GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vetting, Gjyqtarja e Beratit konfirmohet në detyrë

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Vetting, Gjyqtarja e Beratit konfirmohet në detyrë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Komisioni i Pavarur i Kualifikimi ka shpallur të martën vendimin e konfirmimit në detyrë të gjyqtares së Beratit, Adelajda Gjuzi.

Gjuzi u përball të enjten më 2 shtator me KPK, kur gjatë seancës dëgjimore u pyet dhe dha shpjegime për pasurinë. Gjuzi mori vlerësim pozitiv për pastërtinë e figurës, ndërsa për profesionalizmin u relatua se nuk ishin konstatuar shkelje të rënda procedurale, shkruan BIRN.

Ajo dha shpjegime lidhur me dhurimet e kryera nga prindërit e bashkëshortit si dhe për dy garazhe të blera nga vjehrri, për të cilat u ngritën dyshime se mund të jenë prona të fshehura, por ajo e ka kundërshtuar këtë konstatim.

Komisioni i ka kaluar barrën e provës Gjuzit për disa gjetje lidhur me një apartament në Tiranë, të blerë prej saj dhe bashkëshortit në vitin 2014, si dhe për dy garazhe në përdorim të blera nga vjehrri.

Relatori Hamitaj shpjegoi se subjekti dhe bashkëshorti e kanë blerë apartamentin në vitin 2014 për çmimin 8.6 milionë lekë. Nga hetimi ka rezultuar se vlera 7 milionë lekë është likuiduar në momentin e nënshkrimit të kontratës, ndërsa pjesa e mbetur 1.6 milionë lekë është konsideruar si hua që do të shlyhej në momentin kur pasuria të pajisej me certifikatë pronësie.

Nga verifikimet e kryer prej Komisionit nuk është konstatuar konflikt interesi mes subjektit, shitësit të apartamentit dhe shoqërisë ndërtuese.

Si burime krijimi për vlerën 7 milionë lekë të paguar në vitin 2014 për apartamentin, subjekti ka deklaruar një dhuratë në favor të bashkëshortit nga prindërit e tij në shumë 3 milionë lekë dhe hua.

Sipas Gjuzit, vjehrri dhe vjehrra zotëronin aktivitet tregtar në qytetin e Elbasani që prej vitit 2000 dhe se kishin paguar detyrimet si biznes i vogël sipas ligjit. Ashtu si për apartamentin, Komisioni konstatoi pamundësi financiare të bashkëshortit të subjektit edhe për blerjen e një autoveturë tip Benz në vitin 2008. Një pjesë e vlerës së çmimit të kësaj makine i është dhuruar bashkëshortit nga prindërit e tij, ndërsa pjesa tjetër është mbuluar nga vlera e shitjes së një makine tjetër. Hamitaj sqaroi se makina ishte blerë disa vite para se gjyqtarja Gjuzi të fillonte detyrën.

Për balancën negative në vitin 2014, Gjuzi deklaroi se ajo lidhet me dhurimin e vlerës 3 milionë lekë bashkëshortit, që ishin të ardhura të siguruara nga prindërit vite më parë.

Ajo kërkoi që në analizën financiare përfundimtare të ndiqet praktika e Komisionit për raste të ngjashme dhe të vlerësohet parimi i proporcionalitetit. “Të mos penalizohem për të ardhura që nuk janë të miat,” kërkoi Gjuzi. Procesi i vettingut për gjyqtaren Gjuzi u krye nga trupa gjyqësore e kryesuar nga Alma Faskaj, me relator Lulzim Hamitaj dhe anëtare Genta Tafa Bungo.

Etiketa: gjyqtareVetting

Lajme të lidhura

“Nxito…”/ Zbardhet dëshmia e DJ-it të “Principotes”: Sokrati kërkoi ta çoja në spital, por zbriti nga makina dhe u largua
Aktualitet

“Nxito…”/ Zbardhet dëshmia e DJ-it të “Principotes”: Sokrati kërkoi ta çoja në spital, por zbriti nga makina dhe u largua

17:29 - 22/08/26
Sarandë/ Një burrë bie nga çatia dhe plagoset rëndë, niset me helikopter drejt Tiranës
Aktualitet

Plagoset ushtari i FA-së gjatë luftës me flakët në Mirditë, dërgohet me urgjencë drejt Traumës

16:51 - 22/08/26
Kamerat zbulojnë dinamikën e vrasjes në Ksamil, 20-vjeçari portugez u fut në det për të shpëtuar
Aktualitet

Kamerat zbulojnë dinamikën e vrasjes në Ksamil, 20-vjeçari portugez u fut në det për të shpëtuar

16:27 - 22/08/26
Para
Përdhunohet në mes të detit adoleshentja britanike

Përdhunohet në mes të detit adoleshentja britanike

TË FUNDIT

“Nxito…”/ Zbardhet dëshmia e DJ-it të “Principotes”: Sokrati kërkoi ta çoja në spital, por zbriti nga makina dhe u largua
Aktualitet

“Nxito…”/ Zbardhet dëshmia e DJ-it të “Principotes”: Sokrati kërkoi ta çoja në spital, por zbriti nga makina dhe u largua

17:29 - 22/08/26

Një tjetër dëshmi po ndihmon hetuesit për të rindërtuar ngjarjen e rëndë të 18 gushtit në Ksamil. Armando Zeneli, i...

Lexo më shumë
Breshëri plumbash/ Ish-kampioni i botës në boks qëllohet për vdekje jashtë shtëpisë së tij

Breshëri plumbash/ Ish-kampioni i botës në boks qëllohet për vdekje jashtë shtëpisë së tij

17:20 - 22/08/26
E sapongjitur në Premier League, Hull City shokon të gjithë duke mposhtur Manchester United

E sapongjitur në Premier League, Hull City shokon të gjithë duke mposhtur Manchester United

17:06 - 22/08/26
Ardit Zeneli mban gjallë shpresat kuqezi, mundësi shkon në gjysmëfinalet e Lojërave Mesdhetare

Ardit Zeneli mban gjallë shpresat kuqezi, mundësi shkon në gjysmëfinalet e Lojërave Mesdhetare

17:04 - 22/08/26
Sarandë/ Një burrë bie nga çatia dhe plagoset rëndë, niset me helikopter drejt Tiranës

Plagoset ushtari i FA-së gjatë luftës me flakët në Mirditë, dërgohet me urgjencë drejt Traumës

16:51 - 22/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com