteteve nevojën e marrjes së masave të menjëhershme dhe energjike për përmirësimin e kushteve pranë institucioneve IEVP në përputhje me angazhimet e shtetit shqiptar pranë organizmave ndërkombëtare si dhe në zbatim të akteve ligjore kombëtare e ndërkombëtare.

Avokati i Popullit nënvizon që rekomandimet e përpiluara prej tij drejtuar institucioneve të shtetit shqiptar, nuk kanë qëllim tjetër përveçse përputhjen e standardeve faktike me angazhimet e marra nga shteti shqiptar në garantimin e jetës dhe të drejtave të qytetarëve të cilëve u është privuar liria.

Avokati i Popullit u bën thirrje institucioneve shqiptare të marrin masat e nevojshme për të garantuar jetën e personave që vuajnë dënimin por edhe ndihmën psikologjike apo shëndetësore që keto ngjarje të mos ndodhin.”-shkruan Avokati i Popullit në reagim.

Ngjarja

Ka humbur jetën në spitalin rajonal të Durrësit Roland Hasani, 44 vjeç i burgosur me 14 vite burg për vrasje. Shkak për humbjen e jetës ka qenë vetëvrasja në kushte të rënduara të ndërmarra nga personi, i cili vuante edhe nga probleme të shëndetit mendor.

Ngjarja ka ndodhur në dhomën e tij në burgun e Durrësit. Në dhomë ka qenë edhe një tjetër i dënuar, por që në ato momente ka qenë në gjumë. Menjëherë pasi është konstatuar ngjarja, Hasani është përcjellë me urgjencë për në spitalin me Durrësit me shenja të zbehta jete.

Menjëherë mjekët e kanë futur në sallën e operacionit, por i ndjeri nuk ia ka dalë dot. Strukturat e posaçme janë duke kryer hetimet e nevojshme për të mësuar më hollësisht se si ndodhi ngjarja.

 

 

Lajme të lidhura

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali
Aktualitet

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet
Aktualitet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Klevis Qose shkarkohet si drejtues i Burgjeve, në vend të tij emërohet ish-drejtori i Tensionit të Lartë
Aktualitet

Klevis Qose shkarkohet si drejtues i Burgjeve, në vend të tij emërohet ish-drejtori i Tensionit të Lartë

15:48 - 01/04/26
Para
Zjarri i madh përfshin Gjirin e Lalëzit, rrezikohen disa banesa

Zjarri i madh përfshin Gjirin e Lalëzit, rrezikohen disa banesa

Discussion about this post

TË FUNDIT

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

Për herë të parë në 50 vjet, njerëzit do të kthehen në hënë dhe Qendra Kërkimore Ames e NASA-s në...

Lexo më shumë
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com