GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

U shkarkua nga vetingu, ish prokurori i Tiranës emërohet drejtori i ri i Hetimit Doganor

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
U shkarkua nga vetingu, ish prokurori i Tiranës emërohet drejtori i ri i Hetimit Doganor
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish prokurori i Tiranës, Elio Mazreku është emëruar drejtori i ri i Hetimit Doganor.

Mazreku u shkarkua 23 Nëntor 2023 nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i vetingut, pasi u përball me barrë prove për ligjshmërinë e të ardhurave të familjes së tij.

Prokurorët dhe gjyqtarët që shkarkohen nga detyra në kuadër të procesit të vetingut  përballen me kufizime të forta ligjore për ushtrimin e funksioneve publike.

Me botimin në Fletoren Zyrtare dhe dekretimin nga Presidenti i Republikës, Ligji nr. 10/2026 që ka hyrë në fuqi më 28 shkurt 2026, vendos ndalime të përhershme për ish-gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar ose tërhequr nga detyra për t’iu shmangur vetingut.

Sipas ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve”, ky proces synon largimin nga sistemi të individëve që nuk plotësojnë kriteret e pasurisë, figurës dhe aftësisë profesionale, me qëllim rikthimin e besimit të publikut te drejtësia.

Në praktikë, individët e shkarkuar ose ata që dorëhiqen gjatë procesit konsiderohen të papërshtatshëm për funksione të rëndësishme në shtet dhe u ndalohet rikthimi në sistemin e drejtësisë, ndërsa për një periudhë të gjatë (deri në 15 vite, sipas interpretimit të dispozitave kushtetuese dhe ligjeve të reformës) ata nuk mund të mbajnë poste të larta publike.

Sipas analizës financiare të KPK, Elio Mazreku rezultonte me një bilanc negativ prej 22.8 milion lekësh, për shkak të mungesës së provave për ligjshmërinë të një sërë llogarish bankare që ishin përdorur në blerjen e një apartamenti 129 metra në vitin 2010. Po ashtu sipas KPK ai nuk kishte justifikuar një shumë prej 5 milion lekësh nga babai i tij dhe disa dhurata nga vëllai.

Vendimi u mor nga trupa e përbërë nga Brunilda Bekteshi kryesuese, Roland Ilia anëtar dhe Pamela Qirko relatorë.

Mazreku i kundërshtoi gjetjet e KPK-së dhe këmbënguli se të ardhurat në fjalë ishin të ligjshme vinin nga puna e bashkëshortes në një OJF dhe se mënyrat e pagesës nuk kontrolloheshin prej saj.

Elio Mazreku e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 dhe punon prej më shumë se dy dekadash si prokuror në Prokurorinë e Rrethit të Tiranës.

Etiketa: drejtorprokurorveting

Lajme të lidhura

Klosi: Selinë e PS-së do ta mbrojmë me bandën e Rigers Sheqerit, me hunj dhe gurë, është normale!
Aktualitet

Klosi: Selinë e PS-së do ta mbrojmë me bandën e Rigers Sheqerit, me hunj dhe gurë, është normale!

22:21 - 19/10/26
Senatori amerikan Peters reagon për protestat në Shqipëri: Ndalni agresionin ndaj protestuesve
Aktualitet

Senatori amerikan Peters reagon për protestat në Shqipëri: Ndalni agresionin ndaj protestuesve

21:50 - 19/10/26
Dhuna policore në oborrin e Katedrales, reagon Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë: Respektoni vendet e shenjta
Aktualitet

Dhuna policore në oborrin e Katedrales, reagon Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë: Respektoni vendet e shenjta

21:20 - 19/10/26
Para
‘Shqipëria han pa port’/ Berisha: Porti i Durrësit, afera më e madhe korruptive dhe antikombëtare e Ramës

‘Shqipëria han pa port’/ Berisha: Porti i Durrësit, afera më e madhe korruptive dhe antikombëtare e Ramës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lista me 1 mijë pedagogë dhe intelektualë që kërkojnë dorëheqjen e Ramës
Breaking Views

Lista me 1 mijë pedagogë dhe intelektualë që kërkojnë dorëheqjen e Ramës

23:01 - 19/10/26

Ka arritur në njëmijë numri i intelektualëve që kanë firmosur online një kërkesë publike nga Forumi për Dialog Politik që...

Lexo më shumë
Klosi: Selinë e PS-së do ta mbrojmë me bandën e Rigers Sheqerit, me hunj dhe gurë, është normale!

Klosi: Selinë e PS-së do ta mbrojmë me bandën e Rigers Sheqerit, me hunj dhe gurë, është normale!

22:21 - 19/10/26
Të rinjtë sfidojnë policët në bulevard, kërcejnë vallen e Tropojës

Të rinjtë sfidojnë policët në bulevard, kërcejnë vallen e Tropojës

22:13 - 19/10/26
Arrin në 310 numri i të lënduarve gjatë protestës, ditën e sotme plagoset edhe një i mitur

Arrin në 310 numri i të lënduarve gjatë protestës, ditën e sotme plagoset edhe një i mitur

21:56 - 19/10/26
Senatori amerikan Peters reagon për protestat në Shqipëri: Ndalni agresionin ndaj protestuesve

Senatori amerikan Peters reagon për protestat në Shqipëri: Ndalni agresionin ndaj protestuesve

21:50 - 19/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com