GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vetingu i Marinela Osmanit nën hijen e bashkëshortit, prokurori i vëllait të Fatmir Xhafaj

16:18 - 22/04/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Vetingu i Marinela Osmanit nën hijen e bashkëshortit, prokurori i vëllait të Fatmir Xhafaj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Analiza e procesit të rivlerësimit të Marinela Osmanit, fillon nga Vetingu i Gentian Osmanit, bashkëshortit të saj, ish-prokuror i shkarkuar nga detyra.

Gentian Osmani ka qënë zv.drejtues i Krimeve të Rënda kur u përfshi në procesin e rivlerësimit kalimtar, në vitin 2018. Në atë kohë, Osmani po drejtonte hetimin ndaj akuzave publike për përfshirjen në trafik narkotikësh të Agron (Geron) Xhafaj, vëllait të ministrit të Brendshëm të asaj kohe, Fatmir Xhafaj.

Prokurori Osmani bëri gjithçka për të favorizuar Geron Xhafajn, duke hetuar dhe akuzuar denoncuesit publik. Ky shërbim ndaj Fatmir Xhafajt, ishte një bonus pozitiv për prokurorin Gentian Osmani.

Në 2 Gusht 2018, Osmani u konfirmua në detyrë, pavarësisht pikëpyetjeve të rëndësishme mbi pasurinë e tij.Në disa analiza të mëhershme, ngrihen dyshime se si kishte shtuar të paktën 20 mijë euro në tre muaj apo se si kishte “mbijetuar” me vetëm 8 mijë lekë në muaj.

Megjithatë, Gentian Osmani u lejua të vijonte karrierën e tij, madje u promovua si anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Vendimi i konfirmimit të tij u ankimua dhe Kolegji i Posaçëm i Apelimit, i cili e shkarkoi nga detyra për kriterin e pasurisë. Sipas KPA-së, Osmani nuk justifikonte me burime të ligjshme 17 milionë lekë të vjetra. Bashkëshortja e tij, Marinela Osmani, u përfshi në procesin e Vetingut pasi bashkëshorti i saj u shkarkua nga KPA-ja.

Gjyqtarja ka deklaruar para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit se duhej ndjekur parimi i proporcionalitetit, që do të thoshte se nuk mund të shkarkoheshin dy anëtarë të të njëjtës familje, për të njëjtin fakt, megjithëse problemi i pasurisë së Gentian Osmanit përfshinte edhe bashkëshorten e tij, Marinela Osmani.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, megjithëse konstatoi probleme edhe në pasurinë e gjyqtares Osmani, e pranoi këtë argumentin e “proporcionalitetit”, duke e konfirmuar në detyrë.

Në vendimin e zbardhur të KPK-së për gjyqtaren Osmani lexohet, ndër të tjera: “Aplikimi i së njëjtës masë disiplinore ndaj subjektit të rivlerësimit me atë të bashkëshortit të saj, në vështrim të konstatimeve të renditura më sipër, nuk do të ishte as proporcional dhe as objektiv…”

Ky qëndrim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit është shumë më i ndryshëm me rastet e ngjashme të trajtuara nga shkalla e parë e Vetingut. Më herët, KPK ka vendosur shkarkimin nga detyra të bashkëshortëve gjyqtarë e prokurorë, bazuar në të njëjtat problematika pasurie.

Për më tepër, në një rast që është tipik për të shpjeguar mungesën e standarteve të procesit të rivlerësimit, një prokurore u shkarkua nga detyra, pasi bashkëshorti i saj nuk arriti të provonte me dokumenta të ligjshme pagesën e kontributeve shoqërore në një vend të Azisë së Vogël, ku ai kishte punuar para njohjes dhe lidhjes së martesës me subjektin e rivlerësimit.

Ndërkohë, në rastin e gjyqtares Osmani, strukturat e Vetingut e “justifikuan” problematikën në pasurinë e saj të krijuar pas martese, me shkarkimin e bashkëshortit Gentian Osmani. Megjithatë, tashmë pritet vendimi përfundimtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Trupa e drejtuar nga Albana Shtylla, me relatorë Natasha Mulaj dhe anëtarë Ina Rama, Sokol Çomo dhe Rezarta Schuetz, pritet të japë fjalën e fundit në 11 Maj, ora 9.00.

Etiketa: Gentian OsmaniGeron xhafajKrimeve të RëndaMarinela Osmanivettingu

Lajme të lidhura

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre
Aktualitet

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët
Aktualitet

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët
Aktualitet

Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

21:34 - 11/01/26
Para
Zjarri në burgun e Kamzës ku humbi jetën i arrestuari, jepet vendimi për dy policët

Zjarri në burgun e Kamzës ku humbi jetën i arrestuari, jepet vendimi për dy policët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë
Breaking Views

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë

23:03 - 11/01/26

Duel spektakolar me plot 4 gola mes Interit dhe Napolit. Skot Mek Tominej dy herë e ndihmoi Napolin të rikthehej...

Lexo më shumë
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

22:38 - 11/01/26
Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

21:48 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com